Ndëroi jetë në moshën 92 vjeçare ish komandanti i Aviacionit Shqiptar, gjenerali Edip Ohri, i cili kishte lindur nl Strugë në janar të vitit 1926 kurse tërë jeten e kishte kaluar në Tiranë.
Ishte pjesëtar i familjes fisnike Eirzade- Ohri, pastaj fëmijë i birësuar i Qazim bej Vlorës, djalit të Ismail Qemalit. Shkollën fillore e nisi në Strugë për ta vazhduar pastaj në Shqipëri, duke qenë edhe normalist i Normales së famshme të Elbasanit. Studimet i kreu në shumë Akademi ushtarake të aviacionit.
Nëntëdhjetë vjet, nëntëdhjetë vjet histori për gjeneral Edip Ohri, sepse nga normalja e Elbasanit, është pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacional Çlirimtare bashkë me të vëllaun Dashamirin dhe motrat Edibenë dhe Hyrmeten.
Pas luftës, pas çlirimit të Shqipërisë, Edip Ohri i kushtohet profesionit të ushtarakut, aviacionit, duke u bërë edhe komandant i Forcave Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, për tu shëndërruar në “Legjendën e aviacionit shqiptar”, kolos prej ushtaraku, intelektual, patrioti dhe figure madhore shqiptare.
Pa dyshim se një nga kolosët që ka dhënë Struga, ose fushëgropa e Strugës e Ohrit, krahas emrave të shquar si Hamdi bej Ohri, Zyhdi Ohri, Dr. Myrteza Ali Struga, Dervish Hima, Mustafa Baroti, Nuri Sojliu, Dr.Ibrahim Temo, kësaj liste i duhet shtuar edhe emri i Edip Ohrit, për meritat e tij që ka për Shqipërinë, për shqiptarinë në përgjithësi e bashkë me këtë natyrisht edhe për Strugën.
Ai, me personalitetin e tij, me karakterin, punën, sjelljen, përkushtimin, qëndrimin, vlerësimin e drejtë, vuajtjet, përjetimet gjatë jetës dhe karierës së tij, kurrë nuk ka bërë asnjë veprim që do ta relativizonte Shqipërinë, shqiptarinë dhe Strugën, por gjithmonë ka qënë ballëlartë dhe krenar për Strugën.
Ushtaraku i karierës, Edip Ohri, shumë heret mbetet pa babanë, Inajet Murat Emirzade – që më pas do të ndryshojë mbiemrin në Ohri bashkë me dy motrat e tija, Edibenë dhe Hyrmeten dhe vëllaun Dashamirin, në vitet kur babai i tij, Inajet bej Ohri, ishte emëruar kryetar i komunës ShënVlash të Durrësit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore LNÇsë, Edip Ohri pa hezitim iu bashkangjit formacioneve luftarake të LNÇsë, duke dëshmuar shpirtin e tij liridashës dhe antiokupatorial ndaj tokave shqiptare. Këtë veti, këtë karakteristikë nuk e posedonte vetëm Edipi, por edhe fëmijtë tjerë të Inajet Ohrit, Edibeja, Hyrmetja dhe Dashamiri, që vërteton brumosjen e tyre për ta dashur Atdheun dhe popullin e tyre të lirë.
Edip Ohri, me jetën, punën, veprimtarinë, përkushtimin, profesionalizmin, patriotizmin, nacionalizmin, vuajtjet, përjetimet e shumëllojshme, nuk e nderoi vetëm emrin dhe veten e tij, por nderoi dhe madhëroi e nderoi emrin e familjes Ohri, madhëroi e nderoi emrin e familjes së Ismail Qemal bej Vlora, madhëroi e nderoi Strugën dhe popullin strugan, madhëroi dhe nderoi Shqipërinë, madhëroi dhe nderoi shqiptarinë.
Edip Ohri mbetet një ndër emrat e përveçëm të figurave madhore shqiptare, mbetet kolos në kujtesën e pashlyeshme të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nga ajo që ishte fëmijë i familjes fisnike Emirzade Ohri, e pastaj fëmijë i birësuar i Qazim bej Qemalit, djalit të Ismail Qemal bej Vlorës, nuk ka përfituar asgjë, posikur që nuk kanë përfituar as familjarët e tjerë të Ismail Qemal bej Vlorës. Shumëkush në Tiranë, as nga më të afërmit, nuk e kanë ditur deri para sa kohe, se është birësuar nga Qazim bej Qemal Vlora mbase nga modestia. Mirëpo, rëndësi ka atë që vazhdimisht e ka thënë: se Qazim beu, i ka brumosur dhe i ka edukuar që ta duan popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Këtë amanet Edip Ohri ia ka çuar në vend plotësisht.
Kur është fjala për vendlindjen e tij, për Strugën, Edip Ohri, ky kolos, sa herë që ka folur për për jetën, veprën, arritjet dhe natyrisht edhe për vuajtjet e tija vazhdimisht përsëritë se ndjehet krenar për Strugën dhe popullin e Strugës vazhdimisht shpreheshte: “Kurrë gjatë jetës punës dhe karierës time e tonën, nuk kamë bërë dhe nuk kemi kemi bërë asnjë veprim që do ta relativizonte dhe do ta turpëronte Strugën, por gjithmonë kam qënë dhe kemi qënë ballëlartë dhe krenar për Strugën. Më kanë akuzuar pse kam lindur dhe pse kemi lindur në Strugë, por vazhdimisht kam qënë dhe kemi qënë krenar për Strugën. Jam dhe jemi të lindur në Strugë, dhe Struga është vendlindja jonë, me të cilën gjithmonë pra jemi krenuar. Gjithmonë e kemi nderuar e lartësuar Strugën. Kemi qënë dhe jemi krenar. Kurrë, as në momentet më të vështira kur më kanë akuzuar pse kam lindur në Strugë, nuk e kam turpëruar Strugën por e kam madhëruar e lartësuar” –është shprehur tashmë i ndjeri gjeneral Edip Ohri, gjatë shënimit të 90 vjetorit të lindjes së tij.
