Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare arkitekti i njohur korçar, Petraq Kolevica. Lajmin e ka bere të ditur faqja zyrtare e bashkisë Korçë.
Petraq Kolevica (Korçë, 11 janar 1934 – 13 shkurt 2023) është shkrimtar, përkthyes, arkitekt dhe ish-deputet shqiptar.
Jeta
U lind në Korçë më 11 janar 1934, kreu shkollën fillore dhe gjimnazin ne Korçë (në vitin 1952). Gjimnazi i Korçës ishte pasardhës i Liceut francez dhe disa nga profesorët e mëparshëm vazhdonin të jepnin mësim atje. Ndër të tjera ishin keta mësues që ngjallën tek Petraqi interesin dhe dashurinë për artin e sidomos poezinë. Në atë kohë pati kontakt dhe me piktorët Vangjush Mio e Vangjush Tushi që ndikuan shumë në formimin e tij. Studimet për inxhinieri ndërtimi i kreu në periudhën 1952–1957 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Punoi shumë vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjatë gjithë veprimtarisë si arkitekt ai u mundua të projektonte ndërtesa moderne dhe funksionale. Ai frymëzohej pjesërisht nga revista të ndryshme të cilat vinin të përkthyera nga Bashkimi Sovietik. Pas një fjalëkëmbimi me Enver Hoxhën në ekspoziten „Shqipëria Sot“ u dërgua për të punuar si teknik ndërtimi në Valias. Që nga ajo kohë, Petraq Kolevica nuk punoi më aq shumë si arkitekt. Jetën e tij si inxhinier dhe arkitekt e ka përmbledhur ne librin „Arkitektura dhe diktatura“.
Veprimtaritë e tij në Arkitekturën Shqiptare
Në vitin 1957, pas mbarimit të Universitetit, filloi punë në Institutin e Projektimeve të Ndërtimeve në Tiranë. Pas disa punëve të thjeshta në fillimin e karierës, u caktua të punonte në sektorin e projektimeve arkitektonike. Drejtori i atëhershëm z. Eqrem Dobi, i ngarkoi si detyrë të projektonte një ndërtesë me apartamente e dyqane pranë kinema “Partizani”. Në vitet 1958 – 1960, Bashkë me z. Agim Bimbashi kryen disa ndryshime konstruktive të cilat vlenin për përmirësimin arkitektonik të kësaj ndërtese. Më pas, ai projektoi planin e godinës së postës së re pranë Kullës së Sahatit në Tiranë. Ky projekt u miratua nga shteti po u hoq nga plani ditën e njejtë dhe Petraqit iu ngarkua një projekt tjetër. Në vitet 1960 – 1961 ai projektoi ndërtesën prapa Bankës Kombëtare Tiranë. Në fillim Petraqi i paraqiti një projekt Këshillit teknik i cili u pranua, por ngaqë projekti kishte një pamje krejt ndryshe nga ndërtimet e asaj kohe, udhëheqësit e ministrisë ngurruan ta vinin në zbatim. Kështu që bashkë me z. Josif Pashko , Ministrin e atëhershëm, Petraqi ia paraqiti projektin Mehmet Shehut. Atij projekti nuk i pëlqeu dhe i vuri një kryq të kuq mbi fletë. Pas disa ndryshimesh në pamjen e jashtme projekti u miratua. Pas kësaj ngjarjeje, Petraqit nga viti 1961 – 1966, iu ngarkuan projekte në qytetin e Korçës. Ngaqë Enver Hoxha i kalonte pushimet e tij në Korçë, kryetari i ngarkoi Petraqit projekte të rëndësishme. Petraq Kolevicës iu ngarkua projekti i godinave 7 Katëshe në hyrje të Korçës. Kjo ishte ndërtesa e parë 7 Katëshe jovetëm në Korçë, por edhe në Shqipëri. Projektin e kësaj godine e miratoi personalisht Enver Hoxha. Si pasojë e opinionit të mirë publik që kishte Petraq Kolevica, atij iu ngarkua