Medvegja qysh në lashtësi njihet si vendbanim autokton i dardanëve. Këtë fakt të pakontestueshëm e dëshmojnë edhe gjetjet arkitektonike të shekullit të-IV-të epokës së re. Pushtimi romak këtë Krahinë e gjen me emrin dardan, IDIMUM.
Hapësira prej Pashallëkut të Beogradit e deri në Kumanovë, deri në shekullin e-XIX- ka qenë e banuar nga shqiptarët.
Andaj, osmanlinjtë e kanë quajtur “Arrnautlluk“(Shqiptari) kurse serbët “Arbanashka zemla”(Toka Shqiptare)
Gjatë viteve 1877-1878, Serbia me lejen e turqve dhe ndihmën e rusëve ka bërë gjenocid mbi shqiptarët etnik të Sanxhakut të Nishit. Ajo e papenguar nga askush mbi 600 fshatra shqiptare i ka bërë rrafsh me tokë.
Shqiptarët e mbijetuar nga kjo plojë të ngelur në rrugë dhe nën qiellin e hapur ia kanë mësyrë Kosovës, e aty-këtu edhe Shkupit.
Madje një numër i konsiderueshëm i tyre, kanë vdekur nga acari dhe të ftohtit, e atij dimri të egër, në përpjekje për të shpëtuar.
Nga Sanxhaku i Nishit me diku një sipërfaqe prej 11000 km2, ndiqen mbi 300-mijë shqiptarë.
Medvegja, Presheva e Bujanoci, dhe në një pjesë e Vranjës, me një numër goxha të madh të shqiptarëve i shpëtojnë spastrimit. Në periudhën e pushtimit otoman ky regjion ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës.
Pas vitit 1918 në kohën e të ashtuquajturës Mbretëria Serbo-Kroate e Sllovene këto tri komuna figuronin si pjesë e Banovinës së Vardarit.
Mirëpo,këto vendbanime shqiptare nën sloganin liri-barazi për të gjithë popujt e Jugosllavisë Socialiste, do t’i shkëputën Kosovës, dhunshëm në vitin 1945.
Serbia me kusht që ta nivelizojë numrin e serbëve me shqiptarët në këto troje sjell serbë nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllavonia e Kroacisë, Vojvodina dhe Banati i Rumanisë.
Partizanë e çetnikë serbë edhe pse e dinin fare mirë që shqiptarët jetonin në trojet e tyre të lashta, së paku prej 8000-vjeçarëve,më 1944,pa fajin më të vogël i masakrojnë mbi 200 (dyqind ) shqiptarë, të këtij lokaliteti.
Kjo provincë si entitet shqiptar me 44-fshatra, dhe me dy qendra urbane Medvegjën dhe Sijarinën, sot e kësaj dite administrohet nga Serbia.
Nga burime të sakta shihet qartë që Serbia, edhe në periudhat e mëvonshme në këtë Krahinë, ndaj shqiptarëve ka ushtruar diskriminim e segregacion,deri tek lufta e armatosur për zhdukjen totale të tyre.
Serbia edhe sot shqiptarët e kësaj zone i trajton si qytetarë të rendit të dytë. Thjesht ajo ndaj tyre zbaton metoda mesjetare.
Në orvatje të humbjes së gjurmëve shqiptare mohon të drejtën e regjistrimit të fëmijëve të porsalindur shqiptar me emra të mirëfilltë të gurrës sonë si: Arban, Ilir, Etnik, Kastriot, Dardan, Vlorë, Sarandë, Shqiprojë, Arbenitë,Sorkadhe, Fortesë, Rozafë, Donikë, Arbanë, Arbnor, Migjen, Çajup etj.
Kurse, në periudhat e më hershme shqiptarëve u janë sakatosur emra e mbiemra, me prapashtesën sllave viçi, si në rastet konkrete nga Ismaili në Ismaloviq,nga Hajdini në Ajdinoviq, nga Mehmeti në Mehmedoviq, nga Salihu në Salioviq, nga Bajrami në Bajramoviq,nga Kurti në Kurtoviq, nga Osmani në Osmanoviq,nga Jashari në Jashareviq,nga Aliu në Alioviq,nga Baftiu në Baftiq,nga Luta në Lutoviq, nga Emini në Eminoviq,nga Hasani në Asanoviq etj,etj.
