Lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit më datën 21-09-1998, në Tiranë, në kryeqytetin e Shtetit Shqiptar, është dhe do të jetë përherë ligësi dhe dobësi e njollë e zezë dhe në vazhdimsi do të jetë dyshimi gjithnjë i pranishëm për qeveritarët e veçantë në vende dhe detyra të veçanta në institucionet shtetërore dhe politike, në Shqipëri dhe në Kosovë, për heshtjen e deritashme, për mos zhvillimin e hetimeve, për kapjen dhe dënimin e kriminelëve vrasës dhe urdhëdhënësit e tyre…!
Kolonel Ahmet Krasniqin e njoha përmes Agim Mehmetit
Agim Mehmeti, zëvends Ministër i Mbrojtjes dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARKU-ut, i cili ndërroj jetë para një viti, më 3-08-2015, në librin e tij „E VËRETA PËR FARK-un“ në faqe 156-157, me rastin e
vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, mes tjerash shkruan edhe për tre vrasësit: „ …Pasi që u bashkuan që të tre, humbën diku në errësirë, duke mos ditur se çfarë errësire dhe çfarë dëmi i shkakatuan ata Kosovës dhe Shqipërisë. Po ç`faj bëri ministri i ndjerë, pse atij i`u mohua e drejta të jetoj? A thua jemi popull kaq i mallkuar që nuk dimë tjetër veç të luftojmë në mes veti,
duke dëshiruar që secili prej nesh të ket pushtetin dhe fatin e të tjerëve në dorë. Si të tillë që jemi a e meritojmë lirinë ?! Edhe nëse një ditë do të lirohemi nga shkau, është pyetje e madhe se a do të mund të lirohemi nga mendja jonë e ligë dhe nga të këqijat që i kemi. Hordhit kriminale pasi nuk u ngopen me vrasjen e parë të Ahmet Krasniqit, e bënë vrasjen e dytë duke ia futur një tullë betoni ndër kokë në morgun e Tiranës, e fotografuan dhe atë fotografi e paraqiten në të gjitha mediat e botës si lajm. Vrasja e Ahmet Krasniqit më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë, shtyu hyrjen e brigadës së Sylejman Kollçakut dhe të brigadave tjera në Kosovë. Në vend të Ahmet
Krasniqit, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga kryeministri Bujar Bukoshi, caktohet Halil Bicaj… »
ECAJAKET DERI TE NJOHJA ME KOLONEL AHMET KRASNIQIN MMRK
Pas deklaratës Kushtetuese të 2 Korrtorit (korrikut) 1990 dhe Shpalljes së Kosovës Republikë me 7 Frytor(shtator)1990 bazuar në Kushtetutën e RK (Republikës së Kosovës) e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, me fillimin e vitit 1991 të gjitha përpjekjet dhe organizimet për vetëmbrojtje të njohura si mbrojtja e pragut të shtëpisë siç përsëriste kryetari i parë i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, tani më drejtohen institucionalisht, sipas udhëzimeve të MMRK
(Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës) në organizimin e shtabeve komunale për MT(Mbrojtjen Teritoriale). Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes brenda në Kosovë për veprimtarët përgjegjës rreth organizimit ka qenë Hajzer Hajzeri, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i parë i Kosovës ka qenë komandant Suprem.
Në muajn veror (gusht)1993, një pjesë e sistemit të organizimit të MT sipas udhëzimeve të MMRK, që është punuar nëpër komunat e Kosovës, është zbuluar nga sigurimi i shtetit serb, anëtarët e SHK të disa komunave kanë ra nëpër burgje, disa janë largauar jashtë Kosovës, kryesisht në Shqipëri. Unë, si përgjegjës i organizimit për Prizrenin dhe Dragashin, poashtu jam larguar nga Kosova më 1993-08-03 për në Shqipëri, pas disa muaj kanë ardhur edhe dy anëtarë të shtabit komunal të Prizrenit, të kërkuar nga organet e sigurimit serb, ndërsa struktura tjetër e shtabit ka qenëdruar brenda në vendet secili në detyratë e tyre të përcaktuara nga SH.K(Shtabi Komunal) e të pa zbuluar.
