VOAL

VOAL

NDËRRON JETË PRESIDENTI I NDERIT I VATRËS AGIM KARAGJOZI

March 31, 2018

Komentet

Fëmijëri e burgosur, Lek Mirakaj nga porta e dhimbjes

Mojsi e Leka në internim në Berat

 

Lekë Mirakaj ishte dy vjeç kur nisi internimin me nënën, vëllanë dhe kushërinjtë e tjerë të familjes. Vijoi kalvarin e gjatë të internimeve në Berat, Kuçovë, Valijas, Tepelenë ku regjimi grumbullonte familjarët e “të arratisurve”, të konsideruar nga rregjimi “armiq të popullit’.

Kur la Porto Palermo ishte 7 vjeç.

Sot ai shpreh nevojën që në portën e kalasë të vendoset një pllakë përkujtimore që vizitorët e shumtë të kujtojnë se aty regjimi mbylli fëmijë dhe gra. Ai ishte djali më i vogël i Kol Bibë Mirakajt.

Leka është 82 vjeç dhe ka hapur portën e traumës në një dëshmi që do të ruhet në arkivat tona.

ATDHEU DHE TOKA E BEKUEME – (SERGIO BITICI DHE JOHN BITICI. Kritikë nga Idriz Lamaj

Një vit më parë (2022) doli në qarkullim libri: “Atdheu dhe Toka e Bekueme” e vëllezërve Sergio dhe John Bitici (Sejdi dhe Sabit Bytyçi).

Megjithëse në mbulesën e librit cilësohen si përshkrimet e jetës dhe aktivitetet e familjes, mbrënda 260 faqeve të librit, nëpërmes kujtimeve familjare, përshkruhen në detaje edhe përiudhat historike të gjëndjes nën regjimin e egër komunist të Shqipërisë dhe vuajtjet e mërgatës politike nacionalite të arratisur në Jugosllavi. Në përshkrimin e jetës tyre familjare, lexuesi njihet me vuajtjet, traditatat atdhetare, largimin nga atdheu, internimet nëpër katundet e Serbisë deri në afërsi të Beogradit dhe nëpër katunde të ndryshme të Kosovës, dhe në fund, me emigrimin në Shetetet e Bashkuera të Ameriksë, si dhe me sukseset e paimagjinuara të familjes tyre në këtë vënd që ata me plotë të drejtë e quajnë: Tokë e Bekueme.

Në vënd të parathënjes të librit, Sergio Bitici shkruan ndër tjera: “Asht knaqësi me shkrue për nji temë subjektive që fjalët dalin nga zemra dhe pasioni me lehtësi të rrjedhëshme, pa nevojë me shtrydh trunin, pa e angazhue fantazinë për të shpikë ngjarje dhe skena të krijueme dhe pa preokupime se ç’do të mendoj kritika për këtë rrëfim real e të vërtetë…
Krejt baza e kësaj kronike asht me mbrojtë të pambrojtunin e drejtë dhe me evitue, që punët dhe përjetimet tona familjare edhe kombëtare, të mos i mbulojë pluhni i harresës, por t’i lamë të shkrueme… Ky libër edhe pse asht shkrue në vetën e parë njajës prej vëllait të madh, asht vepër e përbashkët e të dy vëllezërve, Sergio dhe John, sepse gjithë teksti fjali për fjali u kontrollue prej ne të dyve” .

Në 70-të faqet e para të librit, me shenime të shkurta si nën kapituj, radhitën përshkrime të përmbledhta të mbështetura në të dhëna të dokumetuara dhe në kujtime të kohës, të cilat kanë vlerë të veçantë për njohjën e sakrificave e sukseseve të familjes tyre, dhe për njohjen e realitetit historik të mërgatës politike nacionaliste shqiptare. Në fillim të librit, vetëm me këta nëntituj të thjeshtë, lexuesit i jepet një pasqyrë e qartë e gjëndjes të emigracionit politik Shqiptar:
1). Ndërhymja e sabotimi i agjentëve të Sigurimit të Tiranës.
2).Diaspora Nacionaliste.
3). Rinija Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë.
4). Informatori që bani 2000 km rrugë me demonstruesit dhe intriga e ndërhymje tjera.
5). Grevat e studentëve në Tiranë, Dhetor 1990,
6).Kongresi i 2-të në mërgim i Organizatës Lidhja Prizrenit,
7). Shqiptarët emigrantë politik shpërngulen nëpër Serbi, rikthimi në Kosovë.
8).Largimi prej Kosove në Itali, 9). Në New York City JFK, 28 Nëndor 1967.
10). Elizabeth, N. J. 1968.
11). Allen Street, Manhattan.
12). Minetta Tavern.
13). Profesori Joe Gould dhe Fan Noli, etj.

Në kapitullin: Rrugëtimi i nji jete krenare, shihet se Adulla Avdia(1911-1976), babai i Sergio Biticit, arratiset nga Shqipnia me 6 dhjetor 1948. Ai i lë lamtumirën përgjithmonë vëndlindjes në fund të një viti të egër, ku përveç borës dhe cegmës, përditë e më shumë forcohej regjimi komunist dhe zbehej qëndresa e rezistencës të forcave naciaonaliste në malet e Shqipërisë. Ndërsa në Kosovë dhe vise tjera të banuara me shqiptar nën Jugosllavinë kumuniste, po përfundonte faza e parë e gjenociditë të tmerrshëm kundër shqiptarëve. As sot nuk dihen emrat e varret e mijëra shqiptarëve të pushkatuar dhe mijëra të vdekurëve të tjerë nëpër burgjet e tmerrshme të atij vendi në vitet 1945, 1946 dhe 1947-të.

Adulla Avdia me familje doli në Kosovë nëpër Qafë të Prushit kur Sergio ishte 6 vjeç, ndërsa vëllai i tij Mike (Musftafa) ishte 2 vjeç. Pasi dorëzohen në Juggosllavi, autoritetet e shtetit e vendosin në nji Kishë nē Gjakovës, në të cilën ishte edhe familja e posa ardhun e Shpend Halitit Nezaj.

Në fund të vitit 1949 familja transferohet nga Kosova në katundinOvça, 50 km afë Beogradit, ku kishte edhe famjlje të tjera emigrantësh të arratisur nga Shqipëria. Mbas shtatë muajsh në Ovça, Adulla Avdia me familje transferohet në veri të Serbisë,në Ravna Reka, Shumadi.

Tranferimet kryheshin në mënyrën më çnjerëzore nga ministria e mbrendëshme jugosllave. Transferimi i i emigrantëve shqiptar nga një vënd në tjetrin – nga Kosova në Serbi e nga Serbia në Kosovë, përshkruhen realishtë dhe në mënyrë të dhimbëshme nga autori i librit në fjalë. Në ato transferime lexuesi sheh si në skena të filmuara, vuajtjet gjatë udhtimeve, fjetjen e refugjatëve të gjorë nëpër stacione të trenave, atutobusëve dhe disa herë midis rrugës së madhe. Në Kosovë shpërndarja e tyre bëhej nëpër familje të panjohura të Shqiptarēve të Kosovës.

Në shenimet e autorëve shihet edhe si ato familje i i nderonin dhe i ndihmonin emigrantët Shqiptar. Përshkrimi imjerimeve dhe varfërisë i gjëndjes të emigrantëve politik Shqiptar në Jugosllavi gjatë asaj përiudhe shihet qartë në këtë paragraf të librit:
“…Në Ravna Rekë më kujtohet kazerma njikatshe, prej drrasash, e gjatë me korridorin, që kishte familjarët në anën e majtë, ndërsa ata që ishin të vetëm, si i quejshin beqarët, në të djathtë të korridorit. Shumica e jonë njiheshim ose prej fame ose simbas familjeve, sepse të gjithë ishin prej Hasi, Mirdite, Pukë, Lumë, Gash, Krasniqe, Bytyç , etj.

Dhomat ishin shumë të mëdha, sa që në nji dhomë ishim 5-6 familje me gra e fëmij. Secila familje ndau “dhomat” me batanije të varuna rreth shtretënve. Baba ynë sajoi tepsinë dhe saçën prej copash llamarine të vjetra, me të cilat gratë gatuejshin për jashta bukë, flija, laknorë e gjellna tjera, tue hy e dalë, mbas shtëpisë nëpër dritaret e mëdha…” (Atdheu dhe Toka e Bekueme, fq. 46).
Vuajtjet e refugjatëve poltik të Shqipërisë në Jugosllavi janë një histori e dhimbëshme dhe e pa shkruar sipas realitetit historik deri me sot. Lidhur me këtë çështje, çdo gjë është deformuar nga indoktrinimi politik pas viteve 70-të në Kosovë dhe afrimit me regjimin komunist të Tiranës. Për këtë dëshmojnë dosjet e këtij emigracioni që gjënden në arkivat e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe raportet e qeverisë amerikane me të dhëna në detaje gjatë viteteve 1950-1970. Këtu sjellim si shembull një paragraf të një raporti të Ambasadës Amerikane në Beograd, dërguar ministrisë Jashtme amerikane në Washington (zyrës Albanian Desk, IL), i cili ruhet në arkivat e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”:

“…Çdo shqiptar që arratiset në Jugosllavi, detyrohet ti bashkohet Lidhjes së Prizreni (Komiteti i emigrantëve politik të Shqipërisë, theme luar dhe drejtuar përsonalisht nga Dushan Mugosha). Nëse ai refuzon ta bëjë këtë, i refuzohet dhënia e kartës jugosllave të identitetit si dhe dhënia racioneve të ushqimit. Nëse ai është mbi moshën 15 vjeçare dhe nën 60 vjetësh, dërgohet në kampin e përqendrimit ku aplikohen edhe denime fizike. Në rastin e grave dhe fëmijëve dhe më të vjetërve, ata që refuzojnë të regjistrohen në Lidhje, lihen të qetë, por pa ushqim dhe strehim. Prandaj të gjithë ata që nuk duan të vdesin nga vuajtjet detyrohen të bëhën pjesë e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, drejtimi i së cilës është i gjithë nën kontroll të shërbimeve sekrete të inteligjencës – UDB, nën drejtimin përsonal të Dushan Mugoshës. Emri i Komitetit të Refugjatëve është i tillë me qellim që ai të identifikohet me levizje të shkuara patriotike, siç është mbledhja historike e Lidhjes së Prizrenit e Vitit 1878 në qytetin kosovar Prizren.

