Të dashtun bashkëqytetarë!
Jemi mbledhur sot në këtë shesh në shenjtë, ku Etërit tanë, kohë më kohë festonin së bashku lirinë, për të filluar rendjen e pandalun të bashkësisë sonë, me flamurin e lirisë, drejt fitores së 25 qershorit.
Vendi ku ndodhemi sot është simbolik dhe kuptimplotë: nga ky shesh me 14 janar 1990, vajzat e djemtë pararojë të kësaj treve, guxuan dhe ia arritën për herë të parë nën diktaturë, të rrëzojnë, atëherë kur askush nuk e mendonte, Atin Shpirtëror të Diktaturës Komuniste. Një pjesë e madhe e tyre mungojnë në apelin e sotëm, por shumë prej tyre na shohin nga larg dhe kanë veç një fjali:
Republika e Shqipërisë, Demokracia e Saj, Standardi i Lirisë, Liria Ekonomike, Udheheqësia Politike, Barazia në Regjimin Administrativ, Cilesia e Dijes ne Drejtim dhe mbi te gjitha, Zemra dhe
Shpirti Veprues, do të duhet të korigjohen për nga e mira, e arsyeshmja, e ligjshmja, e drejta, kombëtarja dhe interesi i publikut.
Sot jemi mbledhë gjithashtu për t’u bashkuar, në ndërprerjen e politikave të izolimit dhe të diskriminimit të Shkodrës nga Kasta që po bie e Republikës së Vjetër, e cila kurrë nuk e harroi mësimin e pleqve rrënimtar të diktatures, të zhvendosjes së Shkodrës nga Parësia, dhe lënien e saj nën komanden e padijes dhe forcës.
Më 25 qershor ne kemi mundësinë për ta ndërprerë këtë rrugë që na imponuan në shtatorin e vitit 2013, sepse ne jemi për gëzimin e njëllojtë nga ana e të gjithë shqiptarëve, të të mirave që ofron nji shoqni demokratike; jemi për hapjen e njëllojtë të shanseve për zhvillim ekonomik, urban dhe administrativ. Në 25 qershor, të gjithë së bashku do t’i largojmë të gjithë që nuk i përgjigjen arsyes, në mëyrë që asnjë shqiptari të mos i duhet ma të largohet nga ky vend. Ne do t’u kthejmë shpresën atyne që shpresa u asht vrarë.
Ne jemi për ekonomi të fortë, për taksa të ulëta, sepse e dimë që njerëzit në nji vend i mban ekonomia. Ne jemi për drejtësi të vërtetë, të pavarun nga kthetrat e politikës së vjetër, sepse e dimë që e ardhmja dhe shpresa kanë nevojë për garanci juridike.
Në 25 qershor do të ndeshet Republika e Re që po lind me Republikën e Vjetër që po shembet.
Në njì shoqni që pretendohet të bàhet normale dhe demokratike, nuk mund të ketë ma trajtime të diferencueme ndaj rajoneve, konsiderime të heshtuna denigruese dhe jo-kushtetuese ndaj qytetareve të këtij vendi, konservime të qëllimshme të elementeve të regresit. Nuk duhet të harrohet kurrë se në njì shtet demokratik, qeveria përbàn vetëm njì element rregullues që bashkëjeton në kuadrin e nji strukture shoqnore, dhe jo plotësuese dëshirash të deputeteve dhe lobuesve të qeverisë së vjetër.