Gjatë periudhës 1993-1996 të qëndrimit në Shqipëri, rrjedhat politike sa i përket organizimit institucional të MMRK dhe vazhdimsisë organizative ishin tejet të vështira e të ndrërlikuara në kushtet dhe rethanat ekzistuese në Shqipëri, por edhe me fajin dhe sjelljet e përgjegjësve qeveritar të Kosovës, që është temë e veçantë dhe s`është temë e trajtimit në këtë shkrim.
Vendosja e përkohëshme në Shqipëri kryesisht në Tiranë, na ka afruar mundësi për t`i përcjellur zhvilimet e rrjedhave në Tiranë, për të krahasuar punët e kryera në Kosovë, lidhur me organizimin e MT si dhe formimin e SHK
dhe njësive pranë shtabore me vullnet, përkushtim dhe përgjegjësi, mendoj se ky përkushtim ka qenë në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa niveli qeveritar dhe politik i Kosovës në Tiranë…ka qenë zhgënyes me sjellje dhe papërgjegjësi për vazhdimsin organizative dhe ndaj shumicës së anëtarëve të SHK nga RK. Lidhur me këtë, ka mjaftë dëshmi e të dhëna, që dëshmojnë më vonë, se rrjedhatë dhe ngjarjetë e ndodhur në Tiranë, dëshmojnë për pasojatë e pa përmirsueshme dhe afatgjate, për fatin e keq të Kosovës, me qfaqje të ndryshme të dukurive të shëmtuara të krimit të organizuar politik dhe ekonomik, para, gjatë dhe sidomos pas lufës që ka lulëzuar e vazhdon të bashkëjeton me pushtetarë e qeveritarë në Kosovë… ku për çdo ditë flitet e shkruhet në mjete të ndryshme të shkruara, elektronike dhe të shtypura në RTV dhe në Kuvendin e Kosovës nga kuvendar në pozitë e opozitë, por asgjë s` ndryshon për të mirë, deri në ditët e sotme, për zbardhjen e vrasjeve para, gjatë dhe pas lufte, parandalimin e krimeve politike dhe ekonomike, keqpërdorimet e pushtetarëve që nga vieti 2008 në veçanti…!
Gjatë qëndrimit në Shqipëri
Gjatë kohës, sa qëndruam në Shqipëri prej vitit 1993-1996, pata rastin e fatëbardhësisë të takohem me oficerët e përgatitur me Akademi ushtarake në Armatën Jugosllave, të cilët kishin përgatitje profesionale teorike dhe praktike në drejtimin e artit ushtarak siç ishin, z. Agim Mehmeti, ligjërues i Shkollave të Larta Ushtarake, ku ligjëroj lendën e taktikës, për kadetët ushtarak në Qendrën Shkollore ushtarake në Sarajevë etj.
Z.Jahir Hysenin oficer i lartë me gradën major, në drejtimin e këmbësorisë, me përgatitje profesonale në drejtimin taktiko-operativ, ligjërues në Shkollën e mesme ushtarake në Sarajevë. Vazhdimisht ka kryer provime dhe është
profesionalizuar për udhëheqjen dhe komandimin e njësive Taktiko-operative, Komandant Batalioni deri te funksioni komandant –brigade në njësitë e MT, si dhe me z.Agim Qela, oficer me Akademi Ushtarake, shumë i përgatitur, të cilët e kishin braktisur Armatën Jugosllave që praktikisht ishte, nënë komandën e Serbisë dhe kishte sulmuar Sllovenin fillimisht, pastaj Kroacin, Bosnjen dhe Hercegovinen, ku kanë krye masakra e gjenocid.
Agimi Mehmeti dhe Jahir Hyseni, pas braktisjes së AJ ishin vendosur në Zvicër, ndërsa Agim Qela, tani hero i Kosovës, ishte vendosur në Tiranë, ku pas një kohe me ndihmën e Behxhet Ramës, timen dhe Dr.Arsim Qavderbashës, mundësuam largimin e tij me familje për në Gjermani, ku i kishte vëllezërit e tij. Agim Mehmeti dhe Jahir Hyseni sa herë që vinin nga Zvicëra në Tiranë, vinin bashkë për qëllimet e tyre të caktuara ushtarake, për t`u njohur me rrjedhat e organizimeve brenda Kosovës, lidhur me *MT nëpër komuna dhe për të bashkëpunuar me anëtarët e SHK dhe veprimtarët e tjerë në këtë drejtim, me qëllimin kryesor, për të pasur të dhëna të mjaftueshme për organizimet brenda në Kosovë dhe për të dhënë ndihmesen e tyre profesionale përfaqësuesëve të këtyre organizimeve në Kosovë, të cilët ishin vendosur përkohësisht në Shqipëri, kryesisht në Tiranë.