Dhe faktikisht zyrat kryesore të Lidhjës së refugjatëve Shqiptar gjëndën në Prishtinë…”. (Raport i Nëntorit, 1954). Deri në fillim të vitit 1970-të emigrantët e arratisur nga Shqipëria
u mirëpritën, respektuan dhe ndihmuan nga popullsia Shqiptare në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Mbas fillimit të marrëdhënieve midis Tiranës e Beogradit (në vitet 70-të), çdo gjë ndryshoi. Sherbimet sekrete të UDB-s jugosllave dhe të Sigurimit të regjimit komunist të Shqipërisë, përpiluan një strategji të re bashkëpunimi midis tyre. Në atë strategji bashkëpunimi të shumanshëm midis tyre, krijuan edhe një urrejtje të thell kundër mërgatës politike Shqiptare në Jugosllavi. Urrejtjen e dhimbëshme e mbollën tek “intelektualët” dhe rinia e asaj kohe, të cilët masivisht brohoritnin për Partinë e Punës të Shqipërisë dhe për Enver Hoxhën, ndërsa regjimi jugosllav nuk merrte asnjë masë kundër tyre.

Turmat e gjëra të indoktrinuara, gjëja antijugosllave, Beogradi jo vetëm nuk i frenonte, por i inkurajonte të zhvillonin propagandë kundër emigracionit nacionalist Shqiptar dhe kapitalizmit Amerikan. Lidhur me këtë çështje, përshkrimet në librin Sergio Biticit janë reale. Ai këtë problem e ka trajtuar në hollësi edhe në studimin e tij vëllimor, në librin: KOSOVO PATH TO FREEDOM, botuar nga VATRA në New York me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë.

Ky studim vëllimor i Sergio Biticit është i vetmi dokumentar në të cilin pasqyrohet aktiviteti dhe sakrificat për çështjen e Kosovës për më shumë se 25 vjet (1967-1993) nga oragnizata, Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë (The Albanian Kosovar Youth in the Free World). Ajo organizatë nacionaliste në mërgim e drejtuar ngaTahir Kerrnaja dhe i riu Maliq Arifaj, në realitet është formuar në saje të organizimit dhe të financimit nga vëllëzrit Bitici, fillim e mbarim, ku themeluesi dhe motori i lëvizjes ishte Tahir Kerrnaja i pa lodhëshëm.

Përveç mbulimit të shpenzimeve të gjithanëshme nga vëllazritë Bitici, për atë organizat të mirënjohur, Sergio Bitici rregullisht botonte buletine e trakte dhe analiza të ndryshme për përsekutimet e shqiptarëve në Jugosllavi, raporte dhe memorandume të cilat botoheshin, shpërndaheshin nëpër demonstrata të vazhdueshme, dërgoheshin institucioneve dhe ministrive të ndryshme amerikane dhe europiane dhe Organizatës të Kombeve të Bashkuara.

Pa shikimin me seriozitet të këtij botimi të Sergio Bitiçit, të dokumentuar në tërsi nga lënda origjinale e kohës, nuk mund të shkruhet asnjë lloj studimi serioz për çështje të Kosovës, të paktën për ato më shumë se dy dekada. Në librin Atdheu dhe Toka e Bekueme siellen shenime për kontributin e vllëzërve Bitici në FEDERATËN VATRA. Ata për më shumë se 50-të vite ishin ndër vatranët më të përkushtuar në të gjithë diasporën Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributet financiare dhe rolet e tyre pozitive në këtë organizat të njohur, shihet në gazetën Dielli dhe në dokumentat e kohës. Sergio Bititici bënë një krahasim prekës, duke vu në dukje një realitet të hidhur. Ai shkruan se me 1921 kishte vetëm 35 mijë emigrantë shqitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vatra kishte mbi 5000 mijë antarë, që paguenin kuotën mujore, kurse sot ka më shumë se 850.000 dhe nuk ka më shumë se 500 antarë.Diaspora Shqiptare nuk kishte asnji businessman, kurse sot në SHBA ka me qinda mia businesse nga pronarë Shqiptarë.

Vihen në dukje ferkimet serioze poltike të kohëve dhe kontributet e parreshtura të dhëna në Vatër për më shumë se 50 vjet. Sergio, sjell në librin e tij dokumente dhe fotografi të shumta të cilat provojnë se ai është antarësuar në në Vatër ditët e para që ka ardh në SHBA. Ai dhe vllai tij John, kanë kontribuar dhe luajtur role me rëndsësi të veçantë për mbarvajtjen e Vatrës. Me dhimbje venë në dukje edhe reklamat negative të kohës sotme, mos angazhimin e serioz për shtimin e antarëve në Vatër, dhe mosmbajtjen e një qendrimi të fort e të palëkundshëm nacionalist, të kësaj organizate historike, gjë që do ta largonte nga infektimet e politikës të qeverisë të korruptuar socialiste të Tiranës. Sergio i mbyll mendimet e tij lidhur me Vatrën me këtë shenim të shkurtë, ku shihet se është ndikuar thell nga lleximi i librit të Refat Gurrazezit:

“Leximi i librit të Gurrazezit (Refat Gurrazezin, ish editor i njohur i gazetës Dielli, IL.) të mbush me dashuni e respekt për emigrantët e vjetër dhe atdhetarizmin e tyne, i cili u mungon emigrantëve të sotëm, që janë punëtor e patriotë shumë të mirë, por janë indiferentë ndaj shoqnisë Vatra e shoqnive të tjera sepse udhëhiqen nga parimi egoist: Shiko prej pragu e mbrenda, pra me pa vetëm hallet e shtëpisë sate”

Në kapitujtë më të dukshëm të këtij botimi me kujtime familjare vëhen në dukje edhe përpjekjet dhe puna e palodhur e vllazërve Bitiçi: Sergio, Mike, John dhe Joe dhe arritjet e tyre me suksese mahnitëse në fushën e bizneseve të restauranteve më të njohura në zemër të qytetit të New Yorkut, në Manhattan, dhe në shtetin New Jersey. Sukseset e tyre në këtë fushë janë një histori të shkelqyer e komunutetit Shqiptaro – Amerikan. Në ato restaurante me emra të nohur në SHBA, vëllazrit Bitici për më shumë se një gjysëm shekullit, kanë zhvilluar, dhe sot zhvillojnë, aktivitete të ndryshme kombëtare. Sergio, Mike, John dhe Joe Bitici kanë qenë në përfaqësimet më të larta të lobimeve për çështje të Kosovës. Problemet tona kombëtare në atdheun etnik i kanë diskutuar në restaurantet e tyre, me senator e kongresmen, me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe me përsonalitete të njohura të ministrisë së Jashtme Amerikane. Vëllëzrit Bitici, në basshkëpunim me organizatatë tjera nacionaliste shqiptare në mërgim, çështjetë kombëtare i mbrojtën me këmbëngulje e vëndosmëri, duke ndërhyr pranë zyrave më të larta amerikane në Washington. Veprimtaria dhe kontributet kombëtare e humaniste të vllazrve Bitici, gjënden të dokumentaura me dokumente dhe fotografi, në këtë botim të modest dhe të veçantë.

Kujtimet përshkruhen me modesti edhe me rastin e pranisë të Sergio Biticit në momentin historik, me rastin e firmosjes të rivendosjes të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas rënies të regjimit komunist. Në këtë libër shihet se si vëllazrit Bitici kanë pritur me bujari tradicionale përsonalitete të ndryshme të qeverisë amerikane, biznismen, artist, figura të njohura të komuniteteve fetare, dhe shkrimtar e piktor me famë botërore. Nëpërmes sjelljes së tyre të zhdërvjelltë dhe njerzore, vazhdimisht kanë sjellur para tyre çështjen e Kosovës nën pushtimin jugosllav dhe gjëndjen e tmershme të popullit Shqiptar nën regjimin sllavo-komunist në Shqipëri.

Kryelartësia e prejardhjes, filluar nga trungu familjar, krahinor, traditat atdhetare, vuajtjet nën komunizëm, në Shqipëri e në Jugosllavi, pasqyrohen nëpërmes dokumenteve origjinale të kohës. Dashuria e autorëve Sergio dhe John Bitici dhe dy vëllazrve të tyre Mike dhe Joe, ndaj krahinës legjendare të Malsisë Gjakovës dhe atdheut tyre etnik, e shprehur në këtë botim shumë të thjeshtë, nuk ka si mos të ndikojë edhe të lexuesi dhe studiuesi serioz. Libri: ATDHEU DHE TOKA E BEKUEME e këthen lexuesin në një kohë historike, e cila ka lënë gjurmë të thella në në historinë e Shqiptarëve të Amerikës. Për secilin paragraf të këtij libri mund të shkruhen vëllime studimesh për rolin e mërgatës nacionaliste shqiptare, dhe për kontributetet e veçanta të vëllazërve Bitici gjatë 60-të viteve në SHBA. Studimi i kësaj vepre heq pluhurin e harreses ndaj në pjesë të lavdishme të historisë tonë kombëtare.

