Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkruar nga qelia një letër në lidhje me fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve. Sipas Salianjit, Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.
Ervin Salianji citon mesazhin e Donald Trump, i cili ka thënë Lufto, lufto, lufto-Fito, fito, fito.
“Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Ama, fushata, dhe ajo çfarë vendosi qytetari amerikan, përkundër gjithë atmosferës propoganduese që ishte krijuar, përkundër gjithë imponimit me industritë më të forta të opinionit, e ka përmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar një rend të ri. Një rend që nuk ka dyshim se do të rrezatojë dhe do të ndikojë dhe në vende të tjera”, shkruan ne leter ish deputeti demokrat.
Në fund të letrës, Ervin Salianji shkruan se ne nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe një herë, por ‘na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit’!
Letra e Ervin Salianjit
Letër nga qelia 6
Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito
Edhe pse po bëhen ditë nga votimi dhe publikimi i rezultatit duket sikur Donald Trump i fiton zgjedhjet sërish çdo orë që kalon. Kjo jo vetëm prej legjitimitetit të madh që ka korrur, prej diferencës së thellë, po dhe prej emërimeve! Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm kur përballë kishte një kandidate energjike, më të re, të mbështetur masivisht dhe me një fushatë të energjizuar me grumbullim fondesh si asnjëherë dhe me mbështetje masive të një konglomerati elitash e vipash vanitozë, strukture propagande të mirëoganizuar influencimi me lobingje e sondazhe, çka e rriste orientimin e publikut ndaj saj.
Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.
E kotë ta them se sa simpati ka krijuar Presidenti i zgjedhur në Shqipëri. Në burgun e Fierit nuk kemi shumë mundësi të ndjekim shtypin, gazetat dhe revistat e mëdha të botës që me siguri i kanë bërë analizat e duhura asaj çfarë ndodhi.
Megjithatë, besoj të gjithëve por dhe mua këtu më ka mbetur, mesazhi kryesor i Trump; LUFTO, LUFTO, LUFTO – FITO, FITO, FITO!
Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Ama, fushata, dhe ajo çfarë vendosi qytetari amerikan, përkundër gjithë atmosferës propoganduese që ishte krijuar, përkundër gjithë imponimit me industritë më të forta të opinionit, e ka përmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar një rend të ri. Një rend që nuk ka dyshim se do të rrezatojë dhe do të ndikojë dhe në vende të tjera.
Sidomos aty ku demokracia, liritë dhe të drejtat bazike po vihen në dyshim nga qeveri e udhëheqës autoritaristë,
Ka ngjashmëri të realiteteve politike e zgjedhore të SHBA me ne këtu.
Njësoj edhe në Tiranë, industria e propagandës dhe e manipulimit të realitetit, e ndikimit në opinion përmes mediave e sondazheve, tenton të paracaktojë rezultatet dhe ka një axhendë armiqësore, agresive ndaj opozitës.
Njësoj, përndjekje gjyqësore ndaj kundërshtarit.
Goditje dhe tentative për asgjesim me mjete ekstrapolitike.
Kuptohet, veçantia jonë është ndoshta unike në botë, sepse Opozitës këtu i duhet të përballet pos të gjitha këtyre, edhe me bandat dhe me krimin e organizuar që janë aleati i vyer i qeverisë.
Ngadhënjimi i Trump tregoi se asgjë nuk është e pamundur.
Dhe është kaq e thjeshtë në fakt, ai e ka thënë me një fjali; Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito.
Padyshim se lufta me rilindjen dhe gjithë konglomeratin e saj nuk është e lehtë dhe ka kosto.
Unë tani nuk jam aty ku duhet të jem, por i izoluar në një qeli të ngushtë dhe shkruaj këtë letër në një fletore që më pas e merr avokati im dhe bëhet publike, për shkak se lufta ime mërziti kryeministrin, prishi qetësinë e tij, dëmtoi karrierën e Ministrit të Brendshëm dhe i prishi terezine grupeve të krimit të organizuar!
Pra kaq mjafton që të jesh në burg, jo vetëm pa prova, por me prova të falsifikuara dhe manipuluara, pa proces juridik të rregullt, pa kryer veprën për të cilën akuzohem. Thjesht e vetëm se denoncova faktin se vëllai i Ministrit të Brendshëm, ishte i denuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe vijonte aktivitetin i lirë në Shqipëri me mbrojtjen e qeverisë!
Kjo nuk duhet të shkurajojë askend. Jam i bindur që nëse secili aty ku është, në rolin, në vendin e tij, në jetën e tij; lufton, lufton, lufton, ne do ja dalim. Edi Rama nuk na burgos dot të gjithëve. Ai është në të vërtetë një frikacak që duke e ditur mirë fundin që e pret, tenton të shesë si trimëri dënimin e kundërshtarit dhe shfaq gëzim malinj për këdo që burgos.
Ne e kemi edhe më të thjeshtë. Nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe një herë. Na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit! Panorama
T E L E G R A M
Vëllezër dhe motra!
Sot në këte ditë dimëri,malësia e Gjakovës dhe Kosova e Shqipërisë , po ndahen nga burri me i moçëm e me nam i këtyre kreshtave,Avdi Rexha i Krasniqës,Avdi Rexha i cili i jetoj dhe perjetoj dy shekuj jetë ,shekullin 20 dhe 21 duke i prekë me dorë e shpirtë e duke i mundur në çdo betejë si shekullin që shkoj ashtu edhë këte që e kemi nisur!Jeta dhe vepra e Avdi Rexhës ishte,e thurur mbi sakrifica,akte njerzore e kobëtare,mbi akte nderi,burrërije e trimërije,Ai ishte model ku kalonte kufitë e katër vilajeteve të trevave shqiptare,se si duhet luftuar ,jetuar,qëndruar e falë ,siq falin burrat e motit ,për nder të çështjes kombëtare!Kulla e konferencës së Bujanit eshtë shkrehur në vajë ,sepse nga sot i mungon një burrë malsije i cili nga 2 janari i vitit 1944,e gjer me sot,i bëri roje nderi,si një rrap shekullor,për vendimet historike që u nxorën nga kjo kullë që trojet shqiptare të jenë në një shtet! E kulla e Balës plak në Isniq,pat fatin e madh që në kete kullë pati musafir shum malësor të prirë nga Avdi Rexha,ndërsa do i ruaj si një thesar të çmuar,e,përcjellë brez pas brezi fjalë e urta e domëthense të shqiptarit te madh Avdi Rexha që i mbajti me 13 qershor në vitin që shkoj në Isniq për nderë te ditës së renjes se dëshmorëve te Atdheut,dy bijve të Musë Mehmetit nga Isniqi.
I pa harruar qoftë kujtimi,jeta dhe vepra e shqiptarit të madh; Avdi Rexhës!!!
Mërgim 27.12.2019
Mehmet Musa nga Isniqi