“Mos heshtni ndaj rikthimit të simboleve të diktaturës!
AMBASADËS AMERIKANE Mr. David WISNER Rruga “Stavro Vinjau”, nr. 14, Tirana AMBASADËS SË DELEGACIONIT EUROPIAN H.E.Mr. Silvio GONZATO ABA Center, 17th Floor, Rr. Papa Gjon Pali II. Tirana, P
REZENCËS SË OSBE TIRANË Sheraton Tirana Hotel &Towers, 1st floor Tirana AMBASADA E REPUBLIKËS FEDERALE E GJERMANISË His Excellency Mr. Karl BERGNER Rr. “Skënderbej” No. 8, Tirana
AMBASADA E MBRETËRISË SË BASHKUAR His Excellency Mr. Alastair King – Smith Rr. “Skënderbej”, Nr. 12 TIRANË
Shkelqësi Ambasadorë!
Të shqetësuar nga situata aktuale politike në vendin tonë ne të mbijetuarit e diktaturës që përfaqësojmë 40% të popullsisë që u përndoqëm dhe u masakruam nga diktatura staliniste e Enver Hoxhës po ju drejtohemi juve përfaqësues të vendeve demokratike si mbrojtës të lirisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut dhe si miq ideali të përndjekurve politikë që për kauzën e lirisë gjatë regjimit komunistë frymëzoheshin nga demokracia dhe liria që kishin kombet tuaja ju bëjmë Thirrjen tonë dhe ju vejmë në dijeni: Mbrenda këtij 10 vjeçari me ardhjen në pushtet të socialistëve pasardhës të partisë komuniste diktatoriale që sundoi për një gjysëm shekulli dhe masakroi shqiptarët kan filluar të çfaqen simbolet e diktaturës në ambiente publike të përkrahur nga pushteti politik dhe të çfaqura nga institucjone shtetërore. Zotrinj Ambasador! Ju sjellim në vëmendjen tuaj një thënje të Xhon Kënedit ish President i Shteteve të Bashkuara: “Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk është prekur nga lufta, ose nga korrupsioni, ose nga të dy këto”. Prandaj shqetësimi ynë është se nga lufta e dytë botërore erdhi komunizmi në Shqipëri,1944 dhe tani po rikthehet nga korrupsioni i këtij pushteti me simbolet e tij. Ju sjellim në vëmendjen tuaj se Shqipëria ka një bilance tragjik të krimeve të komunizmit. Janë mbi 6000 shqiptarë që i ka pushkatuar komunizmi dhe ju ka zhdukur eshtrat, dhe sot ata nuk ka një varr që familjarët të i përkujtojnë, pushteti politik nuk lejon as të ngrihet “Muri i Kujtesës” për të memorizuar veprën dhe sakrificën e tyre sublime. Janë mbi 36.000 të burgosur politikë që kaluan kalvarin e persekutimit për gjysëm shekulli dhe për 33 vite pluralizëm njohen vetëm heshtjen dhe përbuzjen e një klase politike antikombëtare, duke heshtur ndaj krimit dhe duke nderuar xhelatët e tyre. Janë mbi 100.000 familje që u përballën me internimet dhe dëbimet politike dhe u cilësuan me nofkën sovjetike “ Kulak”
Prej 10 vitesh që pushteti i korruptuar politikë përkujton datat simbol të diktaturës siç është 29 nëndori 1944 kur u vendos diktatura komuniste në Shqipëri duke e kaumfluar si ditë çlirimi, ku kjo datë ndau Shqipërinë për 50 vite nga perëndimi. Meren nxënsit e shkollave nën diktatin e mësusve dhe me bekim të Ministrisë Arsimit nderojnë me grusht në përkujtime të datave festive të diktaturës, dhe politika shqiptare si pozita trashgimtare e diktaturës, dhe opozita kalojnë në heshtje këto veprime vrastare ndaj brezit të ri. Në televizione kombëtare dhe në shtypin e përditshëm çfaqen figurat e krimineleve të diktaturës, me pjesëmarrjen e pushtetarve aktualë duke helmuar brezin e ri. Çdo natë në televizionet shqiptare çfaqen filmat e diktaturës. Me 16 janar 2024 Teatri i Operës dhe Baletit institucjon i Ministrisë Kulturës jep shfaqje me një valle që i këndohej diktatorit gjatë sundimit të tij barbar. Në një emision të një televizion kombëtar çfaqet hapur këngët për partinë e diktatorit dhe flitet me superlativa për kohën e diktaturës duke fyer mbi gjysëm miljoni shqiptar që i mbijetuan masakrave të komunizmit. Politika shqiptare është bërë palë me këto simbole dhe vazhdon heshtjen e saj për 33 vite. Si mund të përdorin taksat tona këto institucjone duke rikthyer simbolet vrastare të komunizmit.Tirana zyrtare nuk kujton as viktimat e shumta të komunizmit dhe as nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit enveristo-stalinist gjatë tre dekadave të kaluara. Për këtë fajin e ndajnë si pozita aktuale socialiste në qeverisje ashtu edhe opozita aktuale demokrate, në të kaluarën. Shumica e shqiptarëve janë të bindur tanimë se këto tre dekada, të tranzicionit “post-komunist”, nuk ishin asgjë tjetër veçse një vazhdimësi e regjimit famëkeq, pak më e butë ndoshta se ish regjimi enverist, por në thelb, antidemokratik, me vlera dhe ideologji të njëjtë. Për fat të keq, përjetësimi i të keqes komuniste (the evil of communism) siç e quante dikur Presidenti Ronald Reagan, ka arritur proporcione aq serioze sa që sot nevojitet paralajmërimi i katër komuniteve fetare në Shqipëri kundër dukurive të tilla. Për më tepër, një gjë e tillë po ndodh në Shqipëri para syve të diplomatëve perëndimorë në Tiranë dhe përballë heshtjes së tyre ndaj këtye dukurive shqetësuese për një vend anëtar të NATO-s. Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë dhe katër komunitetet fetare kan kërkuar institucjoneve shtetrore për ti dënuar krimet e komunizmit me ligj siç ka veprua europa mbas luftës së ftohtë dhe mbas rënjes së murit të Berlinit, por politika vetëm hesht dhe mbron korrupsionin për tu pasuruar. Ne të mbijetuarit e diktaturës vite më parë, shpeshherë, kemi paralajmëruar përfaqësitë diplomatike perëndimore në Shqipëri se e keqja e bishës komuniste po përjetësohet në Shqipëri dhe se kjo është tanimë një politikë zyrtare, ndonëse e heshtur, por e qëllimshme dhe se diplomatët e vendeve perëndimore në Tiranë duhet të flasin hapur kundër dukurive të tilla. Shqipëria po shkon drejt një diktature demokratike—rezistenca e të mbijetuarve të diktaturës kundër kësaj diktature duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve! Duhet të ju rikujtojmë diplomatëve perëndimorë në Tiranë miq të vjetër e të rinj të Shqipërisë dhe shqiptarve; se heshtja e tyre e kohëve të fundit ndaj përjetësimit të asaj që, jo vetëm Katër komunitete fetare e shikojn si një përjetësim të keqes komuniste në vend, por edhe vërejtës të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë mendojnë gjithashtu se nuk është në interesin e demokracisë shqiptare, as në interesin e marrëdhënieve të Kombit shqiptar me miqtë e tij në botën demokratike perëndimore, ku të gjithë ne mendojmë dhe besojmë se i përkasin përjetësisht, si njërin prej popujve më të vjetër të Evropës. Si dhe pse mund të justifikohet heshtja e diplomatëve të vendeve të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndaj dukurive “të herë pas hershme të neokomunizmit dhe forma të ndryshme të lartësimit të ish-diktaturës komuniste”, sipas rezolutës së katër komuniteteve fetare dhe Unionit Mbarkombëtar Integrimit të burgosurve dhe Përndjekurve Politikë në Shqipëri.
Të nderuar diplomatë të demokracive perendimore të Akredituar në Tiranë! Ju mund të vazhdoni të heshtni ndaj këtyre dukurive po ne bashkohësit e e Dr. Martin Luther King –kampionit të drejtave dhe lirive të njeriut në Amerikë shekullin e kaluar kur ne përballeshim me diktaturën enveriste se, “ Më në fund, ne nuk do të mbajmë mend fjalët e armiqëve tanë kundra nesh, por do të kujtojmë heshtjen e miqëve tanë” përballë padrejtësive ndaj nesh. Brezi i sotëm i shqiptarve ka filluar të vejë në dyshim miqësinë e perendimorve dhe ne të mbijetuarit e diktaturës habitemi me heshtjen tuaj ndaj lartësimit të një regjimi barbar komunistë në Shqipëri , madje dhe nga qarqe zyrtare , të politikës dhe drejtësisë të një vendi antar të NATOS-S. Heshtja juaj të nderuar miq, ndaj shkeljes flagrante të drejtave të sanksionuar ndërkombëtarisht , përfshirë kapjen e institucjoneve ne nuk mund të besojmë se është në interesin e shteteve tuaja perendimore dhe aq më pak në interesin e shqiptarve të etur për liri dhe demokraci, jo dhe jo. Kjo duhet të jetë kauza e ndërkombëtarëve në marrëdhëniet e tyre me institucionet zyrtare shqiptare dhe me të gjitha entet e tjera të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar, përfshirë opozitën dhe shoqërinë civile ashtu siç janë me mungesa dhe jofunksionale. Përndryshe, përballë kaosit politik aktual në Shqipëri, taksapaguesit amerikanë dhe evropiano-perëndimore, me të drejtë, duhet të bëjnë pyetjen: Cili është suksesi i demokracisë në Shqipëri që është premtuar me derdhjen e fondeve marramendëse këto 33-vite të tranzicionit nga takasapaguesit amerikanë dhe everopiano-perëndimorë? Kjo, për të mbajtur në pushtet këtë klasë politike aktuale 33-vjeçare, autoritare, neo-komuniste – pozitë dhe opozitë –e lidhur ngushtë, jo vetëm ideologjikisht, por edhe biologjikisht me rrënjtë e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës; diçka e paparë sot në ndonjë vend tjetër ish-komunist, anëtar i aleancës ushtarake perëndimore, NATO-s, siç është Shqipëria.
Besim NDREGJONI
Aktivistë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriu
Presidenti i Unionit Mbarkombëtar Integrimit
të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Besim NDREGJONI
President i Unionit Mbarekombetar
Integrimit te Burgosurve dhe Perndjekurve Politik te Shqiperise
Address: Rr. George W. Bush(Godina IIPP)
Mobile: + 355682337971
Email: [email protected]
Tiranë, Shqipëri