(Marrë nga Nacional)

Agustin M Mirakaj: Përse u anashkaluan nga gazetarja e Zërit të Amerikës problemet që po kalon Vatra

Ka reaguar rreth intervistës tek Zëri i Amerikës Vatrani Agustin M Mirakaj, i përjashtuar si shumë Vatranë të tjerë nga Elmi Berisha, se përse nuk u ngrit nga gazetarja shqetësimi i problemeve që po kalon sot Vatra.

Ja reagimi i Agustin M Mirakaj:

“Gazetari nga Zeri i Amerikes nuk beri pyetje thelbësore rreth problemeve serioze qe kane perfshire Vatren nen udheheqjen lidershipit te vetshpallurit Elmi Berishes.

Pavaresisht shqetesimeve te shumta, problemet kryesore te meposhtme u injoruan:

– 2020 ne Michigan:* Elmi Berisha u emerua nga dy persona, pa u zgjedhur nga anetaret e mandatuar.

– 2022 Berisha manipuloi mandatet për të përjashtuar dege te caktuara dhe per te konsoliduar kontrollin e tij.

– 2023 Elmi Berisha mbylli dyert e Vatrës, thirri policine anëtareve te Vatres dhe nisi padi ndaj Vatranve per te parandaluar zgjedhjet dhe per ta mbajtur Vatren nen diktatur si Putini.

– 2024 në Boston: Udheheqja e tij e veteshpallur solli njerez nga jashte për te konfirmuar pozicionin e tij per dy vjet te tjera, duke shkelur kushtetutën e Vatres te vitit 1926.

Keto çeshtje te rendesishme, perfshire shtypjen e lirive dhe minimin e proceseve demokratike te Vatres, nuk u trajtuan aspak. Pse u anashkaluan keto nga Zeri i Amerikes?”

 

Letërkëmbim i veprimtarit kombëtar Esad Rizai me kardinalin Timothy Dolan për shenjtërimin e Nënë Terezës

VOAL- Presidenti i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane me qendër në Nju Jork, veprimtari kombëtar Esad Rizai, më 16 korrik 2013, i ka dërguar një letër kardinalit Timothy Dolan, ku i shkruan se Fondacioni i drejtuar prej tij e mbështet dhe inkurajon me gjithë zemër procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Z. Esad Rizai thekson më tej se Nënë Tereza, bija më e mirë e Shqipërisë, ishte një model i vërtetë për njerëzimin dhe një shembull fantastik i dashurisë për të gjithë ne. “Ajo ia kushtoi gjithë jetën e saj njerëzve më të varfër dhe më pa përkrahje, shkruan z. Esad Rizai ndër të tjera. Ne i kushtojmë vëmendje veprimtarisë së saj jetësore për t’ia kujtuar botës se shembulli më i mirë i përvujtnisë së krishterë dhe dashurisë i Shekulli XX duhet t’i bashkohet rangut të njerëzve që ndikuan në religjionin katolik dhe në rrfashin politik.”

Njëkohësisht z. Esad Rizai ia bën të ditur kardinalit Timothy Dolan se Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane dhe Bijë e bijat e Shqipërisë në Amerikë ia arritën që një segment i Rrugës Kryesore të merrte emrin “Rruga Nënë Tereza” dhe vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar shqiptarët e atjeshëm në frymën dhe modelin e dhënë nga Nënë Tereza.

Më 2 gusht 2023 kardinali Timothy Dolan i kthen përgjigje z. Esad Rizait ku i shpreh përkrahjen dëshirës që Nënë Tereza të shenjtërohet. Meqë Arkidioqeza e Nju Jorkut nuk është promotore e kësaj çështjeje, sqaron ai, mundësia për ndihmesë është e kufizuar. Kardinali Timothy Dolan i rekomandon me kënaqësi z. Esad Rizait që t’i shkruajë për këtë çështje Reverendit Brian Koldijechuk dhe duke ia dhënë adresën e tij.

 

Udhëheqja e vetëshpallur e Vatrës trillon e ngre akuza ndaj meje si të ishte një trup gjyqësor i kohës së regjimit komunist 1945. Jeni turpi i Vatranëve Nga Agustin M. Mirakaj

Shkruan si më poshtë Agustin M. Mirakaj kryetari i Vatra Manhattan Branch ne Faqen e Facebook te tij per situaten ne Federaten Pan Shqiptare Vatra:

—–

Shumë miq nga Shqipëria dhe këtu në Amerikë si dhe shumë vatran, më shprehen vazhdimisht se janë shumë të shqetësuar sesi ka ndryshuar Vatra dhe se si Vatra mbahet peng nga individë të papëlqyeshëm jo vetëm në Vatër por edhe në komunitetin shqiptar. Gjithashu shprehin shqetësimin e tyre se si ka përfunduar gazeta Dielli, si refuzohen shkrimet e tyre, si ofendohen me fjalë të ulëta nga redaktori i Diellit.

Të nderuar miq dhe vatran, dua të shpreh mirënjohjen time për interesimin tuaj, dhe në të njëjtën kohë që jo vetëm ju, por të gjithë shqiptarët ta dini të vërtetën dhe situatën e rëndë që ka kapluar federatën Vatra në Amerikë.

Vatra të dashur miq është marrë peng nga një individ që e quan veten lidership. E ashtuquajtura udhëheqje e vetëshpallur po e shkatërron Vatrën qellimishtë. Në vendet që këtë vit të mbaheshin zgjedhje në Vatër, në Vatër janë hapur gjyqe ndaj antarësisë nga lidershipi i vetëshpallur.

Askush nuk ka të drejtë të sundojë mbi anëtarësinë. Grupi që mban peng Vatrën ka hapur proces gjyqësor ndaj meje me akuzën:

Bëra thirrje për protestua para selisë, bëra thirrje për të hequr liderin nga posti, kam thyer dyert, kam mbështur Liderin histork Sali Berisha (nongraten)

Tani dua t’u them qyqeve se kushtetuta Amerikane më jep të drejtën për të protestuar, kushtetuta më jep të drejtën të luftoj, nuk kam thyer asnjëherë dyert e vatrës dhe as kam kërcënuar njëri. Kushtetuta Amerikane më jep të drejten të mbështes politiken qe une pelqej. Në Amerikë nuk i marrë leje askujt, se ke une mbeshtes.

O byroja politike leniniste marksiste e Vatrës. Udhëheqja e vetëshpallur trillon dhe ngre akuza ndaj meje sikur të ishte një trup gjyqësor i kohës së regjimit komunist 1945.

Sjellja e të vetëshpallurit liderë i ngjan një diktaturi njësoj si MADURO në organizatën VATRA.

Në Amerikë, në organizatën Vatra, nuk mund të kemi diktaturë. I bëj thirrje udhëheqjes, largohuni dhe mos e prishni vatrën. Të sollën në Vatër dhe të emëruan. NUK JE I VOTUAR. Nuk ka asnjë provë ASNJË raport nga kuvendi i 2020 si dhe i 2022 te jeni votuar për kryetar të Vatrës.

Ti nuk e meriton të jesh kryetar sepse herën e parë nuk të votuan, herën e dytë manipulove dhe tani ke hapur gjyqe për të qëndruar kryetar i Vatrës dhe mos lejoni kandidatura te reja.

Jeni turpi i Vatranve. a.m

Vatra Manhattan Branch

Kryetari
Agustin Mirakaj

Njoftim nga Vatra Manhattan Branch

Njoftim!

I nderuar Edi Aranitasi,

Dëshirojmë të të informojmë mbi situatën e fundit në Vatrën Manhattan.

Mbas një analize prej 8 muajsh Nenkryetari, i cili dikur ishte shumë aktiv, sot ka heshtur.

Çfarë ndodhi? Pse iu bashkangjit atyre që dje i kritikonte në publik dhe në mediat sociale?

Ky ndryshim nuk është shumë i rastit.

Pjesa më e madhe e anëtarëve mendonin se udhëheqja i premtoi pozitë dhe emrin në faqen e pare të gazetës Dielli, keshtu ndodhi;

situata është më e errët se kurrë.

Të besosh se titulli i kryetarit të bën vërtet kryetar është një keqkuptim,

pasi kryetarin e zgjedh anëtarësia, jo individët që veprojnë si pengmarrës të quajtur lidership.

Kryesia e Vatrës Manhattan Brench ka marrë vendim për pezullimin tënd të pa afat si anëtar i degës VMB.

Po ashtu, je shkarkuar nga pozitat drejtuese si nenkryetar i degës VMB.

I nderuar Vatran keni vepruar pa maturi, pa njoftuar degën, pa dhënë dorëheqjen jeni keni marrë tituj të paautorizuar nga individë të quajtur lidership.

Ky njoftim hyn në fuqi menjëherë.

Me respekt,

Kryesia
Vatra Manhattan

Bumi i ri i IA-së në Kosovë, i shtyrë nga të rinjtë

Doruntina Baftiu

Që rreth një muaj, 20-vjeçaret Blinera Tola dhe Alba Cikaqi janë duke jetuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara dhe jeta e tyre është fokusuar tek inteligjenca artificiale (IA).

Nga Prishtina, ato bënë rrugën drejt Arlingtonit në Virxhinia pasi u pranuan në një program të Projektit të Studimeve Speciale Konkurruese (SCSP) për IA dhe Siguri Kombëtare.

Nga përdorimi i teknologjive të përditshme si softueri i IA-së, ChatGPT, ato kaluan në një ambient ku ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë për mënyrat se si IA-ja mund të integrohet në ushtri e misione për siguri kombëtare të një shteti.

“Kam mësuar se dilema me IA-në është jo nëse duhet ta përdorim apo jo, por kur duhet ta përdorim. E kam parë që është e paevitueshme, është gjithkund. E kemi parë përdorimin e saj nga ushtritë në edukim, bujqësi, transport e shumëçka tjetër”, thotë prishtinasja Tola për Radion Evropa e Lirë.