Pas largimit tim nga Shqipëria në vitin 1996, për në Zvicër, banoja në kantonin e Soloturnit (Solothurn) si strehimkërkues, përmes z.Hajredin Çoçaj, (shok i burgut gjatë vitit 1989 që punonte dhe banonte në Cyrih(Zürich) të
Zvicrës, e dinte se z.Agim Mehmeti banonte në kantonin Argau(Aargau) në Shprajtenbah (Schprajtenbach) ndërsa ishte vazhdimisht në Klubin Dardanët në Zürich (që e mbante i vëllai) që Agimit i kishin krijuar mundësit për të ushtruar veprimtarinë e tij (pa ra shumë në sy te hijenave dhe smirëzive), për të mbajtur lidhjet dhe shtrirë bashkëpunimin me eprorë dhe ushtarakë që kishin braktisur Armatën Jugosllave(Serbe) e vendosur në shtetet e perëndimit, pasi që ishte zgjedhur bashkërenditës kryesor (Koordinator) i oficerve dhe ushtarakëve për Zvicër e më gjërë në shtetet perëndimore të Europës.
* Takimi i parë me kolonel Ahmet Krasniqin MMRK në Cyrih(Zürich)
Në muajn Bleror (prill) 1998, nga Grenheni(Grenchen) kantoni i Soloturnit (Solothurn) ku banoja, më përcjelli deri në Cyrih(Zürich) Agim Gërbavci, i cili gjithnjë ishte i gatshëm kur ishte i lirë të më ndihmoj e dërgon me kerrin e tij, kur kisha nevojë për ndonjë takim e këtë herë, për takimin që e kishim caktuar kohë më parë sipas marrëveshjes me Agim Mehmetin, për t`u takuar e njohur me kolonel Ahmet Krasniqin. Kah mesi i ditës u takuam me Agim Mehmetin në vendin e caktuar, ndërsa Agim Gërbavci shkoi ne drejtimin e tij që kishte me vizituar diken deri sau ne ta përfundojm takimin.
Në restorantin ku ishte ulur kolonel Ahmet Krasniqi, u përshëndetem me te, në të djathtë të krahut tim në një tavolin jo larg nesh u përshëndeta dhe u njoftuam më oficerët e tjerë si: z.Hilmi Nebihi, z.Ismet Ibrahimi dhe z.Shaban Shkreli. Pas përshëndetjeve të zakonshme, përball kolonel Ahmet Krasniqit në tavolinen ku ishte ulur, Agim Mehmeti dhe unë u ulëm. Pa humbur kohë, fjalën e mori Agim Mehmeti për njoftimin e ndërsjelltë mes meje dhe kolonel Ahmet Krasniqit.
E njoftoj kolonel Ahmet Krasniqin, se ne nifeshim qyshn nga viti 1994 me Agimin, gjatë qëndrimit në Shqipëri-Tirana. Në vijim tha: Abasi është përgjegjës për organizimin e MT për komunen e Prizrenit dhe Dragashit dhe për takimet që kam pasur me Dr. Ibrahim Rugovën si në Kosovë dhe Tiranë, lidhur me organizimin e MT dhe MMRK dhe problemet ekzistuese në Tiranë etj Në mënyrë profesionale i dha të dhënat thelbsore shkurtimisht për jetëshkrimin e kolonel Ahmet Krasniqit, se me gradë është kolonel, rrjedh prej familjes atdhetare të familjes së Aziz Zhilivodës, dhe emërimin e tij për Ministër të MMRK-së e ka bërë qeveria –kryeministri Bujar Bukoshi në fillim prnverën e vitit 1998.
Fjalën e mori kolonel Ahmet Krasniqi, me një zë të qetë me një thjeshtësi e urtësi, filloj të paraqes pikëpamjet e tija lidhur me nevojën e përgatitjeve ushtarake që e kërkon koha dhe vendi. Qeveria- Bujar Bukoshi si kryeministër, na ka premtuar se ka për të ndihmuar me mjete financiare pa kursim organizimin tonë. Poashtu në bisedimet qe kemi pasur në Osllo ku ka qenë edhe Agimi që është zëvendës Ministër i imi, ndërsa pala tjetër ka qenë baci Adem Demaçi me disa te tjerë, ku jemi marrur vesh se faktori ushtarak duhet që të jetë një dhe i bashkuar, si UÇK. Ne bashkërisht duhet që sa më shpejt ta formojmë Shtabin në Tiranë.