Shqiptarët e kësaj treve kanë mbijetuar falë zgjuarsisë së tyre. Ata të gjitha martesat i kanë bërë me shqiptarët e fshatrave përreth, si dhe me ata në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Ulqin e Krajë, e së fundi dhe me shtetin Amë–Shqipërinë.
Më të shpërthyer lufta frontale Serbi–Kosovë, kriminelë e piromanë serbë me urdhër nga Beogradi, vetëm gjatë viteve 1999-2001, përzunë nga shtëpitë e tyre të shekujve 7500 shqiptarë.
Ata, nën presion e dhunë u vendosën kryesisht në Fushë- Kosovë, Hajvali, Bardhosh e Prishtinë.
Po ashtu diku 70- familje të shpërngulura në intervale të ndryshme kohore jetojnë në fshatrat Qojli dhe Konjare e Epërme të Maqedonisë së Veriut.
Medvegjasët duke e ruajtur në mendje e zemër edhe tek fëmijët e tyre ëndrrën për kthim, në tokën e të parëve të tyre, nuk shitën as edhe një pëllëmbë të saj.
Shqiptarët e këtij rajoni çdoherë kanë qenë paqedashës dhe përkrah të shtypurve. Këtë më së miri e argumenton pjesëmarrja e gjeneralit Veli Dedi, në Luftën e Spanjës dhe në atë të Francës.
Ata presioni dhe dhuna e ushtruar nëpërmjet formave të ndryshme i ka degdisur në të katër anët e botës.
Krahas përpjekjeve për t’u integruar në vendin ku kanë shkuar janë interesuar edhe për pjesën tjetër të familjes së shkapërderdhur në qytete e fshatra të Kosovës.
Këtij brezi mërgimtarësh të hershëm i takojnë edhe, vëllezërit, Liman, Ismet, Shaban dhe Fadil Selmani, nga Tupalla e Medvegjës.
Ata pas shumë përpjekësh dhe sakrificash ia kanë dal që në Gjenevë të Zvicrës,të jenë sipërmarrës të suksesshëm.
Të katër vëllezërit Selmani dashurinë për truallin e të parëve të tyre e kanë treguar duke ua shtrirë dorën e ndihmës familjeve në kushte të rënda ekonomike.
Nga kjo Krahinë dikur puro shqiptare dolën emra të njohur të Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit.
Në fshatin Tupallë të Medvegjës lindi më 26 qershor 1917 edhe Akademik Idriz Ajeti ,njëri prej linguistëve më produktiv të Evropës Juglindore.
Ai mbi tetë dekada e pasuroi Gjuhën shqipe, me mijëra trajtesa dhe studime me vlerë të veçantë.
Adademik Idriz Ajeti ishte edhe pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në Tiranë, punimet e të cilit u zhvilluan prej 20 deri më 25 nëntor të vitit 1972.
Ai edhe pse në rrethana të vështira krahas Eqrem Çabejt, i dha thesare të shumta Fonetikës historike, Gramatikës historike,Historisë së gjuhësisë, Dialektologjisë, Leksikologjisë ,Morfologjisë dhe Sintaksës së Gjuhës shqipe.
Veç kësaj profesori dhe studiuesi nga Tupalla, gjatë një shekulli jetë nuk u përkul përpara asnjë furtune.
Ai në disa mandate e kreu edhe detyrën e Dekanit në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, si dhe detyrën e Rektorit të Universitetit të Kosovës.
Kurse gjatë viteve 1979 -1981 dhe 1996-1999,Ajeti me sukses e kreu edhe detyrën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Ndërkaq, në kohë nga më të ligat e ushtroi edhe funksionin e Kryetarit të parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu është edhe themelues i Seminarit Ndërkombëtar mbi Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë.