Edip Ohri ka bërë mbi 4.000 orë fluturimi
Gjatë karierës së tij ushtarake, si pilot i Aviacionit të Shqipërisë, ka fluturua me avionët e parë P2, P9, Jak16, helikopterët Mi1, Mi4, Ill14, Ill28 në Migët 15,17,19,21. Aviacioni shqiptar, deri në vitet 1980 mund të konsiderohej i barabartë me fqinjët në teknike e eksploatim, sepse ai kishte një uzinë moderne, punonte me karburantin e prodhuar në vend, kishte një shkollë aviacioni bashkëkohore, infrastrukturë e aerodrome të standardeve të larta, vendkomandë qëndrore moderne e mbështetur me mjete navigimi e drejtimi modern, (deri radarë PLL35 për drejtimin e Aviacionit Luftarak), helikopterë, aeroplanë të transportit AN2, Ill14, si për fluturimet në kondita të thjeshta meteorologjike, të vështira, natën, por edhe të raketave moderne tokëajër SAM2 dhe artilerisë së shumtë kundërajrore. Me merita të veçanta drejtuese, profesionalizëm të lartë, vizion e perspektivë, Edip Ohri luajti rolin vendimtar si strateg i aviacionit në krijimin e zhvillimin e kësaj arme, që nga krijimi i Repartit të Parë të Aviacionit në Laprakë e më pas regjimentet luftarake të Rinasit, Kuçovës, Farkës, Shkollës së Aviacionit, Uzinës së Aviacionit e deri Regjimenti i Gjadrit, duke pajisur Shqipërinë me 200 aeroplan.
Varrimi i të ndjerit, gjeneral Edip Ohrit, është bërë sot më 22 shkurt, në ora 14.00, pas homazheve që do t’i bëhen në Ministrinë e Mbrojtjesish Shkolla e Bashkuar.
Ngushllime families ,bashkpuntorve,
Prof. EDIBE Orin(Kalimeri),e bashkshorti Theodhosi I kemi pasture Prof ..
ne Universitetin E bujqesise.
Prof .Edibe Ohri nuke dallohe ,per menje maddest
,nuk Sillej me Mendjemadhsi,ishte shume e thjesht,e
respektushme,ketu e Mora vesh se paska qene luftetare
Ne luften e Dyte boterore,ishte shume e thjesht
Lenda qe jepte Prof. Edibe Ohri Ishte e veshtire plot formula..
Isht interesante nuke vinte not negative,”heren tjeter meso
me mire”.Gzonte respecter te pa diskutushem.
Spjegont mire.qarte,studentet e shum hene Benin shakara,
ne Oren e Prof. Edi bes kishte qetsi absolute.
Prof Edibe& dhe
Prof. Drita Stafa nuke
Shenoni nota pa kaluse.
I konsultonin temat e veshtira ne seminars.Lends e
agrokimise Ishte kimi gjith formula te elemteve te bots
mikrobiologjik-kimike e tokes.
Edhe vllezrit ishin me academic te shquare per pune komanduse.
Asnjeher nga askush nuke Jane degjuar fjale
e keqe per komandatin e
Flotes se aviation shqiptar Mr.Edip Ohrin nga Sturuga.
Ngushllime Familjes
shokve miqvee dashamirsve,
bashkpuntorve
I pa harruar qofte kujtime e veprate e tije.
Pushofte ne paqe e qetsi
Fatbardh Doci
New York
22 .2.2017
Ndjesë pastë!
Figurat e këtilla, njerëz me biografi të këtillë, personalitet të shquar e me kaq arritje, janë të përjetshëm, të pavdekshëm… ata jetojnë në çdo kohë dhe çdo vendë, ku çmohen vlerat njerëzore!
Populli shqiptar i vuajtur dhe stërvuajtur ndër vite e shekuj, asnjëherë nuk ndaloi “tik-takun” e kohës… asnjëherë nuk ju dorëzua asaj, por përkundrazi zhbëri çdo pengesë dhe bëri shumëçka në të mirë të njerëzimit duke ju shtuar lakmin gjithë atyre që ngecnin, nuk mundnin dhe s’dinin…
Veprat e këtilla, nuk janë gjë tjetër pos veprimtari kolosale, që bëjnë krenar popullin dhe vendin, me bijtë e bijat trime, ëmblemë e kombit tonë!
Lavdi për motë e jetë!
Pushoni e prehuni në paqë, me nderimet më të mëdha kombëtare!
Veprat dhe bërjet tua, qofshin shembullë për shumë bijë e bija, ndërbreza, për të mirën dhe të bukurën jetë të popullit, vendit dhe mbarë njerëzimit !₩
Legjendat kane vetem ditlindje,Edip Ohri eshte legjenda e aviacionit,shpirti i tije i perkete gjithesis ajrore.
Gjin Musa