voal.ch – Me urdhër të Prokurorisë së Romës, Reparti i forcave speciale i Policisë italiane ka ndaluar gjatë mbrëmjes së djeshme një funksionar ushtarak rus i Ushtrisë së Federatës ruse, i akredituar pranë Ambasadës Ruse në Romë si dhe një ushtarak italian i forcave të Marinës Militare.
Akuza ndaj tyre është krimi i spiunazhit ndërkombëtar në dëm sigurisë së shtetit.
Ndalimi i tyre erdhi pas një aktiviteti investigativ drejtuar nga Agjencia Italiane e Sigurisë së Shtetit e nga Organi i Ministrisë së mbrojtjes SMD, i drejtuar nga Kreu i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Italiane.
Dy ushtarakët u kapën në flagrancë gjatë një takimi të fshehtë ku ushtaraku Italian i Marinës Militare i dorëzoi funksionarit rus një dosje me dokumente në shkëmbim të një shume parash.
Ndaj ushtarakut italian është firmosur urdhri i arrestimit, ndërsa ndaj funksionarit ushtarak rus po kryhen verifikimet e rastit e praktika administrative në varësi të statusit të tij diplomatik.
Në lidhje me këtë operacion Ministria e jashtme italiane ka thirrur sot në takim Ambasadorin rus në Romë Sergey Razov i cili do të pritet nga Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë Elisabetta Belloni.
Komentet