Kur e përmendi Tiranën, me një shpejtësi më të madhe se të dritës, siç është truni i njeriut, mu rikujtuan shpejt nëpër mend, ato se çfarë kisha pa, lexuar, vërejtur e përjetuar në Tiranë gjatë qëndrimit tim 1993-1996, dhe i kërkova falje kolonelit për ndërhyrje dhe i parashtrova pyetjen i qetë, e cila pyetje për te ishte pak sa habitëse po ndoshta edhe çuditëse, me sa e vërejta unë, kur e pyeta :
„ Kuu, në Tiranë a “?
Më shiqoj drejtë në sy dhe mu drejtua i qetë, por me një bindje e vendosmëri është përgjegjur :
„ Po në Tiranë, se në Beograd nuk mundemi me ba, Shtabin e Mbrojtjes për Kosovën“. (… po të ekzistonte ndonjë mundësi, tani me folur koloneli A.K çfarë kishte me qenë pergjegja e tij ???)
Mirë mirë i thash i qetë, ndërsa Agim Mehmeti filloj të qesh, sepse ishte në dijeni lidhur me ngjarje dhe rrjedha në Tirenë. Në vazhdim i thash më fal, a mundem edhe një pyetje: Po, u pergjegj me një thjeshtësi njerëzore që e karakterizonte madhështin e tij sa burrërore aq edhe profesionale:
Ju that se, duhet sa më shpejt për ta themeluar Shtabin në Tiranë, se kështu po kërkon edhe Bujar Bukoshi ? Po u përgjegj.
A duhet ngutur në këso rastesh nëse shiqohet nga ana profesionale ushtarake ?
Jo, tha, shkurt dhe shumë bindëshëm. Por po na ngutin rrethanat dhe kërkesa e Bujar Bukoshit.
Në vazhdim kërkoj nga unë ti jap pergjegjen a jam i gatshem t`i bashkangjitem organizimit. Përgjegja ime pak sa e befasoj, kur i thash jo, sot smund të jap përgjegje.
E, pse?
S`pari më duhet të marrë lidhjetë me anëtarët e SHK brenda në Kosovë dhe jashtë për të ditur se a ka ndryshime në strukturat organizative brenda në Kosovë dhe a janë në vendet e caktuara njerëzit e caktuar në detyra dhe
përgjegjësi që kanë apo ka lëvizje dhe ndryshime.
I qetë u shiquan me Agim Mehmetin në mes veti dhe të dyt me një buzqeshje të lehtë thanë. Mirë shumë … në takimin tjetër na jep përgjegjen.
Po, gjithësesi do ua jap pergjegjen.
Po si mund të gjejm ty nese dalim kah Grenheni pyeti kolonel Ahmet Krasniqi-Ministër i MMRK-së?
Me emërin Abas s`më njef askush, por vetem pyetni diken nga shqiptarët ku banon baca, drejt ju bien në banesen time. Agimi qeshi dhe bëri një ndërhyrje .
Po Ministri e ka nofkën Baca.
E po unë këte vërtetë se kam ditur, dhe ajo çfarë ju thash për vete se më njohin vetem me emrin Bacë është e vërtetë, po me shaka u pergjegja, s`ka gajle.
Ministri baca 1 e unë baca 2, qeshem të tretë.
Kjo ishte shkurtimisht rrjedha e bisedave gjatë takimit të parë.
