Këto ditë unë mendoj për erën në flokët e tu,
për vitet kur isha në botë para se të vije ti
dhe për përjetësinë që do e takoj më herët se ti,
për plumbat që nuk më vranë mua në betejë
por i vranë miqtë e mi,
më të mirë se unë, sepse
nuk jetojnë më gjatë si unë,
të mendoj ty lakuriq para stufës në verë,
të përkulur mbi libër që të lexosh më mirë
në dritën në venitje të ditës.
Mendoje, ne kemi jetuar më shumë se një jetë,
tani na duhet të peshojmë gjithçka
në bilancin e ëndrrave dhe të ndjellim
kujtime që gllabërojnë atë që ishte e tashme.
Komentet