At Arthur Liolini, drejtuesi prej dekadash i katerdrales historike shqiptaro-amerikane të Shën Gjergjit në Boston, vdiq të enjten në moshën 80 vjeçare.
At Liolini ishte anëtar i një familjeje me origjinë nga Boboshtica e Korçës që u vendos në Shtetet e Bashkuara dhe ka luajtur rol të rëndësishëm si për çështjen kombëtare shqiptare, ashtu edhe për kishën ortodokse shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
At Liolini lindi në Nju Jork më 19 qershor 1943. Në vitin 1970 ai u dorëzua prift. Në vitin 1975 u bë Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare Ortodokse në Amerikë, ku bëjnë pjesë 12 kisha, një post që e mbajti deri kohët e fundit.
At Liolini luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjet e trashëgimisë së Fan Nolit, i cili themeloi Katedralen e Shën Gjergjit para 115 vjetësh.
Ndiqni përmbledhjen e një kronike nga Katedralja e Shën Gjergjit në prag të Krishtlindjeve të vitit 2019, hera e fundit kur At Liolini u intervistua nga Zëri i Amerikës.