Blinera Tola, në anën e majtë, dhe Alba Cikaqi, në anën e djathtë, në Uashington të SHBA-së.

Alba Cikaqi dhe Blinera Tola

Bashkëmoshatarja e saj nga Prizreni, Cikaqi, thotë se ditët e para në SHBA i kanë dhënë asaj shumë mësime për mënyrat se si një shtet mund t’i përdorë teknologjitë e reja në të mirën e vet.

“Ambicia ime më e madhe është të kontribuoj në të mirën e vendit tim. Kështu që do të kthehem dhe jam e përkushtuar ta përdor edukimin dhe përvojën time për të sjellë ide të reja në Kosovë”, thotë Cikaqi.

Tola dhe Cikaqi po qëndrojnë në SHBA si pjesë e një bashkëpunimi të Institutit Rochester të Teknologjisë (RIT) në Kosovë (A.U.K) dhe SCSP-së për të ndihmuar studentët në Kosovë “të vetëdijesohen për epokën transformuese në ardhje të IA-së”.

Ky është viti i parë që studentë nga Kosova kanë pasur mundësinë të shkojnë në SHBA për të mësuar për IA-në dhe Cikaqi thotë se ka vërejtur shumë zhvillime teknologjike që do t’i shërbenin vendlindjes së saj.

“Vendi jonë përballet me kërcënime të sigurisë çdo ditë. Sa herë që mësoj për një sistem të sigurisë që po aplikohet ose do të aplikohet këtu, më shkon mendja te Kosova. Kemi nevojë për këto teknologji dhe e di që e kemi talentin e të rinjve për të punuar në këto projekte”, thotë Cikaqi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar edhe më parë lidhur me hovin e zhvillimit të kompanive të teknologjisë informative në Kosoë, që punësojnë kryesisht të rinj me paga dukshëm më të mëdha se paga mesatare në vend.

Nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) thonë për REL-in se përparësi për Kosovën përbën popullsia e re, për shkak se ky sektor kudo në botë dominohet nga të rinjtë.

Kosova është shteti më popullsinë më të re në Evropë. Sipas të dhënave preliminare të regjistrimit të sivjetme të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mosha mesatare në Kosovë është 34.3 vjeç.

Megjithatë, ligjëruesja e lëndës IA dhe Politika në RIT Kosovo (A.U.K), Teuta Avdimetaj, tregon se për herë të parë në Kosovë, studentët filluan të mësojnë për IA-në vitin e kaluar, kur ajo nisi ligjërimin e lëndës IA dhe Politika.

“Është në të mirën e studentëve, veçanërisht tani që përdorimi i termit IA është përhapur gjerësisht. Megjithatë, ende nuk e dimë saktësisht çfarë ndikimi do të ketë, sa i shpejtë do të jetë zhvillimi dhe si mund të adaptohemi. Prandaj, lënda IA dhe Politika është një hyrje e rëndësishme në këtë fushë,” thotë Avdimetaj për REL-in.

Kur pa potencialin e nxënësve, ajo kërkoi bashkëpunim me SCSP-në dhe arriti një marrëveshje: projekti amerikan do të ndihmonte në strukturimin e një lënde tjetër – për IA-në dhe Sigurinë Kombëtare – do të ofronte praktikë për studentët dhe do të ndihmonte në organizimin e një konference rajonale.

“E kam parë të rëndësishme të shqyrtojmë se si mund të bashkëpunojmë, sepse IA-ja është një sfidë me të cilën do të përballemi. Por, sa të gatshëm do të jemi për të përfituar nga potenciali që ofron IA-ja, varet nga sa shumë punojmë në atë drejtim”, shton Avdimetaj, Drejtoreshë për Zhvillim në RIT Kosovo (A.U.K).

Ajo tregon se, si pjesë e programit të lëndës, studentët kanë projektuar metoda se si inteligjenca artificiale mund të shfrytëzohet në të mirë të sigurisë kombëtare të vendit, si për shembull në monitorimin e kufijve.

Ligjëruesi i kësaj lënde, Gent Carrabregu, thekson se, në rastin e Kosovës, kjo teknologji do të shërbente “veçanërisht për kufirin më të gjatë dhe më problematik nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, që është ai me Serbinë”.

“Aftësitë parashikuese të inteligjencës artificiale janë sidomos të vyeshme për të identifikuar hallkat e dobëta në zinxhirin e sigurisë kombëtare përgjatë gjithë gjatësisë së kufijve të Republikës së Kosovës”, thotë ai për REL-in.

Por, sipas Carrabregut, nuk mjafton vetëm investimi në teknologji.

“Për të shfrytëzuar sa më mirë mundësitë që ofron ajo në fushën e sigurisë kombëtare duhet të investohet mençurisht në burime njerëzore, në burokraci dhe në infrastrukturë digjitale për përdorim dhe shfrytëzim të të dhënave”, shton ai.

Ndërkohë, Avdimetaj thekson se, në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit, ka ende kërcënime të ndryshme dhe teknologjitë si IA mund të përdoren për t’i përshkallëzuar këto kërcënime.

Kosova, por edhe vendet e tjera të rajonit, kanë qenë disa herë edhe pre e sulmeve kibernetike. Vetëm në maj të këtij viti, shkaku i një sulmi të tillë, disa uebfaqe qeveritare të Kosovës ishin bllokuar.

Por, si një ndër sulmet kibernetike më të rrezikshme, Departamenti amerikan i Shtetit thekson edhe fushatat e dezinformimit.

Sipas një ankete të Institutit Kombëtar Demokratik, të realizuar më 2021, rreth 41 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk i verifikojnë fare informacionet në të cilat hasin online, ndërsa vetëm 16 për qind e kontrollojnë burimin e informacionit.

Por, me një strategji të qartë kombëtare, thotë Avdimetaj, teknologjitë mund të shfrytëzohen edhe në të mirë të vendit.

“IA ka një potencial të jashtëzakonshëm për të pajisur të rinjtë e Kosovës me aftësitë e nevojshme për të ardhmen. Ndërsa jemi në prag të këtij revolucioni teknologjik, është e domosdoshme të kemi një kornizë strategjike në nivel kombëtar”, përfundon Avdimetaj.

Ajo thotë se kjo mund të arrihet përmes një vizioni të qartë për të ardhmen e vendit, udhëzimeve për përdorimin etik të IA-së dhe përcaktimin e mënyrave se si IA-ja mund të shfrytëzohet për ta nxitur inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.

“Duke investuar në edukim rreth IA-së, ne mund t’i fuqizojmë të rinjtë tanë të bëhen liderë në këtë fushë, duke siguruar që Kosova të mos jetë vetëm një përdoruese e teknologjive së IA-së, por edhe një kontribuuese në zhvillimin e tyre”, përfundon ajo.

Për SHBA-në, qëllimi duhet të jetë që ushtria të jetë e gatshme të përdorë IA-në për luftë deri në 2025-tën, ka thënë Ylli Bajraktari, drejtor ekzekutiv i SCSP-së.

Bajraktari, para rolit të tij në SCSP, ka shërbyer në Këshillim Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin amerikan të Mbrojtjes dhe si drejtor ekzekutiv i Komisionit Kombëtar të Sigurisë për Inteligjencë Artificiale.

Në një paraqitje të tij në Prishtinë gjatë muajit korrik të këtij viti, Bajraktari kishte thënë se ekipi i tij në SCSP ishte befasuar nga aftësitë e studentëve nga Kosova dhe nga potenciali i vendit për t’u zhvilluar në këtë fushë.

Tola, njëra nga dy studentet që po kryejnë praktikë në SCSP, beson se edhe Kosova do të përfitonte nga integrimi i IA-së në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) në rrugëtimin drejt transformimit në ushtri të rregullt deri më 2028.

“Mendoj se Kosova mund të mësojë me të vërtetë nga kjo [teknologji], veçanërisht nga fakti që IA-ja përdoret shumë në ushtrinë në SHBA. Mendoj që Kosova mund t’i ndjekë këta hapa për ta përforcuar instrakturën e saj të sigurisë, për ta ndërtuar një sistem më të mirë të mbrojtjes”, thotë Tola.

Radio Evropa e Lirë

Mary Camaj promovon identitetin e saj kombëtar përmes xhubletës

Mary Camaj

 

VOA/Pëllumb Sulo

Në manifestimin kulturor “Logu i Bjeshkëve”, mbajtur në skajin më verior të Shqipërisë, në Kelmend, mes dhjetëra vajzave të veshura me xhubletën tradicionale të Malësisë ishte edhe vajza shqiptaro-amerikane Mary Camaj. E lindur në New York nga prindër emigrantë nga Hoti dhe Kastrati i Malësisë së Madhe, Mary kërkon të njohë dhe ruaj rrënjët e saj shqiptare, nga Malësia e Madhe, një zonë kjo me tradita të shumta kulturore dhe atdhetare. Mes shumë vlerësimeve, në “Logun e Bjeshkëve” ajo u nderua me çmimin “Miss Xhubleta”, çmim të cilin ajo thotë se ja kushton të gjitha vajzave dhe grave, të cilat, duke ruajtur identitetin e tyre kombëtar, e veshën xhubletën gjatë rrugëtimeve të tyre nëpër botë.

“Kudo që jam në Botë, Malësinë e kam në zemër. Xhubleta është thesari jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarisë. Kështu që, jam shumë krenare që erdha këtu sot. Te gjitha femrat, kudo në botë, të cilat kanë veshur xhubletën, sot unë jam duke e veshur xhubletën për ata”.

Pjesëmarrëse e disa grupeve kulturore të shqiptarëve në Amerikë, Mary u bë e njohur edhe në Shqipëri për paraqitjen e saj me xhubletë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Kolombias, për të cilën ajo thotë se mori shumë mbështetje përmes rrjeteve sociale nga bashkëkombasit e saj, gjë që e ka bërë krenare për rrënjët e saj shqiptare.