Në këto katër vite, u punue që pozicioni i ringjallun ekonomik, social, kulturor dhe rrugor i Shkodrës dhe hinterlandit veriperëndimor në vitet 2008-2013, të eliminohej. Edhe sa kohë duhet të presë ish-kryeqendra e Shqipnisë, që t’i kthejnë të drejtën e investimit në të, të pjesës që i takon nga pasunia kombëtare?! A ka të drejtën ky qytet me ia dhanë fondet e saj ndërlidhjet, shkollat që ia rrënuan, bibliotekat, muzeumet, arkivat e shkatërrueme sistematikisht gjatë viteve të presionit mbi të?! A àsht detyrë e qeverisjes qendrore, ndërtimi i domosdoshëm i strukturave të qëndrueshme dhe efikase të rendit publik?! Deri kur, zonat e thella me potenciale të jashtëzakonshme, njerëzore dhe turistike të këtij hinterlandi, do të jenë të arritshme me format e mjetet primitive të komunikimit ?! A e meriton mà shumë se askush, Mbishkodra, zhvillimin e barabartë sasior dhe cilësor të sistemit arsimor dhe infrastrukturor?!
Të nderuem bashkëqytetarë!
Grupi i përfaqësimit politik të PD të Shkodrës, do të veprojë në mënyrë kompakte, për ndërtimin e kushteve të nevojshme, për eliminimin e precedentëve destabilizues dhe diskriminues. Ndërtimi i tyre fillon nëpërmjet konceptimit të njì rajoni të integruem ekonomikisht, shoqnisht dhe kulturalisht, në njì sistem demokratik të standardeve europiane. Kjo shoqni mund ta rinisë jetën e saj, vetëm nëpërmjet krijimit të strukturave moderne të komunikimit dhe rendit publik, të cilat do të krijojnë premisat e domosdoshme, për ringjalljen ekonomike, zbutjen e shpërpjestimeve sociale e demografike, eliminimin e shpejtë të agresivitetit të injorancës, ndaljen e emigracionit te dhimbshëm dhe rikthimin e vëllezërve, motrave, dhe bijve tanë. Shkodra dhe krahina do të ketë të ardhme, vetëm në qoftë se, integrohet realisht në atë sistem të emancipuem, që e projektuen baballarët e saj,
Qeverisja e Republikës së Vjetër ka arritur një rekord. E ka renditur Shqipërinë të dytën në botë, duke lënë t’ia kalojë vetëm nji vend afrikan si Sierra Leone. Nuk bahet fjalë për nji rekord në ekonomi. As për një rekord në drejtësi. Bahet fjalë për dëshirën e shqiptarëve për t’u largue përfundimisht nga ky vend. Qeveria ia ka dalë që t’u vrasë përfundimisht shpresën 56% të shqiptarëve.
Republika e Vjetër nuk ka asnjë ide për ta ndryshuar këtë rekord famëkeq. E vetmja zgjidhje e saj është të ngrejë një Mur Berlini për t’i penguar shqiptarët të largohen.
Shikoni fushatën që bëjnë: vetëm batuta dhe fjalë boshe. Asnjë përgjegjësi nuk mbajnë.
Ata s’kanë bilanc, i kanë shkelur të gjitha premtimet që i bënë popullit. Ne kemi programin se si do të rimëkëmbet ekonomia e këtij vendi.
Ata flasin për tepsi, për timon, për kazan. Këtë herë nuk guxojnë as të bëjnë premtime, sepse askush nuk i beson ma.
Ata kanë batuta, ne kemi plan. Ata kanë batuta, ne kemi vizion. Ata kanë batuta, ne kemi vullnet.
Në 25 qershor ne do të lidhim nji Kontratë me Shqiptarët dhe Shkodrën. Nji kontratë që nuk do lejojë të nëpërkëmbet më dinjiteti i njeriut të thjeshtë, i njeriut që nuk ka miq në pushtet, i njeriut që nuk është oligark, i njeriut që jeton me punë të ndershme.
Sot është ma e vërtetë se kurrë profecia se e : “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë. Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”se Republikës së Informalizuar.
Ju ftoj të gjithëve në Votime me numrin 6 në mendje, posaçërisht emigrantëve: Shkodra dhe Krahina ka nevojë për ju, për votën tuaj të përmbysjes spektakolare, të atyre që u orvatën të na kujtonin se janë aty, të pareformuar dhe të parilindun në shpirtin e tyne.
Komentet