Ndoshta nuk jam i keq.
Jam më i mirë, ndoshta, dhe se Shën Pjetri dhe Shën Pavli.
E zemra ime është vakëf: xhami e kishë
ku munden të rrëfehen të tërë mëkatarët.
Por mos më shaj, të lutem!
Vetëm mendimi: ti i takon një tjetri –
Më bën të ulërij si bishë,
Të thyej e të shqyej gjithë dyert e dritaret!
Tiranë, 7 gusht 1994
–
Nga libri “Bëjmë sikur”, 1995
Komentet