Manifestimi kulturor “Logu i Bjeshkëve”, Kelmend

Manifestimi kulturor “Logu i Bjeshkëve”, Kelmend

“E bëra për të plotësuar një ëndërr që e kam pasur. Që në momentin që u pranova në universitet e dija që, kurdo që të diplomohem, do të veshi xhubletën e vajzërisë që e kam në shtëpi. Por, kur erdha këtu në Shqipëri, edhe përmes rrjeteve sociale, kam marrë vlerësim. Unë e them gjithmonë se nuk ka vlerësim më të madh se një vlerësim prej një shqiptari tjetër. Kështu që, të tanë jemi bashkë, të tanë jemi një. Jam shumë mirënjohëse dhe krenare dhe shpresoj që çfarëdo që të bëj unë në jetë të sjell krenari këtu, në tokën amë”.

E vetëdijshme për identitetin e saj kulturor, Camaj vlerëson, përmes manifestimit “Logu i Bjeshkëve”, trashëgiminë e pasur kulturore të Kelmendit dhe Malësisë së Madhe dhe fton bashkëmoshatarët e saj në diasporë që të vijnë dhe të marrin pjesë.

“Nuk ka gjë më të bukur sesa “Logu i Bjeshkëve” për Malësinë dhe, shpresoj që për çdo vit të bëhet edhe më mire. Dhe shpresoj që, sa më shumë vajza, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe diaspora, të vijnë dhe të marrin pjesë”.

E ndaluar gjatë periudhës së regjimit komunist, veshja më e hershme e shqiptarëve, xhubleta, është rishfaqur vitet e fundit duke tërhequr admirimin dhe vëmendjen e studiuesve dhe publikut për madhështinë, larminë e motiveve dhe mjeshtërinë punimit, duke u përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s”.

IMAM ISA HOXHA,VAZHDIM I IDEALEVE TË RILINDJES KOMBËTARE – Nga Idriz LAMAJ

 

 

Imam Isa Hoxha zënë një vend të nderuar në komunitetin shqiptaro-amerikan. Për afër katër dekada i sherben me dedikim këtij komuniteti. Për këtë vlerësohet si udhëheqës shpirtëror musliman shqiptar i cili gjatë dy përiudhave historike, luftës antikomuniste dhe demokracisë, ka dhënë ndihmes të shquar në mbrojtjen e virtyteve më të larta të kauzës fetare e kombëtare. Ka kohë që, tani ky burr i moshës së thyer, cilësohet nga studiuesit si përsonalitet klasik që fenë e atdheun i ka të mishëruara në një të pandar ashtu siç i kishin rilindasit tonë.

Në veprimtarinë e tij të gjithanëshme dallohet edhe veprimtaria e Qendres Islame Shqiptraro-Amerikane për New York dhe New Jersey. Angazhimi i tij për mbarëvajtjen e kësaj qendre dhe të xhamive të tjera të ndërtuara në këto dy shtete, interesimi për botimin e revistës “Përpjekja Jonë” qe përmbanë 22 vëllime, ku figurojnë qindra shkrime  të tij të fushave të ndryshme, dhe pjesëmarrja aktive në zhvillimet më të rëndësishme te komunitetit, tregojnë edhe një herë karakterin e tij të hekurtë ndaj misionit të tij të shenjët, qe pak shqiptarr të diasporës e kurorëzuan më me sukses se ai.

Fjala e zjarrët e Imam Isa Hoxhës në përkujtimet e festave fetare e kombëtare ose te rasteve të tjera të veçanta, pasqyrohet si më së mirit në faqet e shtypit shqiptar si në diasporë ashtu edhe në atdheun e tij etnik. Lutjet e tij drejtuar Zotit dhe Kombit gjatë tre dekadave përbëjnë një kapitull të historisë të mërgatës tonë e cila ende nuk është shuar.

Këtu sjellim një përmbledhje të këtyre lutjeve të viteve të fundit: Fjalim e lutje me rastin festes të Flamurit, 28 Nëntor 1995“Le të falenderojmë Perendinë qe na bëri të mundur për të kremtuar serish të lirë, pas gjysëm shekullit vuajtjeje, shtypje, tmerri e gjaku të regjimit komunist në Shqipëri”.

Fjala dhe lutja e këtij rasti lidhet menjëherë me Shqipërinë etnike:

“Le të gëzojmë lirinë që u takon, të bashkuar në trojet e tyre, si çdo popull i lirë në botë  për një Shqipëri etnike me Kosovë e Çameri…” (Ilyria, 30 Nëntor, 1995).

Në përkujtimin e 85 Vjtorit të Kryengritjes të Malsisë Madhe, ku moren pjesë përsonalitete të larta te kulturës tonë Kombëtare, Imam Isa Hoxha si përfasqësues i komunitetit musliman shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadas thotë ndër të tjera:

“Historia e jonë ka qenë e një kombi plotë vuajtje dhe luftë për të drejtat e tij legjitime”. Duke u lutur për lirimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të tjera të pushtuara nga shtetet sllave dhe Greqia, Imami thotë se “…ajo që ka filluar Skenderbeu luftën dhe epopenë më të gjatë, e ka përfunduar Dedë Gjo Luli. Asnjë popull në Europë nuk ka pasur epope mlë të gjallë që asnjë herë nuk e ndërpreu luftën për 500 vjet. Populli shqiptar kurrë nuk ka qenë në robëri, por gjithmon ka qenë i lirë sepse kurrë nuk i është nënshtruar të huajit…”(Ilyria, cituar më lartë).

 

Ndërkaq, me rastin  e inagurimit të Kishës Katolike në Hardale – NY, në prani të mëse 1000 shqiptarëve, ku merrnin pjesë përsonalitete të ndryshme fetare e politike, Imam Isa Hoxha thotë se ishte i nderuar për ftesën që i ishte bërë “për të marrë pjesë në gëzimin e të gjithë shqiptarëve, pa dallim”, dhe kritikon me vend, qe në fillim, atë që tashmë populli shqiptar e ka denuar rënd:

“Diktatura komuniste në Shqipëri për 50 vjet i mori shumëçka popullit  shqiptar por nuk ia mori shpirtin dhe ai mundi ta mbajë tl ndezur kandiline tri besimeve fetare.”

Ai në vazhdim të fjalës së tij vlerësoi se nderimi i faktoreve shqiptare jashtë atdheut, i kishave, xhamive dhe teqeve, janë vepra të përbashkta solidariteti të vëllazërve shqiptar të tri besimeve “ ku dhe jashtë atdheut deshmojnë se jami një trup i pandarë ”.

Imami Isai e përfundoi fjalën me këtë urim:

 

“ Uroj që ky gurthemeli të kryej misionin shpirtëror e kombëtar, të bëhet vend vëllazërimi e bashkimi për mbarë gjakun shjqiptar. Uroj që patriotet e ndershem të bashkohen për të shpetuar popullin shqiptar nga robëria për të ngritur Flamurin e Skenderbeut në Shqipërinë etnike…”(Ilyria, 5 Dhjetor, 1995).

Në demonstraten madhështore që u zhvillua në Washington para Shtepisë së Bardhë, ku moren pjesë mijëra bashatdhetar, udhëheqësit shpirtëror të tri  besimeve, Dom Pjeter PopajImam Isa Hoxha dhe At Arthur Liolin, për afër dy muaj u angazhuan në organizimin e demonstratës dhe bashk me të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane e kurorëzuan me sukses demonstraten në fjalë. Mesazhet e të tre përlatëve tonë ishin ndër më të prekshmet. At Arthur Liolin pohon se “Bota dhe Ballkani nuk do të gjejnë paqe për sa kohë qe shqiptarët e Kosovës menjanohen e harrohen .” Dom Pjeter Popaj për zërin e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi thotë: “Zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Imam Isa Hoxha me mesazhin e tij: “ Na thrret zëri i atdheut”, thotë ndër të tjera:

“ Zëri ynë është zëri i shqiptarëve te djegur nga malli për atdheun, zëri i mërgimtarëve qe thrrasin për lirimin e tokave tona të pushtuara. Ky zë nuk u shterr tash një shekull për pavarësinë e Shqipërisë, nuk do të ndalet deri sa Kosova të jetë e lirë dhe deri sa Shqipëria të bëhet ashtu siç duan vet shqiptarët. Ne nuk duhet të harrojmë sakrificat qe po bëjnë shqiptarët në Kosovë, veçanerishtë pas vitit 1981, kur tanket serbe përgjakën rrugët dhe sheshet e Kosovës dhe të trojeve tona për rreth. Nuk duhet të harrojmë 10 majin, demonstraten madhështore të organizueme në Washington dhe New York në mbështetje të rinisë kosovare, luleve qe ranë viktimë e rmikut tonë shekullor serb, vetem pse kërkonin lirinë. Është e drejtë e çdo shqiptari për të luftuar për të drejtën e vet njerëzore dhe kombëtare dhe është detyrë qe na shtron edhe i Madhi Zot qe t’u dalim në ndihëm vëllazërve tonë në atdhe për liri ”. (Ilyria, 26 Mars, 1996).

Imam Isa Hoxha shihet në fotografi të ndryshme në tavolinën e nderit apo duke diskutuar hallet e Shqipërisë etnike me përsonalitete drejtuese të çështjes shqiptare si presidentin Rugova apo ata të Shqipërisë demokratike, është fjala para ardhjes së socialistëve greko-komunist në pushtet. Figura shtatmalsorit të veshur me uniformen e  klerikut musliman gjithashtu është dalluese në faqet e shtypit tonë. Ai është në krye të demonstrarave, simpoziumeve, ceremonive dhe protestave të fuqishme të zhvilluara në New YorkWashington, Tiranë, etj.

