Është ndarë sot nga jeta në moshën 98 vjeçare, Rita Marko, një prej njerëzve të rëndësishëm të regjimit komunist.
Gazetari i Panorama, Afrim Imaj, raporton se Marko ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ceremonia mortore mesohet se do te zhvillohet neser ne oren 11.00.
Rita Marko ka qenë një nga byroistet me besnike të diktatorit Hoxha dhe me pas i Ramiz Alise. Ai i ka mbijetuar të gjitha goditjeve brenda kupolës komuniste duke marrë pjesë në pushkatimin dhe dënimin e shokëve të tij si dhe krimeve ndaj kundërshtarëve të regjimit.
Ai ka qenë një prej drejtuesve të luftës në qarkun e Korçës dhe në vitin 1950 u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga korriku 1950 deri në mars 1951 ai shërbeu si Ministër i Industrisë.
Në vitin 1952 ai u bë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Sindikatave të Shqipërisë dhe shërbeu si Kryetar i saj në vitet 1970-82.
Në prill të vitit 1950 ai u bë anëtar kandidat i Komitetit Qendror të Partisë, anëtar në Kongresin e Dytë të Partisë në vitin 1952 dhe anëtar i Byrosë Politike në Kongresin e Tretë më 1956. Ai shërbeu si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës nga 1949-50. Në mars 1951 u bë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.
Në dhjetor të vitit 1991 ai u arrestua së bashku me disa drejtues te PPSH-se, duke u dënuar me tetë vjet burg, pasi u akuzuan për shpërdorim të pushtetit. Ai u lirua në korrik 1995.
Komentet