Vranisht: 15.05.1952 – Tiranë: 16.12.2024 -Vranisht: 17.12.2024
Të nderuar pjesëmarrës në këtë ceremoni mortore kaq të ligsht!
Ra dhe lisi i katërt i babë Karafil Mingos dhe nënë Selime Hysenes…
Dje, të hënën e 16 dhjetorit 2024 në spitalin e Tiranës, në moshën 72-vjeçare, ra, për të mos u harruar kurrë, i paepuri i Vranishtit e na lëndoi zemrat, se mbylli sytë trimi që qëndroi burrërisht ndaj sëmundjes së papritur, trimi që luftoi si hero ndaj padrejtësive. Ra e la pas Feron – këtë amazonë aq të përkushtuar ndaj tij. Ra e la dy motrat: Mexhite Canodemaj Ribaj dhe Dudë Canodemaj Ramadani, shumë të lënduara në gjak në shpirt e në kockë për vëllain e vogël me merak të madh… La pas nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa, miq e shokë, dashamirës të shumtë, që sot po e përcjellim me pikëllim, lot e keqardhje. Kishin kaq kohë që e prisnin vëllezërit, pranë prindërve…
Kanan Karefil Canodemoj ka lindur më 15 maj 1952, në periferi të Vranishtit, në Gryka. Dy prindërit e tij, Karefil Mingo Canodemoj dhe nëna Selime Hysen Hibraj (Canodemoj), ishin njerëz të thjeshtë, të rritur bonjakë, por shumë patriotë, të drejtë, të ndershëm, humanë dhe të dashur, të cilët lindën, edukuan dhe rritën 8 fëmijë shumë të mirë: Alushin, Sulejmanin, Mersinin, Selimin e pafat; e pesta ishte vajza e madhe Mexhitja, fëmija i gjashtë Enveri tragjik; fëmija tjetër, e shtata ishte vajzë – mësuese Duda dhe Kanani, që përcjellim sot për në banesën e fundit qe fëmija i tetë e i fundit. Unë nuk do të bëj biografinë e Kananit, se ju e njihni mirë e unë kam shkruar për të sa e sa herë, pasi më ka pasur redaktorin e tij besnik në të 5 librat e botuar, por do të ndalem në nja dy cilësi, vlera e virtyte të tij, ku spikati jo vetë si ushtarak i talentuar në specialitetin e vështirë të Zbulimit, por, së pari, si njeri me cilësi të larta shoqërore. Si oficer karriere, ai i ngjiti shkallët hierarkike vetëm me ndershmëri profesionale e zotësi, deri në funksionin e Shefit të Zbulimit të Divizionit në Peqin apo si Zëvendës Komisar i Brigadës së Ishullit të Sazanit.
Në vitin 1976 fejohet me Feride Sabri Skëndomemoj dhe një vit më vonë, në vitin 1977 martohen dhe formojnë familjen e tyre të pastër, të bukur, fisnike…
Akademisti Kanan Canodemaj, në vitin 1997 emigron me familjen në Athinë – Greqi, ku punoi me djersën e ballit dhe u kthye me familjen në Atdhe në vitin 2012, mbas 15 vjetësh emigracion. Në vitin 2017 doli në pension dhe, sa rrojti, qe një zotni burrë, i mprehtë, i vërtetë, parimor, polemist, por po aq dashamirës.
Veprimtarinë e tij krijuese e ka filluar herët me vjersha, që në shkollë në fshat, të cilat i përmblodhi në vëllimin poetik “Gurrë Nostalgjie”, me 60 vjersha, që e botoi në vitin 2012, me rastin e 60 vjetorit të lindjes. Emigracioni në dhè të huaj, por veçanërisht humbja para kohe e vëllait të tij Mersinit, ja ngacmuan prirjet e tij krijuese dhe atje filloi të shkruaj, si në poezi dhe në prozë. Krijimtaria e tij e parë është libri monografik kushtuar vëllait të tij Mersinit me titull “Meteori Vranishtit” në vitin 2009, libri dytë është botimi në vitin 2012 të Historikut të fisit të tij me titull “Canodemojt (Mingajt), jeta dhe historia e tyre në shekuj”, i treti libri me vjersha, që cituam; librin e katërt e botoi në vitin 2021, me titull “Skëndomemojt në rrënjët e Vranishtit”, ndërsa monografinë që i dha emër në rrethet intelektuale dhe të studiuesve “Vranishti dhe Hora, bashkë që nga lashtësia”, që është dhe libri i tij i pestë, e botoi në vitin 2022.
