Lideri i shquar pro-lirisë në Kashmir, Syed Ali Geelani, ka ndërruar jetë sot në moshën 91-vjeçare, konfirmoi zëdhënësi i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai ka ndërruar jetë rreth orës 10:00 të mbrëmjes sipas kohës lokale (1630GMT), thuhet në një deklaratë të shkurtër në Twitter.
Geelani vuante nga shumë sëmundje dhe gjendej në arrest shtëpiak në pjesën më të madhe të jetës së tij që nga viti 2010, kur Kashmiri i administruar nga India ishte skenë e një kryengritjeje masive kundër Indisë.
Udhëheqësi veteran i Kashmirit filloi karrierën e tij politike si anëtar i Jamaat-e-Islami, dhe më vonë u bashkua me Konferencën e Të gjitha Partive Hurriyat, një përzierje e më dhjetëra grupeve pro-lirisë në Kashmirin e administruar nga India që kërkojnë vetëvendosje.
Më vonë, së bashku me një udhëheqës tjetër të lirisë në Kashmir, Muhammad Ashraf Sehrai, i cili vdiq në fillim të këtij viti në paraburgim, Geelani themeloi grupin Tehreek-e-Hurriyat.
Komentet