Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë krijuar arte të ndryshme në nderim të djalit 3 vjeçar, sirianit Aylan Kurdi, ku ky i fundit ndërroi jetë në mënyrë tragjike, në kërkim të një jetë të re në Evropë.
Pamja e tij me fytyrë të rënë në rërë, dhe i pa jetë, tmerroi të gjithë botën, duke ngjallur edhe zemërimin për sjelljet e Evropës ndaj refugjatëve sirianë.
Artisti Indian Sudarsan Pattnaik, ka ndërtuar një skulpturë prej rërë, pikërisht me pamjen siç edhe u gjet Aylan Kurdi, buzë bregdetit turk, shkruan Dailymail.
Fjalët e shkruara më poshtë “Humanizmin e ka larë bregu. TURP TURP TURP”, tregon tmerrin që përjetuan dy fëmijët sirianë së bashku me nënën e tyre ku edhe ndërruan jetë, pikërisht para syve të babai të tyre.
Në rrjetet sociale, përdoruesit kanë krijuar shumë arte në përgjigje të tragjedisë, ku shumica prej tyre e portretizuan djalin si një engjëll.
Komentet