Ditët e fundit opozita dhe gazetarë të ndryshëm kanë bërë me dijë se INSTAT po mban të fshehtë të dhënat e Censit të fundit në Shqipëri për shkak të numrit të lartë të ikurve, rrënimit të ekonomisë familjare etj.
Për shkak të daljes së informacionit, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka bërë një paralajmërim për personat që kanë nxjerrë të dhëna nga rezultatet e Censit para se të bëhen publike nga institucioni.
Ajo deklaroi se të dhënat i menaxhon një grup shumë i ngushtë profesionistësh të teknologjisë së informacionit dhe kjo e bën thuajse të pamundur informacionin të rrjedhë.
Megjithatë, Dhuli tha në Euroneës Albania se personat që nxjerrin të dhëna do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
“Në radhë të parë unë nuk mund të diskutoj mbi shifrat, sepse jemi ende në procesin e përpunimit. Në lidhje me rrjedhjen e informacionit, në momentin që informacioni mblidhet ai menaxhohet nga një grup shumë i ngushtë profesionistësh të teknologjisë së informacionit dhe është e pamundur që informacioni të rrjedhë.
Sepse në radhë të parë jo vetëm që i gjithë stafi që ka qenë në terren prej 7500 personash por edhe i gjithë stafi i INSTAT ka nënshkruar një deklaratë konfidencialitetit të informacionit të mbledhur gjatë periudhës së terrenit por edhe tani. Edhe pasi databaza të jetë gati dhe të filloj procesi i prodhimit të indikatorëve.
Ky staf ka të nënshkruar deklaratën e konfidancialitetit dhe mban përgjegjësi për çdo informacion që mund të nxjerrë. Këto shifra nuk kanë dalë nga ne”, theksoi drejtoresha e INSTAT.
Reagimi i drejtoreshës së INSTAT tregon se të dhënat e dala deri tani janë të vërteta dhe i gjithë Censi mbahet qëllimisht i fshehtë. Duke ditur paudhësitë e këtij pushteti, nuk është çudi që ato të dhëna të manipulohen në rastin më të keq, ose mos publikohen të plota në rastin më të mirë.
Ajo që është e sigurtë me të dhënat e deritanishmë është se shpopullimi dhe varfëria janë fakt.
2.8 milionë banorë kanë qenë në censusin e vitit 2011. 2.8 milionë. Sot numri i banorëve është më pak se 1.8 milionë. Është 1 milionë më pak për 10 vite. 1 milion më pak shqiptarë gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës.sn