Militantët talebanë në Afganistan kanë rrëmbyer pasagjerë nga autobusë dhe minibusë të cilët qarkullon në Kunduz
MEZAR-I SHERIF – Militantët talebanë në Afganistan kanë rrëmbyer pasagjerë nga autobusë dhe minibusë të cilët qarkullon në provincën Kunduz.
Siç tha zëdhënësi i shefit të policisë në Kunduz, Hijratullah Akbary, talebanët ndalën autobusët dhe minibusët që qarkullonin drejt Ali Abad-it, vend i cili bën pjesë në Kunduz.
Me këtë rast talebanët rrëmbyen 185 pasagjerë, ndërsa orë më vonë janë liruar 160 prej tyre. Akbary shtoi se gjashtë pasagjerë për arsye të panjohura janë vrarë, ndërsa nuk dihet se ku gjenden pasagjerët tjerë të rrëmbyer.
Ai theksoi se janë ndërmarrë aksione për lirimin e pasagjerëve të tjerë. Talebanët ende kanë lëshuar njoftim lidhur me ngjarjen.
Para katër muajve në provincën Faryab prej dy autobusëve talebanët rrëmbyen 100 pasagjerë.
Komentet