projekti i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë. Ajo do të ndërtohej tek vendi i kishës së Shën Gjergjit, e cila u shemb nga regjimi gjatë periudhës së vitit 1968, kur u ndalua me ligj feja. Projekti i bibliotekës u bë me një stil tepër modern për atë kohë. Në brendësi kishte dy shkallë të ndërtuara në stil me hark dhe gjithashtu kishte një faqe muri pa dritare ku u planifikua të ndërtohej një mozaik ose një pikturë murale e cila do të përfaqësonte zhvillimin e artit në Korçë dhe Shqipëri. Ky stil nuk u pëlqye nga regjimi. Ndonëse shkallët mbetën, Enver Hoxha vendosi që të vendoseshin disa dritare në plan me urgjencë, gjë që solli që dritaret të dukeshin keq. Në vitin 1971 Petraq Kolevica ishte mbikëqyrësi i ekspozitës “Shqipëria Sot”. Atje ai takoi Enver Hoxhën dhe të dy patën një fjalëkëmbim të shkurtër. Si pasojë, Petraqi u transferua në Valias për disa kohë si teknik ndërtimi. Në vitet 1973 – 1975 ai projektoi dhe u ndërtua ndërtesa e Agjensisë Ajrore Kineze. Ky projekt u pëlqye në atë kohë, por godina u lye me ngjyrën blu, gjë që solli probleme sepse një inxhinjer me post të lartë mendoi se lyerja ngjante me flamurin Grek. Kjo solli që godina të lyej përsëri nga fillimi. Më pas ai u bë bashkëautor i projektit të Muzeut Historik Kombëtar në fundin e viteve 70′ deri në vitin 1981. Ky është një nga projektet e fundit ku ka bashkëpunuar Petraq Kolevica. Më pas ai nuk ka qenë më shumë aktiv në arkitekturë, por ka marrë plot çmime edhe janë filmuar dokumentarë mbi veprimtarinë e tij.
Veprat e tij në Arkitekturë
=TIRANË=
Godina e Sanatoriumit (1958 – 1959)
Banesa pranë ish Kinema “Partizani” (1958 – 1959)
Blloku i banesave prapa Bankës Kombëtare (1960 – 1962)
Godine banimi në hyrje të ish Bllokut (vitet 60′)
Shtesë e ish Ambasadës Turke në rrugën e “Kavajës” (1968)
Ndërtesa e Institutit të Kërkimeve Veterinare në zonën e “Kinostudios” (vitet 60′)
Bashkëautor në ekspozitën “Shqipëria Sot” (1971)
Ish Agjensia Ajrore Kineze në Bulevardin “Zogu i Parë” (1973 – 1975)
Bllok banese për diplomatët në rrugën “Skënderbej” ndryshe “Rruga e Ambasadave” (1974)
Bashkëautor në projektimin e Muzeut Historik Kombëtar (1977 – 1981)
=Korçë=
Bllok banesash pranë stadiumit
Bllok banesash pranë kinema “Morava” Shkolla 12-Vjeçare (1963)
Shtëpia e Oficerëve
Ndërtesa e parë 7 Katëshe në Shqipëri në hyrje të Korçës
Bibloteka “Thimi Mitko” (1975)
=Ersekë=
Banesë dhe Hotel (1965 – 1967)
=Vlorë=
Ndërtesë banimi pranë Bashkisë
Dekorime dhe Çmime
Urdhër Pune i Klasit II, 7 Maj 1983
Cmimi i Republikës shkalla III, 17 Nëntor 1984
Dekorim “Mjeshër i Madh” nga ish Presidenti z. Alfred Moisiu
Dekorim “Qytetar Nderi” nga z. Gjergji Mero dhe z. Robert Damo
Kurora e Poezisë, viti 2004
Intervista dhe Dokumentarë
“Skena e Madhe” Dokumentar nga Saimir Kumbaro dhe Petraq Kolevica
“Mesdita me Ju” intervistë nga Teuta TV
“SPECIALE” intevistë nga ABCNews
Intervistë nga SOT News
Shkrim nga SHQIPTARJA.com
Dokumentar nga Besian Kozma
Shkrim nga revista “Psikologjia”
“Histori Personale” nga Top Channel
Shkrim nga gazeta “Kultplus”
“AUTOR” Dokumentar nga RTSH
“Dosja e Petraq Kolevicës” Dokumentar nga Kreshnik Kuçaj