Gjatë qeverisë  demokratike të Shgqipërisë, pas rënjes të regjimit komunist të Ramiz Alisë, hapen dyertë e misionit shqiptar pranë OKB-së. Komuniteti shqiptar pas 40 vjetësh filloi t’a ndiente veten te nderuar me këtë mision dhe ti shikonte si-vëllazër zyrtarët e këtij misioni. Në rast gëzimi e hidhërimi shkembenin vizita. Aty shpesh herë dukej edhe Imam Isa Hoxha.

Ja si e vlerësoi ai këtë mision:

“ Misioni shqiptar me në krye ambasadorin Pllumb Kulla ngriti lartë zërin për Shqipërinë, për Kosovën dhe trojet tjera shqiptare të pushtuara në Ballkan. Ai e kreu këtë detyrë me dinjitet e ndershmëri…”. (Pjesë e fjalimit në mbrëmjen e largimit të  ambasadorit Kulla nga ky mision. Ilyria, 24 Shtator, 1997 ) .

Tani më keq se në përiudhen e regjimit të Enver Hoxhës. Komuniteti shqiptar në përgjithësi dhe kosovarët në veçanti, e shikojnë këtë mision me urrejtje më të thellë se atëherë. Shqiptarët e Amerikës nuk e njollosin veten me qendrimet politike të rregjimit të sotshëm sllavo – grek, i cili erdhi në fuqi me forcën e armëve dhe u vendos në Tiranë nga Greqia. Ky regjim për shqiptarët e Amerikës është më i turpshem se ai i Enver Hoxhës. Ky regjim ka fyer rënd dinjitetin e një kombi të vuajtur dhe e ka këthyer shtetin shqiptar në një koloni greke, shkolla greke prej foshnjores deri në të mesme. Fakte si këto e të tjera nuk mund të mohohen. Ndaj Kosovës ky regjim ka bërë tradhëtinë më të turpshme duke nënshkruar marrëveshje me serbët në përiudhat më kritike të Kosovës, duke vrar midis Tiranës edhe ministrin e saj të Mbrojtjes dhe duke goditur për vdekje luftën e përgjakshme të Kosovës.

Shqiptarët e Amerikës janë fyer në sedër për të gjitha këto dhe në veçanti për fyerjen që ky regjim i ka bërë edhe udhëheqsit të tyre të madh shpritëror, Imzot Nolit. Në universitetin e Korçës, i cili mban emrin e Fan Nolit, është inagurua biblioteka greke me ceremoni zyrtare të drejtuar nga ministri Milos (është fjala për P. Milon). Tradhëtit e kësaj shkalle nuk mund të justifikohen nga asnjë shqiptar i vërtet.

Një prej kontribuesëve në organizimin kryesor për përgaditjen e Meshes Përkujtimore për Nënë Terezen, 2 Nëntor 1997, ishte edhe Imam Isa Hoxha. Ai e shikonte si detyrë të lartë nderimin e Nënë Terezes dhe kërkonte përgaditje sa më të mirë për meshen përkujtimore:

“ Është detyrë fetare dhe kombëtare për të gjith bashkatdhetarët tonë, që si vëllëzër të një gjaku qe jemi te nderojmë Nënë Terezen, e cila në jeten dhe vepren e saj dha një shembnull konkret çfarë duhet të jetë dashuria për Zotin dhe njeriun. Nënë Trereza si bijë e Kombit shqiptar dhe nënë e mbarë njrzimit shtoi krenarinë tonë kombëtare, prandaj pjesëmarrja sa më e madhe në meshen përkujtimore, është jo vetëm nderë e krenari por edhe obligim kombëtzar. Kështu ne do të deshmojmë bashkim in dhe vëllazrimin tonë kombëtar, një veçori qe e ka shquar kombin tonë nder shekuj dhe e ka ruajtur qenjen tonë kombëtare nëpër fortunat e historisë.” (Ilyria, 29 tetor 1997).

Ditën e djelë, me 2 Nëntor 1997 u mbajtë mesha përkujtimore për Nënë Terezen në Katedralen “Saint Patrick” në Manhattan. Kjo Katedralë është një nder Kishatë më të mëdha të New Yorkut qe zënë mëse 4000 njerëz mbrenda. Atë të djelë historike, Katedrala ishte plotë shqiptarë dhe jashtë dyerëve të saj kishin mbetur qindra të tjerë.

“ Të huajtë që mblidheshin rastësisht në Katedralë si besimtarë apo turistë, ka të ngjar të jenë habitur dhe të pyesin veten ç’po bëhet këtu, kur në Altarin e një tempulli katolik panë të ngjitej një klerik muslman. Për shqiptarët që janë edukuar me tolerancë fetare, raste të tilla janë krejtësisht të kuptueshme, madje edhe të admirueshme sepse Nënë Tereza iu përket të gjithë shqiptarëve. Lutja e Imam Isa Hoxhës kushtuar Zotit për Nënë Terezen, dhe thirrja e tij drejtuar bpopullit shqiptar dhe udhëheqësëve të tij te ndjekin shembullin e Nënë Terezes për të jetuar mnë paqe e harmoni qe sa emocionale aq edhe kuptimplotëte.” (Dielli, dhjetor 1997.)

Nga altari i kësaj Katedrale të famëshme botërore, ku zakonisht predikojnë fjalën e Zotit vetëm klerikët katolik, Imam Isa Hoxha tha dhe këtë:

“ Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nga regjime diktatoriale, pikërishtë në Kosovë në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ne nuk duam t’ia kthejmë shpinën popullit shqiptar. Ne duhet të sigurojmë integritetin e atdheut të Nënë Terezes dhe ky integritet duhet të jetë real dhe jo transparent ”.(Ilyria, 7 nëntor,  1997).

Me rastin e vrasjes te deputetit Azem Hajdari, demokrat i shquar, udhëheqës i ashpër i fushatës antikomuniste në Shqipëri dhe mbështetës i pakompromis i luftës çlirimtare të Kosovës, gazeta “Ilyria” solli një faqe me titull: “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan Denon Vrasjen e Azem Hajdarit”, Imam Isa Hoxha iu përgjegj denimit të kësaj vrasje:

“ Vrasja e deputetit Azem Hajdari është tepër e dhimbëshme, një humbje e madhe swi për familjen ashtu edhe për Kombin shqiptar. Kjo vrasje është akt tragjik me situatën e rëndë në të cilën ndodhet kombi ynë. Është tragjike sidomos prapaskena dhe motivet politike të vrasjes të deputetit Hajdari, qe s’është tjetër por një vrasje e porositur nga qarqe të errta antishqiptare, një vrasje e denuar nga robi dhe nga Zoti. Destabilizimi i Shqipëlrisë nuk ka fiklluar tashi.  Ai ka filluar dhe po vazhdon që nga vitit 1997, kur me dhunë u rerenuan institucionet e shtetit, kur vendi u soll buzë katastrofës, kur u vranë mijra shqiptar të pafajshëm, vrasje këto që po vazhdojnlë edhe sot e kësaj dite. Ekonomia në vend se të ecte përpara ra përtokë, korrupcioni dhe grykësia  qeveritare mori përmasa tragjike. Të gjitha këto kaluan me arrestime, akuza,  kërcnime dhe së fundit me vrasjen e deputetit Hajdari dhe të shoqëruesit të tij, si shenjë hakmarrjeje  ndaj opozitës e cila ka ngritur zërin lartë për të gjithë fatkeqësinë qe i solli vendit pushteti aktual komunist. Prandaj, kërkojmë ndihmen e Zotit, bashkimin e popullit, për hir të situatës qe ka rënduar atdheun tonë edhe për hir të Kosovës.” (Ilyria, 19 shtator, 1998).

Imam Isa Hoxha, edhe sot, si katër dekada më parë, me energji të pashterrura vazhdon misionin e tij në sherbim të Fesë dhe të Atdheut. Për të, atdhe është vetëm Shqipëria etnike e kuptimit të rilindasëve tonë.

*). SHENIM I SHKURTË BIOGRAFIK:  Isa Hoxha  lindi me 25 Maj 1918 në Bytyç të Malësi të Gjakovës – rrethi i Tropojës.   Mësimet fillestare i kreu në Tropojë, ndërsa një vit në Medrezen e Madhe të Gjakovës. Vitet tjera të mësimeve i vazhdoi në Medrezen e Tiranës. Ai rrjedh nga familja e njohur e Hoxhëve të Bytyçit;   Familje fetare atdhetare,  e cila që nga Lidhja Historike e Prizrenit (1878), ka qenë në ball të lëvizjeve kombëtare.  Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja e  Hoxhëve të Bytyçit angazhohet me armë në dorë në Levizjen e Kreyezive të Gjakovës, në përpjekje për çlirimin e atdheut nga pushtuesitë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Me ardhjen e komunizmit në fuqi, kjo familje e madhe përjetoi përsekutimet më çnjerzore të cilat mund të përshkruhen vetëm në vëllime shkrimesh. Në vitin 1949 Imam Isa Hoxha  arratiset në Jugosllavi,  ku  për 10 vjet të qendrimit në atë vend kalon një jetë shumë të vështirë, me  transferime të vazhdueshme nga një vend në tjetrin.  Me 1959 emigron në Itali dhe jetonë tre vjet nëpër kampet e refugjatëve.  Me 1962me ndërhyrjen e Komitetit “Shqipëriua e Lirë”, emigron në SH.B.A., dhe vendoset me banim në New York. Për katër dekada, veprimtaria e tij fetare,  arsimore,  atdhetare,  kulturore dhe kombëtare ishte e panderprer. Ai është autor i shumë studimeve fetare – filozofike të botuara në revistën “ Perpjekja Jonë ”, organ i Qendres Islame Shqiptaro  Amerikane për New York dhe New Jersey, themeluar me inisiativën e tij dhe të Imam Sali Myftisë. Imam Isa Hoxhaishte përsonalitet i nderuar dhe respektuar, krah-pëprkrah me Imam Vehbi IsmalinBaba RexhebinMsrg Zef Oroshin dhe At Arthur Liolinin. Me këtë figurë të shquar të mërgatës politike shqiptare kam zhvilluar disa intervista për emisionin e “Zerit të Amerikës” në gjuhën shqipe. Me të kam pas  bashkëpunim të ngushtë dhe kam ndihmuar me shkrime të ndryshme revistën, “Përpjekja Jonë”.

