(Në foto: Nasi Bozheku)
Mjeku i njohur, neurologu Nasi Bozheku është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet i ditur nga e bija e cila me dhimbje konfirmon largimin e të atit nga kjo botë.
“Me dhimbjen pafund, lotet pa mbarim, shpirtin cope, dashuria ime me e madhe, jeta ime, shpirti im Prof. Dr. Nasi Bozheku, sot ne oret e para te mengjesit nderroj jete.
Me vullnet te tij do e nxjerrim nga shtepia – si amanet i fundit!
Per varrimin do te njoftoj pak me vone.
Qofsh i parajses o Ba. Te dua shume!”, shkruan ajo.
Të shumta janë ngushëllimet e miqve dhe të afërmve në profilin e saj.
Komentet