Mbresa dhe kujtime nga takimi i dytë
Më datën 7 Lulëzor( Maj) 1998 në Cyrih, pas mesit të ditës në të njëjtin vend dhe përbërje të pjesëmarrësve, takimi patë rrjedhat si në vijim:
Gjatë rrugtimit me Agim Gërbavcin nga Grenheni deri në Cyrih, bashkëbiseduam rreth gjendjes në Kosovë. Në vendshitjen e shtypit më ra në sy një titull interesantë në Zërin e Kosovës, organ i LPK-së, në rubrikën Aktualitete pastaj lexova shkrimin me titull: Akrobacionet e rrezikshme të Bukoshit, me shpifje kundër Dr.Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit, pa kursyer edhe kërcënimet, lidhur me krijimin e FARK-ut sipas idesë së Rugovës dhe përmes BujarBukoshit i cili e ka emruar kolonel Ahmet Krasniqin MMRK, për ta luftuar UÇK-në e jo për ta çliruar Kosovë…! *( Dëshmi: pjesë të skanuara më posht nga shtypi Zëri i Kosovës)
Dëshmi, pjesë nga gazeta Zëri i Kosovës në vijim :
Pas përshëndetjeve dhe pyetjeve të ndërsjellta për rrugëtim dhe mirëqenje, pa vonesë unë i lajmrova kolonel Ahmet Krasniqit MMRK-së, se kam marrur lidhjet kryesore me anëtarët e SHK brenda dhe jashtë Kosovës, s`ka ndryshime përveq në një bashkësi Lokale të Prizrenit që përgjegjësi i ckatuar, ka ndërruar jetë dhe është bërë zavendsimi. Çdo gjë është në rregull dhe unë jam i gatshëm të pranoj bashkëpunimin dhe detyra që më caktohet .
Mirpo, kisha me parashtruar disa pyetje dhe kërkoj sqarime nëse ka mundësi.
Po, vetem urdhëroni :
Në bisedën që bëm në takimin e parë mes tjerash ju keni thënë: „ … në bisedimetqe kemi pasur në Osllo ku ka qenë edhe Agimi si zëvendës i imi, ndërsa pala tjetër ka qenë baci Adem me disa të tjerë, ku jemi marrur vesh se faktori ushtarak të jetë një dhe i bashkuar, si UÇK-së…“ Po sipas gazetës Zëri i Kosovës organ i LPK-së i datës së sotme po del e kundërta dhe ua tregova gazeten.
E shiquan titullin dhe ja lëshuan kalimthi sytë, pastaj vazduam biseden.
Jemi të vetëdijshëm, për propogandën e shtypit dhe pengesat që na dalin, por ne jemi të vendosur dhe kemi besimin se kemi me ja dal qëllimit tonë gjithësei.
I thash, unë pak e njof artin ushtarak nga shërbimi im në Bileçë, si kadet në shkollën e oficerëve rezervë për këmbësori, po e kam edhe një pyetje:
Urdhëro më tha:
A keni jorgan për mbrojtje nga acarri e stuhia (fjalën e kisha tek sigurimi) ?
Agim Mehmeti filloj të qesh sepse me Agimin kishim biseduar shpeshë rreth çështjeve të kujdesit dhe sigurisë.
Përgjegja e Ministrit ishte:
Ne, do ti përballojm të gjitha acaret e stuhitë nga do që të vijn dhe të bashkuar do e çlirojmi Kosovën. Më vjen shumë mirë, për këtë besim që keni dhe që besoni, por kujdes të keni, se, nga ajo çfarë lexova sot (fjala ishte për shkrimin në Zërin e Kosovës organ i LPK-së) ta luajn lojën ( fjalën e kisha te tradhëtia), siç edhe ndodhi më von.
Pas përfundimit nga takimi në restorant u përshëndetem me të gjithë dhe jashtë restorantit në rrugën e këmbësorëve(trotuar) Ministri i MMRK kolonel Ahmet Krasniqi ma vuri dorën nën krah dhe më tha:
Me ty do të kemi një takim të veçantë për të biseduar, arsyeja është se, asnjë nga ata që kam biseduar si me ty, kur i kam pyetur a pranojnë të kyqen, me të parën mu kanë pergjegjur po, i vetmi je ti, që ke thënë jo dhe ke kërkuar kohë për të pa se ku dhe si i ke punët me njerëz të organizimit. Po, tash kam një takim me Nikë Gjeloshin dhe të lajmëroj për takimin, ma tha shënoje numrin tim të telefonit(qeluarit). Nikën e vërejta në anën tjetër të rrugës, sespe ishim njoftuar nga takimet në Tiranë. U ndam, ai shkoj të takohet me Nikë Gjeloshin, ndërsa Agim Mehmeti më përcjelli deri në vendndalimin kryesor të trenave (Hauptbahnhof) në Cyrii.
Gjatë rrugtimit dhe kohës deri sa erdhi treni, Agimi më foli shumë fjalë të mira për aftësit profesionale, vendosmërin dhe guximin e kolonel Ahmet Krasniqit, për krijimin e Shtabit dhe të një ushtrije të përgatitur e profesionale
dhe për bashkimin e faktorit ushtarak për të luftuar e çliruar Kosovën.