Imam  Isa Hoxha ndrroi jetë në shtëpinë e tij në Old Tapan, West Wood, New Jersey, me 20 Tetor, 2001.

Shkrimi i mësipërm: IMAM ISA HOXHA VAZHDIM I IDEALEVE TË RILINDJES TONË KOMBËTARE”,  është botuar në revistën “Përpjekja Jonë”Nr. 21-22, Tetor 1998, fq. 182.,  me pseudonimin tim,  Burim Ali Gusija. 

 

 

 

 

 

 

 

Shqiptaro-amerikani Istref Haxhosaj, shoqërues i turistëve në Uashington

VOA

Uashingtoni pret çdo vit miliona vizitorë amerikanë e të huaj. Në shumë raste turistët angazhojnë një guidë që u shpjegon atyre historikun e kryeqytetit amerikan dhe i shoqëron ata në disa nga pikat më të njohura. Siç njofton gazetari ynë Burim Goxhuli, një nga shoqëruesit e turistëve në Uashington është shqiptaro-amerikani Istref Haxhosaj, i cili e ushtron këtë profesion nga viti 2013. Ai ndau me ne disa nga pikat e tij të preferuara për të vizituar në Uashington.

Në Memorialin e Luftës së Korpusit të Marinsave në Arlington të Virxhinias ndodhet një nga statujat më të njohura amerikane: marinsat që ngrejnë flamurin në ishullin japonez ‘Iwo Jima’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, një vepër që nderon të gjithë marinsat amerikanë që dhanë jetën për vendin.

Shqiptaro-amerikani Istref Haxhosaj, shoqërues turistësh në Uashington, thotë se zakonisht i fillon nga këtu takimet e tij me vizitorë.

“Sepse kjo ka një domethënie të madhe për lirinë e Amerikës dhe mbarë botës. Ushtarët amerikanë kanë luftuar për liri. Marinsat amerikanë dhe gjithë ushtarët amerikanë nga degët e tjera kurrë nuk janë ndalur duke luftuar për liri. Është shumë me rëndësi të fillojmë këtu, sepse këtu fillon edhe mirëqenia dhe liria jonë si popull” – thotë zoti Haxhosaj për Zërin e Amerikës.

Zoti Haxhosaj erdhi në Shtetet e Bashkuara pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, ndërsa u bë pjesë e industrisë së turizmit më 2013.

Për më shumë se një dekadë ai thotë se ka pasur më shumë se 4 mijë grupe private me turistë. Zoti Haxhosaj thotë se në shpjegimet e tij gjithmonë e thekson edhe lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Ju tregoj amerikanëve se nga vij dhe kush jam. Ju tregoj amerikanëve se unë jam këtu sot për shkak të ndërhyrjes së ushtarëve amerikanë më 1999, përndryshe nuk do të isha këtu, apo nuk do të isha gjallë. Ju them se mbijetesa e popullit të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan është e lidhur drejtpërdrejt me ndërhyrjen amerikane. Kështuqë unë ju tregoj amerikanëve një histori që shumë pak e dijnë për ndërhyrjen në Kosovë// Unë kam ardhur nga një vend i vogël me mundësi shumë të vogla. Mezi kam folur gjuhën angleze kur kam ardhur këtu. Kam kuptuar, mund të lexoja dhe shkruaja, por shumë pak. Në Amerikë mundësitë ishin të pakufizuara. Më është dhënë mundësia që të shkoj në kolegj, më është dhënë mundësia të punoj, kam bërë punë të ndryshme derisa fillova këtë profesion. Kjo është gjëja e dytë që ju tregoj amerikanëve, sidomos të rinjve, sepse shumica prej tyre e marrin si të mirëqenë jetën në Amerikë” – thotë zoti Haxhosaj.

Zoti Haxhosaj thotë se njohuritë e tij mbi historinë e Amerikës nuk vijnë vetëm nga shkolla.

“Por edhe duke jetuar këtu. Sepse historia e Amerikës është në çdo rrugë të Uashingtonit, çdo ndërtesë, kështu që pasioni im rritet çdo ditë këtu” – shton ai.

Një nga ndalesat e preferuara të zotit Haxhosaj është Katedralja Kombëtare në Uashington, ndërtimi i së cilës nisi më 1907, ndërsa përurimi i objektit të stilit gotik u bë në fillim të viteve 90.

“Katedralja kombëtare është gjithëpërfshirëse. Ka filluar si episkopale, që është një degë e krishterimit, por tash është gjithëpërfshirëse. Kjo tregon edhe tolerancën fetare dhe lirinë e shprehjes në SHBA. Kur ndodhi 11 shtatori kjo kishë ka qenë e hapur për të gjithë. Kur ndodhi një sulm në Zelandën e Re në xhami, ku u vranë disa mysimanë, kjo ka qenë e hapur për të gjithë myslimanët. Kur pati një sulm në një sinagogë në Pitsburg në Amerikë kjo kjo ka qenë e hapur për të gjithë hebrenjtë” – thotë ciceroni Haxhosaj.

Në këtë katedrale ndodhet edhe varri i presidentit të 28 amerikan.

“Këtu jemi pranë varrit të njërit nga presidentët më të dashur amerikanë, Woodrow Wilson. Ai ka qenë president gjatë viteve të para të 1900-ës, gjatë Luftës së Parë Botërore. Ka qenë një njeri që ka besuar në kombet e vogla demokratike, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Pranë varrit të presidentit Wilson ndodhet edhe vula e presidentit amerikan, e cila ka shqiponjën njëkrenarëshe dhe frazën latine ‘e pluribus unum’ që do të thotë prej 50 shteteve, gjashtë territoreve, dhe njerëzve nga e gjithë bota, shteti amerikan është një komb” – thotë zoti Haxhosaj.

Shtëpia e presidentëve amerikanë është një nga pikat më të njohura turistike në Uashington, me gati 890 mijë vizitorë vitin e kaluar. Zoti Haxhosaj flet mbi përshtypjet e vizitorëve pasi shohin Shtëpinë e Bardhë.

“Zakonisht njerëzit kur vijnë këtu fokusohen në madhësinë e Shtëpisë së Bardhë. Shumë nga ta mendojnë se presidentët duhet të kenë një shtëpi shumë të madhe dhe zhgënjehen në shumë raste, sepse nuk u duket mjaftueshëm e madhe. Por, ideja e demokracisë, ideja e Amerikës, ka qenë që kjo është jo vetëm shtëpia e presidentit por shtëpia e popullit amerikan. Pra fokusi nuk ka qenë tek individi, por institucionet demokratike. Ideja ka qenë që të jetë e thjeshtë e bukur” – thotë zoti Haxhosaj.

Një tjetër ndalesë e rëndësishme në kryeqytet, sipas zotit Haxhosaj, është ndërtesa e Arkivit Kombëtar, vendit ku ruhen dokumentet më të rëndësishme që kanë vendosur themelet e Shteteve të Bashkuara.

“Kjo ndërtesë ka përfunduar më 1935. Çdo dokument i rëndësishëm amerikan përfundon në harkun publik këtu. Këtu ruhen dokumente të rëndësishme. Një prej tyre është dokumenti i NATO-s, brenda atje mund të gjesh një kopje të deklaratës së pavarësisë më 1776, një kopje të ‘bill of rights’ (karta e të drejtave) që ka qenë kushtetuta e parë e Amerikës, po ashtu këtu është edhe vetë kushtetuta e Amerikës” – shpjegon zoti Haxhosaj.

Ndërtesa e Kongresit, Monumenti i Uashingtonit, ai i Linkolnit, Memoriali i Luftës së Dytë Botërore dhe kompleksi i muzeume Smithsonian janë po ashtu në listën e pikave kryesore për vizitorët e kryeqytetit.

Gjatë vitit të kaluar Uashingtoni priti gati 25 milionë vizitorë, 17 për qind më shumë krahasuar me vitin 2022.

Shqiptaro-amerikani Vatan Cana dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

VOA

Një prej dëshmitarëve në vendngjarje ishte shqiptaro-amerikani Vatan Cana. Ai ka regjistruar disa pamje gjate kohës së sulmit. Zëri i Amerikës u lidh me të para disa orësh për të treguar atë që ka pare.

Ai i tregoi gazetares Garentina Kraja për skenat kaotike pas të shtenave, përfshirë pamjet e zotit Trump të plagosur ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes.