Administratori i parë i Kosovës,Bernard Kouchner,në takim pune me z. Fatmir Sejdiu, z. Idriz Ajeti, z.Ilaz Kurteshi dhe z.Gjergj Dedaj
Në vitin 2007 Presidenti i Republikës së Kosovës, prof.,dr. Fatmir Sejdiu, duke e njohur në thelb veprën e Akademik Idriz Ajetit dhe duke e vlerësuar kontributin e tij në evoluimin e shpejtë të shkencave albanologjike ,e dekoron atë me Çmimin Presidencial.
Ky çmim u ndahet personave me arritje të larta në shkencat humane dhe ekzakte. Me rrënjë nga Medvegja janë edhe vëllezërit Xhim dhe Ramadan Xhema.
Ata lobuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vite me radhë për mëvetësinë e Kosovës.
Madje,Xhimin të gjithë mërgimtarët tanë në SHBA, e njohin si Xhimi i Pavarësisë së Kosovës.
Të motivuar nga suksesi i bashkëvendëseve të tyre dhe malli i pashuar për Medvegjën, si entitet shqiptar që rrezaton humanizëm dhe kulturë, një grup veprimtarësh mërgimtarë nga këto treva, në mars të vitit 1990, në qytezën Fully të kantonit Valais të Zvicrës, e themeluan shoqatën bamirëse “Medvegja “
Ata me kontributet e tyre të vazhdueshme kanë ndihmuar të gjitha vendbanimet shqiptare në nevojë.
Veçmas bije në sy ndihma e tyre dhënë refugjatëve të ikur nga frontet e luftës në Kosovë, si dhe participimi i tyre i rregullt me të holla në Fondin e Republikës së Kosovës.
Andaj, këtë humanizëm të medvegjasëve mbi tri decenie dhënë Kosovës dhe Shqipërisë,është koha që ta kthejmë – o tani -o kurrë.
Me gjithë presionet dhe shantazhet e çdoditshme në Medvegjë, tokë jona e mileniumeve ende jetojnë rreth 700 shqiptarë.
Nëse duam që t’i ruajmë gjurmët tona, këta njerëz duhet t’i ndihmojmë me investime konkrete dhe të shpejta. Në të kundërtën do të na përsëritet historia e hidhur, sikur dikur me Sanxhakun e Nishit.
Por, në rastin e Medvegjës,fajtori duhet kërkuar brenda nesh. Më me shumë gatishmëri e vullnet jemi në rrethana krejt të tjera, nga ato të së kaluarës dhe me mundësi reale, që këtë regjion me bukuri përrallore ta shpëtojmë nga gllabërimi serb.
Këtu përveç maleve dhe luginave me pamje magjepse gjendet edhe ilixhja e Sijarinës,e njohur me ujërat e saj termale dhe shëruese.
Ata pak shqiptarë që i kanë ngelur besnik amanetit të paraardhësve të tyre çdo ditë ballafaqohen me probleme të llojllojshme.
Pjesa dërrmuese e tyre janë të papunë dhe të papërkrahje nga shteti. Administrata e Serbisë në rast të ndonjë nisme për hapjen e ndonjë ferme apo ndërmarrje, ua kërkon një duzinë dokumentesh dhe nuk fund i refuzon kërkesat e tyre.
Ata, privohen nga çdo e drejtë qoftë ajo edhe kërkesë për nxjerrjen e një certifikate të lindjes.
Shqiptarëve pa kurrfarë paralajmërimi u hiqen nga regjistrat adresat e banimit. Ky veprim perfid dhe i turpshëm i Serbisë, i ka lënë jashtë listave të votimit mbi 6mijë shqiptarë. E, në anën tjetër ata nuk harrohen kur është në pyetje tatimi mbi pronën.
Ata që kanë sy e vesh shohin që Serbia, pa zgjedhur mjete po mundohet që nga Medvegja e Sijarina denbabaden toka shqiptare të përzë edhe shqiptarin e fundit.
Këto përpjekje fashisoide dhe sioniste të saj ndalën me investime kapitale dhe ndërtimin e një Shtëpie- Muze, në kujtim të jetës dhe veprës madhore të Akademik Idriz Ajetit, vlerë e pakontestueshme e kombit tonë.