Biseda e fundit telefonike me ministrin e MMRK, kolonel Ahmet Krasniqin nga Zvicra në Tiranë
Ka qenë muaj veror(gusht) i vitit 1998, në bisedë e sipër me Vesel Idrizin nga Araqina e rrethit të Shkupit, përndryshe dhëndërr i eprorit ushtarak Fadil Hadërgjonaj, lidhur me gjendjen në Kosovë më tha:
Bacë e kam një lidhje familjare me ish kryetarin e Turqisë Kenan Evrenin, lidhur me mundësin për armatimin e UÇK-së me armë moderne.
A ke, ndonjë lidhje në Tiranë?
Po i thash e kam lidhjen dhe numrin e telefonit çelular të Minstrit të MMRK-së kolonel Ahmet Krasniqit.
A mundesh me biseduar me te?
Po i thash, tash dalim e thirrim nga kabina telefonike, jo nga çelulari apo telfoni i juaj(kuptohet për shkaqe të njohura).
Thirra nga kabina telefonike në qytet ishte e sukseshme, fillimisht pa u paraqit me emër i thash se, unë jam ai që të kam pas thënë ruaju se ta luajn lojën. Aaa po tha dhe filloj me qesh, po mundohen me ma luajtur por s`kanë me mujt. Edhe pse kemi pengesa e vështërsi po mirë jemi. I tregova për mundësin e lidhjes familjare me Kenan Evrenin dhe armatimin. Po tha e kimi këtë lidhje. Më erdhi mirë dhe u përshëndetem me urime të ndërsjellta.
I lajmërova Veselit se janë në këtë lidhje, e vërejta se i erdhi mirë.
Propoganda e shtypit të verdhë dhe vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit
Shtypi i verdhë, (me shkrimet e stilit të Fletë Rrufeve të Sigurimit të Shtetit, gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, bazuar në ideologji sllave dhe marksisteleniniste, kanë përgatitur terrenin për, internime, burgosje dhe vrasje të figurave të shquara kombëtare me aftësi profesionale të drejtimeve të ndryshme, bazuar në shpifje nga më të ndryshmet, kurtha dhe ndërskamca të kurdisura nga shërbëtorët e pushtetarëve në pushtet dhe vetë pushtetarët smirëzi, që me premtime, shpifje, mashtrime dhe krime notojnë për të arrijtur në hapësirën e atyre pozitave, ku kanë përgatitur terrenin dhe i kanë krijuar mundësit, që përmes pozitës dhe pushtetit, të jetësojnë në praktikë diktaturën e të thirren vazhdimisht në demokraci, të cilen e vrasin natën nëpër terrë si hiena, ndërsa ditën e propogandojnë, përmes mjeteve të ndryshme të lajmeve nëpër dritë me diell, ku përmes gënjeshtrave, mashtrimeve, premtimeve dhe propogandës të shoqëruar sipas nevojës edhe me vërejtje dhe kërcënime, për të gjithë ata që mendojn se janë kundërsharë të tyre, që s`ju binden kërkesave dhe urdhërave të tyre dhe rregullava të Diktaturës së Proletariatit …(në të cilën janë thirrur e thiren vazhdimisht), se çfarë e zeze dhe fat i zi, i pret kundërshtarët e tyre ..!
Për fatin e keq të shqiptarëve ende sot e kësaj dite shtypi i verdhë vazhdon pa u ndalur me forma dhe mënyra më të përsosura në përshtatje me kohën dhe rrethanat për të njejtat qëllime dhe veprime.
Sa për dëshmi, po sjellim njërin nga shumë artikuj të Zërit të Kosovës që me propoganden e tyre në vazhdimsi luftonte në çdo mënyrë dhe formë atdhetarët e vërtet siç ishte edhe kolonel Ahmet Krasniqi, Dr. Ibrahim Rugova e të tjerë, me ndihmen dhe mësimet e SHIK-ut të Shqipërisë, trashëguese e Sigurimit të Shtetit nga sundimi diktatorial i PPSH e tani e përshtatur në PSSH, që vetem ka ndërruar nga shkurtesa shkronjën P në S por jo qëndrimet dhe qëllimet…!
Komentet