Besohet se kafeja më e mirë në botë kultivohet në Amerikën Qendrore- Nikaragua, ndërsa Brazili është prodhuesi më i madh i kafesë në botë
SIDNEJ – Ndryshimet klimatike mund të përgjysmojnë plantacionet e kafesë dhe kështu të ndikojnë drejtpërdrejt mbi 120 milionë banorë të vendeve të varfra të botës që jetojnë nga ekonomia e bazuar në kafe.
Besohet se kafeja më e mirë në botë kultivohet në Amerikën Qendrore- Nikaragua, ndërsa Brazili është prodhuesi më i madh i kafesë në botë. Etiopia është një nga prodhueset më të njohura të kafesë si dhe Kenia, Uganda por edhe Papua Guinea e Re.
Raporti i fundit i Institutit Klimatik të Australisë dhe Zelandës së Re thotë se Nikaragua mund të humbasë pjesën më të madhe të plantacioneve të saj të kafesë deri në vitin 2050, sipas britanikes “The Guaridan”.
“Ndryshimet klimatike mund të përgjysmojnë hapësirat e prodhimit të kafesë dhe në këtë mënyrë të ndikojë në mbi 120 milionë njerëz më të varfër në botë që mbështeten në ekonominë e kafesë”, thuhet në raport. aa
Komentet