Dr.Fehredin Sh.Hoti,Vdekja e një nate(poezi),Botim Olymp,Prishtinë,2016
Krusha e Madhe e Bajram Currit,Ukshin Hotit dhe dr.Fahredin Sh.Hoti u bë gjeografia e vdekjes për lirinë e Kosovës.
Poeti kishte ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur.E kishin përcjell ata të veshur në të zeza,që erdhën nga larg të qartur e të përjargur të veshur në të zeza për të vrarë doktorin e Krushës së Madhe dhe krushjanët…Në librin me poezi si kujtim na dalin para diellit me ngjyrat e lirisë,djepat me ninula për nënat e reja shqiptare dhe koha e flakës së luftës të djelmenisë(UÇK).
Jo hasëm i veshur në të zeza,nuk vritet Toka e Kosovës…!Kohë leximi:Poezitë e poetit Fahredin Sh.Hoti marrin udhën nëpër gjeografinë e atdheut(Kosova,faqe 5).
U rrite nëpër zjarrin e luftës
Fati i dhimbjes së madhe
Kalove nëpër djepat e tragjedisë
Nga shekulli në shekull brezni gjaku!
Sante jam bashkë me poetin e Krushës së Madhe,Fahredin Sh.Hoti dhe, sa të bukura janë bërë kulmet e kuqe,djepat plotë me ninulat e bilbilave të familjes,toka me bereqet,zilja e shkollës …Zogjtë e Krushës së Madhe nisin porosinë e madhe sa hije të paska Liria,Klosova jonë…!
Për fund është thënë nga kritika letrare se poetët vdesin me buzë në gaz për kombin e tij…!
Skënder KARAÇICA
Komentet