Fansat e Cohen janë mbledhur para shtëpisë së tij në Montreal, qytetin e lindjes së tij, ku ndezën qirinj
TRENTON – Kompozitori dhe këngëtari kanadez Leonard Cohen, autor i hiteve të përjetshme “Hallelujah”, “Suzanne” dhe “Bird on a Wire”, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, ka konfirmuar djali i tij. “Babai im ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Ai shkroi deri në momentet e tij të fundit me sensin e tij të veçantë të humorit”, theksoi Adam Cohen.
Ai u bë i famshëm me zërin e tij të thellë, ndërsa ishte inspirim edhe i shumë muzikantëve të mëdhenj si Bob Dylan dhe R.E.M. Në fillim të këtij viti ai ishte në një turne, kurse muajin e kaluar publikuar albumin e tij të fundit “You Want It Darker”. Adam Cohen tha se babai i tij u nda nga jeta me ndjesinë se kishte bërë një nga albumet më të mira.
Fansat e Cohen janë mbledhur para shtëpisë së tij në Montreal, qytetin e lindjes së tij, ku ndezën qirinj. aa
Komentet