Por vepra e tij e veçantë, ndërkohë unikale deri më sot, në njohjen time, është Piktura murale apo Hartopiktura po me të njëjtin titull: “Vranishti dhe Hora, bashkë që nga lashtësia”, vendosur në faqe të murit të shtëpisë së studiuesit ushtarak Kanan Canodemaj në Ujë të Ftohtë, Vlorë. Ajo vjen si një superpikturë në 16 m² dhe është prodhim i dobishëm i një pune sa të lavdërueshme, aq të mundimshme shumë vjeçare e këtij autori të përkushtuar që, sa qe, s’njohu lodhje për të shpalosur të vërtetat e historisë së ndodhur e të jetuar të të parëve në ato troje të lashta, që rrënjët i kanë të thella në legjendat jashtëzakonisht madhështore. Nga shtëpia e tij, atë hartopikturë me shpirtin bujar që e karakterizonte e përjetësoi në faqen e murit në qendër të fshatit Vranisht, si një dhuratë të çmuar për brezat e sotëm dhe ata që do të ngrihen në Vranisht, po aq edhe në funksion të turizmit kulturor dhe historik të atyre trevave magjike me bukurinë që u ka falur natyra dhe traditat më të mira të banorëve që trashëgohen si stafetë nga brezi në brez.
Për Kananin mund të flas shumë e prapë s’i them dot të gjitha, por pa u futur në hollësira, po rikthehem pak tek libri i parë “Gurrë nostalgjie” me 60 vjershërime, ku vërtet vargjet e shpirtit ngjyhen me dashurinë për vendlindjen dhe njerëzit e saj. Janë prekëse sidomos 16 faqet në fund të librit, që vijnë në trajtën e një vjershe të gjatë apo poeme me titull “Rrëfim për njerëzit e drejtë” (refleksione në 60 vjetorin e lindjes), thurur me duf, zemëratë e shqetësim qytetar në Tiranë, në spital të martën e 31 janarit 2012, të cilat ndryshe ishin formatuar për t’u reflektuar nga autori, por ngjarja e befasishme që i ndodhi me shëndetin në ato momente e detyruan t’i transformonte me atë përmbajtje realiste e tronditëse se ishin të vërteta, të sinqerta, pa komplekse e drithëruese, ndërkaq, aty gjejmë jetëshkrimin e tij të deriatëhershëm, pa emocione, por me njohjen racionale të një njeriu të rrahur me vaj e me uthull për gjysmë shekulli e një dekadë ngarkuar. Më shumë se vargje ato janë thirrje për jetën, alarm human për të tërhequr vëmendjen qytetare ndaj atyre zanatçinjve që na shohin si shqerrat kur u biem në dorë për probleme shëndetësore. Pësimi im të bëhet mësim e përvojë për ju – ky është mesazhi që del nga leximi i këtij materiali tronditës. Këto fjalë në vargje janë skaner për mjekët e sotëm, konkretisht për ata doktorë që janë shndërruar në exhelë, në shtriga e shtriganë. Apel për njerëzit më shumë se sa një material artistik është ky poemth social i kohës së sotme.
Kanan Canodemaj, që do të ngelet në kujtesën e fshatit, të miqësisë dhe shoqërisë së gjerë, si një nga djemtë e mirë dhe intelektualë të Vranishtit, një atdhetar i devotshëm që bëri shumë për vendlindjen, jo për t’u dukur, por sepse e ndiente së brendshmi, por na iku para kohe si një meteor dhe na lëndoi. Kjo ikje fatale qe kaq e papritur dhe e pamerituar, shumë e trishtueshme, që na hidhëron të gjithëve.
Fero, Mexho, teze Duda, nipër e mbesa!
Forcë e kurajë!
I dritëroftë kujtimi korrektit Kano!
Në kujtim të dajo Kananit, ju kërkoj të mbajmë një minutë heshtje!
I pa harruar!
Vranisht, e martë, 17 dhjetor 2024
A keni plane? Ne kemi zgjidhjen e kredisë.
Ju merrni hua ndërmjet 2,000 € deri 5,000,000 € për një periudhë prej 1 deri në 15 vjet; interes i ulët nga 2%.
A keni projekte në kokën tuaj?
Keni nevojë për para?
Dëshironi të blini ose ndërtoni shtëpinë tuaj?
Financoni dasmën apo pushimet tuaja?
Blerja e një makine të re apo të përdorur?
Keni një rezervë parash për të paguar faturat tuaja të prapambetura?
Na kontaktoni
Email: [email protected]