Përshkrimi i asaj që ka parë

“Kemi qenë disa shokë, kemi shkuar nga Nju Yorku deri në Butler. Kur shkuam aty, ka patur goxha njerëz, komunikacion rrugës, ka pasur sigurim shumë, shumë të madh. Derisa kemi hyrë në tubim brenda kemi kaluar nëpër sigurim. Na i kanë kontrolluar të gjitha, edhe trupin edhe çfarë kemi patur me vete. Kur hymë brenda, shkuam më përpara, të them të drejtën ndoshta kemi qenë rreth 100 feet (rreth 30 metra). Duke incizuar, për një moment kemi dëgjuar 2-3 plumba që erdhën nga ana e djathtë e Trumpit, por nga ana e majtë e jona. Ka qenë një fakt shumë interesant se kur kanë shku plumbat, një nga hidraulikët (“fork-lifts”) që i kanë ngritur lart altoparlantët, i ka mëshuar hidraulikut dhe kur plumbi i ka mëshuar aty, ne kemi menduar që “fire department” (zjarrfikësit) e kanë gjuajtur me ujë “shooter” (sulmuesin), por fluidi (lëngu) ka rënë gjithkund, nëpër publik. Pas asaj kemi dëgjuar edhe 2-3 shots (të shtëna) tjera. Kur ka ndodhur kjo, i gjithë tubimi ka rënë poshtë në tokë. Gjithë populli ka rënë poshtë në tokë. Secret Service (shërbimet sekrete) na thonin “uluni poshtë, uluni poshtë”. Me një moment jemi ngritur të gjithë, por sa jemi ngritur, një tjetër nga secret service (shërbimet sekrete) na thoshte rrini poshtë se mund të ketë një gjuajtje tjetër. Kur populli e ka dëgjuar atë fjalë, të gjithë kanë filluar të vrapojnë, filluan të qajnë. Kishte fëmijë, njerëz. Ka qenë një skenë shumë e frikshme se nuk dihej se çfarë do të ndodhte tjetër”.

Regjistrimi me video i sulmit

“Duke qenë i Kosovës, në luftë do të thotë, e kam vërjetur që kanë qenë plumba. Një shoku im, Steve nuk besonte. I thosha, Steven ulu poshtë. U çova dhe thashë, ta incizoj, ta shoh ç’ka po ndodh. E nxora telefonin, vetë e pashë Trumpin. Edhe kur u ngrit (Trumpi) e pashë që kishte gjak. U thashë shokut tim, “They got him”, do të thotë e kanë kapur (e kanë qëlluar), por nuk dinim sa keq ishte situata. U mundova ta mbaj telefonin sa ma drejt që është e mundur. Pastaj ka ardhur një helikopter, më duket që e ka dërgu Trumpin në një spital aty të afërm. Por do të thotë ai momenti ka qenë diçka shumë interesant, se Trumpi kur u (ngrit), u thoshte atyre “prisni, prisni” në anglisht. U ngrit dhe e bënte “fist bump” (grushtin). Nuk e di si e ka patur atë kurajo, si e ka bërë atë punë dhe kur e çoi grushtin lart krejt populli u gjallë dhe krejt bërtisnin “Trump, Trump”, “USA, USA”. Por në atë moment, secret service (Shërbimet Sekrete) tha ka mundësi të jetë edhe një gjuajtës i dytë. Aty pastaj filloi paniku, filluam të vrapojmë. Të gjitha barridakat përtoke.

Filluam të vrapojmë. Njerëz duke qarë, gra me fëmijë të vegjël, filluan të gjithë të qajnë, filluam të vrapojmë… Duke ikur nga vendi, shkuam aty ku ka qenë sulmuesi. E kam edhe nje video nga aty, ku ka qenë ushtria, secret service (shërbimi sekrete) duke u përpjekur të ngjitej në çati. U bllokuan rrugët dhe nuk lanë asnjë gjë te shkoje prapa dhe filluam të ecim drejt aeroportit, rreth12 kilometra, sepse nuk kishte as taksi, asgjë.

Ndikimi i ngjarjes

“Duke patur parasysh gjuajtjet në masë qe ndodhin në Shtetet Bashkuara, e ndjen një ndjenjë çfarë do të ndodhë tani. E para mori fund, por ne frikesoheshim mos kishte ndonje sulmues tjeter. Ështe një ndjenje shume interesante, si e luftës që e kemi perjetuar në Kosovë… Nuk mund ta besonim që kjo po ndodh. Por ndërkohë e kuptonim që kjo ka ndodhur. Kam pasur edhe ndoshta për 20 minuta sepse nuk arrita ta besoja që isha edhe unë aty”.

Dr. Anna Kohen’s ‘The Flower Of Vlora’: A Prominent History From The Land Of Eagles Nga Peter Tase

The Albanian Communist regime (1945-1990) has sparked a gust of heated debate pertaining to a series of publications that are written in the last 33 years by Enver Hoxha’s henchmen, Qemal Lame (whose political asylum in Germany has emboldened his desire to disinform) and other surrogates that have revived the silhouette of communist concentration camps with their highly varnished autobiographies and stories.  In the last three decades Tirana has been saturated with books and memories that further increase the gloominess of its communist past; considering that Karl Jaspers’ Metaphysical Guilt and Responsibility is not taken into account, let alone having the capacity to reveal the deeper truth about themselves. [1]

Even though many years have passed since the fall of the Berlin Wall, metaphysical guilt is not reflected in any works of literature focused on communist Albania, published after 1990 by the top brass of communist regime.  Before this dramatic situation and lack of consciousness that makes each co-responsible for every wrong and every injustice in the 45 years of brutal communist rule, especially for crimes committed in their presence or with their knowledge; reminds us Hannah Arendt’s (1906-1975) “the banality of evil,” which brings into the limelight the character in Albert Camus’s novel “The Stranger” (1942), who randomly and informally kills a man, but then afterwards feels no remorse. [2]

In 2022, Dr. Anna Kohen, DDS, born in Vlora, Albania, published a highly acclaimed memoir: “The Flower of Vlora: Growing up Jewish in Communist Albania” (Holocaust Survivor True Stories); a masterpiece that encompasses a series of substantial elements that emanated in a communist society.  “Flower of Vlora” is a bouquet of Kohen’s genuine encounters and hardships in post-World War II Albania; where she grew up in a small community of Romaniote Jews that were saved from Nazi forces by a family of Muslim Albanians.  Dr. Kohen and her family have experienced personally the hardships of the communist dictatorship; she is perhaps the only writer, foreign and domestic, that has written with candor, courage, wisdom and fortitude about the ruthless communist regime of Albania; intertwining important sequences and events of Albanian history during WWII. While in the aftermath of post – communism, misery of life in Southeast Europe under socialist dictatorships can fade from our collective memory, in Dr. Kohen’s admirable writing style, emerges as the fulcrum of Albanian brutal communist legacy; her suffering representing, serving as a mirror image, of the socio-economic reality that had succumbed thousand, many thousands of families in isolated Shqipëria (the modern name of Albania, called by the local population, meaning “Land of Eagles”).

In the introduction of Dr. Kohen’s book, Saimir A. Lolja (in May, 2021) writes about Jewish families being rescued and sheltered with warmth by Albanian families:

“The story of Jews in Albania and their total salvation by Albanians during WWII—after all, not a single Jew in Albania was murdered by the Nazis—is an example of how Albanians came together to survive the war without giving up their Jewish neighbors to the Nazis as happened in so many other European countries. Albania saving its Jews is worthy of singular praise, and has left a lasting positive legacy for the small country in its international relations. The story of Albania and how it saved its Jews radiates an important lesson about responsibility and humanity… Albanians practicing Besa rescued Jews throughout the Holocaust and at other times in the 20th century. They saved captured soldiers of the Austro-Hungarian Army in 1917 and the Italian Army in 1943. They cared for Greek citizens and wounded soldiers in WWII and following the Greek Civil War.”

Dr.  Saimir A. Lolja, continues: “Albania was a warm sanctuary for Albanians expelled by Serbs from Dardania (Kosovo Polje) in 1998-1999. That Besa is unique to Albania and is not derived from Islam is underscored by Muslim Bosnia, where Jews were not saved during the Holocaust.

In Albania, Jews were dispersed and sheltered in organized safe houses by neighbors who knew what they were doing, who cooperated together, who did not spy on one another, and who were assisted by Albanian officials…Anti-Semitism was well-established in neighbouring Serbia before WWII and encouraged by politicians, military officers, and the Serbian Orthodox Church. It flourished during the war. On January 20, 1942, a meeting of senior Nazi officials took place in the Berlin suburb of Wannsee. Called the Wannsee Conference, it specifically decided to complete “the final solution to the Jewish question.” It decided the number of Jews that should be exterminated in each of the European countries.”

Dr. Kohen, as a prolific writer, highly acclaimed in international audiences has shared with us the hardships of Albanian society with the same passion, style and dedication that draws the antithesis of the Roman god Janus, king of Latium, who was possessed of two faces, one pointing toward the future and one looking backward into the past, and as Benjamin Kunkel, of the New Yorker would say: “it is tempting to imagine that these faces must also have worn contrasting expressions, one brighter and hopeful, the other rueful or even aghast.” In Dr. Kohen’s narrative is revealed Albania’s true and sole face of generosity and Besa; indispensable values – ingrained within the Albanian society – that even a totalitarian regime and today’s smothered transitional democracy are unable to contain.

References:

[1] https://www.redalyc.org/journal/6945/694574425008/html/#:~:text=Jaspers%27%20call%20to%20acknowledge%20guilt,%E2%80%9D%20(2000%3A%2030)

[2] https://www.aier.org/article/hannah-arendts-chilling-thesis-on-evil/?gad_source=1&gclid=EAIaIQobChMI8Mq25rKWhwMVEzgIBR0VDQjjEAAYAiAAEgLRrfD_BwE

https://oralhistorykosovo.org/wp-content/uploads/2016/12/AGIMVINCA_ENG_FINALE.pdf

https://www.amazon.com/Flower-Vlora-Communist-Holocaust-Survivor-ebook/dp/B0B4DW51C8/?_encoding=UTF8&pd_rd_w=u1Mvb&content-id=amzn1.sym.f911c8db-3a2b-4b3e-952f-b80fdcee83f4&pf_rd_p=f911c8db-3a2b-4b3e-952f-b80fdcee83f4&pf_rd_r=141-8494629-9003410&pd_rd_wg=JAixz&pd_rd_r=c05dec83-8725-4f5a-a920-466cbf12d4de&ref_=aufs_ap_sc_dskhttps://www.theguardian.com/books/2010/feb/18/andrei-platonov-robert-chandler


Send this to a friend