VOAL – LAS VEGAS – Legjenda e muzikës bluz, B.B. King, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.
Avokati i tij tha se King ka vdekur në gjum në shtëpinë e tij në Las Vegas, më 14 maj.
Këngëtari King kishte shumë adhurues të muzikës bluz dhe ka bërë ndikim në një gjeneratë të tërë të muzikantëve, me vokalin e tij të thekshëm dhe sentencën e tij me gitarë në këngët, siç ishte, The Thrill Is Gone” (Entuziazmi ka kaluar).
King ka shitur miliona disqe në gjithë botën dhe ishte mentor i shumë gitaristëve të njohur, përfshirë edhe muzikantin, Eric Clapton.
Ai ishte shpërblyer me Çmimin Grammy në vitin 2009 për një album të bluzit.
Komentet