Shkrimtari i talentuar Ismail Kadare mbushi 87 vjet. Ky krijues i vecante dhe jetegjate do te mbetet si figura me e rendesishme e letersise dhe artit shqiptar te viteve te diktatures komuniste. Persa i perket dobesive te tij njerezore, ato do te harrohen shpejt a vone, kurse vlerat artistike, gjuhesore dhe letrare te vepres se tij do te vleresohen gjithnje e me shume. Vepra e Ismail Kadarese ka vlera te medha per kulturen shqiptare. Gjuha shqipe perjetoi ne veprat e tij nje rritje cilesore dhe pasurim te papare. Figurat letrare qe ai krijoi shkunden mentalitetin e krijuesve dhe te ne lexuesve. Thene thjesht vepra e tij letrare na ndihmoi te beheshim bashkekohore, bashkeqytetare cilesore te Europes Lindore. Kjo veper u perkthye me sukses ne gjuhet europiane dhe u prit mire nga lexuesi boteror. Letersia shqipe u be e njohur ne bote me shume se kurdohere.
Fatkeqesisht disa vepra te tij, ku ai shpalosi sherbimin e tij ndaj pushtetit te kohes, per te perfituar ose per te shpetuar nga kerbaci i partise-shtet, luajten rol negativ ne formimin tone botekuptimor. Duke qene me nivel te larte artistik demi i tyre ishte shume i madh, sepse e sheqerosnin helmin ideologjik me artin e tyre te fuqishem. Pas nderrimit te regjimit, kur u hodhen ne qarkullim vepra cilesore te te perndjekurve te ndergjegjes, sidomos veprat e Visar Zhitit, Frederik Reshpjes, Faruk Myrtos, Jozef Radit, etj Ismail Kadareja nuk tregoi qendrim vleresues ndaj tyre. Ky qendrim ndikoi ne zbehjen e vlerave te tij si krijues dhe si njeri.
Si lexues dhe studiues i letersise shqipe, i uroj I. Kadarese te rroje sa me gjate dhe te gjeje forca per evoluimin e tij, dhe te na jape shembullin qe nuk e dhane dot koleget e tij: te denoje krimin qe ka kryer me veprat e tij te realizmit socialist ne formimin e rinise shqiptare te viteve te diktatures!