Bardhyl Maliqi u lind më 19 korrik 1955 në Konispol dhe punoi ndër vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë në shkollat e mesme të Sarandës, ishte psikolog shkollor, aktualisht drejtues i Njësisë Psiko-sociale dhe pedagog i Filialit Universitar të Sarandës prej disa vjetësh. Mbante gradën shkencore dr. i shkencave pedagogjike.
Gazeta Nacional dhe Shtepia Botuese Nacional u shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes Maliqi dhe gjithë miqve, të afërmëve dhe kolegëve të dr. Bardhyl Maliqit.
Bardhyl Maliqi ishte mik i vjetër i familjes Buçpapaj dhe gazetës Nacional. Poezitë, studimet, përkthimet, essetë dhe shkrimet problemore të tij kanë qënë të pranishme në gazetën Nacional dhe vlerësoheshin shumë nga lexuesit tanë kudo në Ballkan dhe në Botë.
Gazeta përcolli po kështu edhe sukseset nderkombëtare të Bardhyl Maliqit i cili u botua në dhjetra gjuhë të ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmime të rëndësishme letrare.
Dr. Bardhyli do të mbetët i paharruar, për fisnikërinë, mëncurinë, inteligjencën dhe talentin e tij letrar, për patriotizmin dhe nacionalzimin e flaktë.
Bardhyl Maliqi Ka kryer fakultetin gjuhë – letërsi (studi-me të thelluara në psikologji – pedagogji), master në mësimdhënie, doktor në shkencat e edukimit. Ka shkruar 19 libra, prej të cilave janë botuar: “Shije të rrezikuara” (ese), “Qortimi i hartimeve (studim), “Etika rrjedhave të komunikimit” (studim), “Pasqyrat” (poezi), “Morfologjia” (tekst për studentë), “Ankthi i statujave” (libër me poema shqip – anglisht), “Perandoria e zogjve” (pema) në anglisht, italisht, kroatisht, rumanisht, greqisht etj. “Detyrat e shtëpisë” (ese), “Mësimdhenia dhe vlerësimi etik”, (studim), “Tej portave të jetës” (novelë) etj. veprat e tij të fundit janë 2 libra me letërsi kritike për shkrimtarin Mexhid Mehmeti, “Shprehësi imagjinare”-kushtuar letërsisë së tij për fëmijë, “Vrasja e heshtjes”, kushtuar letërsisë së tij për të rritur si prozator dhe dramaturg, poema “Presheva – nuse përdëllimi” dhe botimi poetik me një bashkë autore rumune “Mangalli i yjeve”
– Libreti më i mirë i vlerësuar me kupën e teatrove mbarëkombëtare (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni) me dramën “U largua deti” më 2004 zhvilluar në Pogradec,
* Çmimi “Butrinti” në konkursin ndërkombëtar (ballkanik) të qershorit 2007 zhvilluar në Sarandë,
* Çmimi special ndërkombëtar (për poemat “Perandoria e zogjve dhe Ankthi i statujave” Birds Empire & The Anxiety of Statues, marrë në Kongresin e Dytë të Uneskos për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011,
* Çmimi special ndërkombëtar për “Etika e poetit dhe ndikimin e saj në shkolla”- marrë në Kongresin e Dytë të UNESKO-s për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011,
* Letër mirënjohje dhe vlerësimi drejtuar autorit, Ministrisë së Kulturës, Shtëpisë Botuese “Toena” dhe revistës “Mësuesi” për përfaqësimin me dinjitet të Shqipërisë në Kongresin e Dytë të Uneskos, tetor 2011,
* Çmimin e Maratonës Poetike Ndërkombëtare të Sarajevës me ciklin poetik “Kur ndriçojnë pikëllimet” (Literary Aëard for the poetry cycles “Ëhen sorroës gloë”),
* Çmim Special për poemën “Akuarel për Zagrebin” dhënë nga Panteoni Paneuropian i Kulturës Kroate dhe Shoqata e Artistëve shqiptarë “DEA” të Kroacisë,
* Çmim I për ciklin poetik të botuar në revistën boshnjake “Rjeç” si autori më i mirë i huaj për vitin 2016,
* Çertifikatë vlerësimi Nga Akademia Alternative Pegasiane si “Poeti i Vitit 2016” për qarkun Sarandë – Delvinë.
* Diploma e Çmimit I për poemën “Jam shkrirë në qenien tënde” në konkursin vjetor të “Unionit Art pa kufij”, pjesë e Euroartit, Durrës 2018,
* Çertifikatë vlerësimi për Veprën Jetësore “Rrapi” nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë – Shkup për vitin 2018,
* Mirënjohje e veçantë nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, “Shkrimtarit Bardhyl Maliqi për arritje në fushën e letërsisë”, Preshevë, tetor 2019, Çmimi “Naim Frashëri” në Festivalin poetike Ditët e Naimit në Tetovë, tetor 2020 etj.etj.
Si drejtues mësimor i rretheve letrare ka fituar 29 çmime rajonale dhe kombëtare të nxënësve dhe studenttëve të tij.
Ka qenë Trajner për efekt Atestimit për mësuesit 1984-2006,
Ka botuar 879 artikuj, mbi 300 e tyre të botuar në shtypin letrar e pedagogjik: Drita, Nentori, Mesuesi, Revista pedagogjike, Aks, Ndryshe, Nacional, Fjala e lire, Galaktika Atonis, Zemra shqiptare, Illyria (në ShBA) etj.
Bardhyl Maliqi ka kryer 163 redaktimet librash nga autorë të ndryshëm në poezi e prozë etj.
Nacional