Dhe një ditë të vrenjtur shtatori, na iku xhaxhi Gimi. i heshtur dhe paqësor, krejt ashtu siç jetoi gjithë jetëj e tij. Prefekti legjendar i filmit dhe operetës “Karnavalet”! Si rastësi djallëzore, po atë ditë që vepra “karnavalet” bën premierë në vendlindjen e tyre, në qytetin e Korçës! Fluturoi larg një nga ikonat e fundit të gjeneratës së artë të TKOB, por fatkeqësisht nuk do ta shihni në për lajme, mr kronika speciale, transmetime të drejtpërdrejta dhe portrete të ngulitura në revista dhe portale. Pasi bass/bariton Agim Quku i përket absolutisht, atij ciklit të talenteve të humbura të një vendi gri, që ngritën dhe mbajtën mbi supe gurin e themelit të operës vendase! Në kohëra jashtëzakonisht të largëta kur arti bëhej me pasion, talent, dëshirë dhe sakrificë.
Gimi i përket brezit më të humbur artistik, pasi lulëzimi dhe gjelbërimi i tyre skenik ndodhi krejt në dimrin e madh, atëhere kur çizmat e tiranit shkelën çdo lloj mundësie. Ata udhëtuan në të gjithë Shqipërinë në kushtet më të vështira. Ata këndonin opera dhe jepnin koncerte në vendet më të çuditshme, si fabrika, kantiere, miniera, kooperativa, dhe fshatra të largëta. Ata e kaluan rininë e tyre dhe derdhën talentin e pa marrë as gjenë më të vogël. Kaluan lumenj, ngjitën male, fjetën në konvikte, punuan në ndërtime “vullnetare” për tu pajisur me shtëpi, pritën në për radhë me orë të tëra për bukë e qumësht dhe kënduan me kostume të grisura dhe këpucë me vrima. Dhe sa e sa detaje të tjera rrëqethëse që mund të flas me ditë të tëra…
Por kryesisht ata jetuan si zogj të lirë të artit në bunkerin pa diell të shtypjes. Ata dhe ai, shkruan faqet më të ndritura të historisë muzikore të këtij vendi bashkë me Pëllumbin, Kamanin, Gjergjin, Petrikën, Jakun e të tjerë. Të gjitha sot të larguar nga kjo botë e kotë. Të harruar nga shteti, nga komuniteti artistik dhe bota mediatike. Pa lavde, qoka, piedestale, kapaçka dekorate, fletushka, pensione, mirënjohje por ama….më dosje shumë të renda nëpër raftet e pluhurosura të institucioneve artistike.
Në vend të epilogut, edhe pse mund të shkruaja shumë për veprimtarinë e tij, enkas në një vend që “shkipu” artin operistik vetëm para disa vitesh, që “qartësisht” nuk “ekzistonte asgjë më parë nga të vjetrit” dhe të gjitha bëhen për herë të parë “sot” në muzikën lirike, Gim Quku nuk ka qënë vetëm ai prefekti fisnik në karnavalet, “PoSi”, po përtej këngëve të lehta në festivale, anketa, koncerte maji, Ansambleve të ndryshme, ka edhe një veprimtari të pasur dhe të gjerë operistike, me role si:
1968 Gjergj Araniti në Opera Skënderbeu (Prenk Jakova), 1968- 1975 gjyshi Ndoe Opera Mrika (Prenk Jakova), 1969 Xhemali në Opereta Brigada e grave (Llazar Morçka), 1971 Koleni në Opera Bohema (Puçini), 1972 /1983 doktori në Opera La Traviata (Verdi), 1974 Vangjeli në Opereta dhendri u transferua (Agim Prodani), 1975 Ademi në Opera Komisari (Nikolla Zoraqi), 1978 prefekti në opereta karnavalet (Avni Mula), 1978 doktori në Opera Lulja e kujtimit (Kristo Kono),1979 Bazilio në Opera Berberi i Seviljes (Rosini), 1979 agjenti në opera Goça e Kaçanikut (Rauf Dhomi), 1980 Gjergji në Opera Vjosa (Tish Daia),1981 Meti në Opera Toka Jonë (Pjetër Gaci), 1981 Cuniga nga Opera Karmen (Bize)….
U prehsh në paqe i qeshur dhe i dashur Gimo, ashtu siç ishe në këtë jetë. Të jesh i sigurt që të presin miq edhe kolegë për të vazhduar historitë dhe bëmat e turneve dhe koncerteve. Ma përqafo Gjergjin. Qofsh i paharruar i madhi
Agim Quku