Aktorja italiane ishte 71 vjeçe dhe prej disa kohësh ishte e sëmurë
VOAL- Eleonora Giorgi (Eleonora Xhorxhi) ka ndërruar jetë të hënën pranë fëmijëve dhe njerëzve të saj të dashur. Këtë e ka bërë të ditur familja e aktores italiane, shumë e njohur në vitet ’70 dhe ’80. Ajo ishte 71 vjeçe dhe prej disa kohësh ishte e sëmurë rëndë.
E lindur në vitin 1953, gjatë karrierës së saj të gjatë ajo ka punuar me kineastë si Giuliano Montaldo, Alberto Lattuada dhe Damiano Damiani. Më pas ajo u dallua edhe në frontin e komedisë, duke luajtur me aktorë si Carlo Verdone dhe Renato Pozzetto.
Në vitet 1990 dhe 2000, karriera e saj e aktrimit u përqendrua kryesisht në televizion, ku mori pjesë në disa drama të suksesshme, si “Vdekja e një magjistareje”, “Lo zio d’America”, “I Cesaroni”.RSI