Naim Dollaku, portier i njohur i Lokomotivës së Durrësit ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Dollaku ka qenë një nga portierët më të suksesshëm të skuadrës durrsake të futbollit.
Karrierën e tij e mbylli në vitin 1982.
Humbja e papritur e tij ka shokuar tërë opinionin sportiv dhe qytetarët e Durrësit. I njohur si Portieri i Penalltive, Dollaku nga 25 të tilla ka pritur 19. Varrimi i tij bëhet sot në orën 14:00
Kush ishte Naim Dollaku?
Naimi ne moshen 15-16 vjeçare aktivizohet me te rinjte e Durresit, duke qene zbulim i trajnerit te moshave per kohen Fiqiri Dervishi. Ishte viti 1965. Eshte aktivizuar 4 vite me te rinjte, duke u vleresuar pas nje ankete portjeri me i mire ne Shqiperi per kete kategori moshash.
Ne vitin 1967, ne Durres per 10 muaj erdhi te punoje trajneri i famshem Loro Boriçi dhe menjehere e perfshiu Dollakun ne ekipin e pare. Pas kryerjes se sherbimit ushtarak, Naim Dollaku kthehet ne Durres prane Lokomotives dhe luan si portjer i pare duke zevendesuar portjerin e shkelqyer Teli Ciko. U largua nga futbolli ne vitin 1982.
Gjate karrieres se tij sportive me Lokomotiven, ai eshte drejtuar nga trajneret Refik Resmja, Abdulla Duma, Petraq Ikonomi, Nysret Shyti. Por siç kujton Naim yne i shtrenjte, vitet me te arta te Lokomoves se ketij dhjetvjeçari (1970-1980), ishin nen drejtimin e te mirnjohurit Skender Jareci.
Te paharruara mbeten per Dollakun, dy ballafaqimet me Labinotin e Elbasanit, ne finalen e Kupes se Shqiperise ne vitin 1975. Formacioni i Teutes ne ate kohe ishte: Naim Dollaku ne porte, ne mbrojtje Kristaq Toçi, Osman Kapidani, Josif Ristani, Niko Jani, ne mesfushe Edmond Miho, Edmond Pasha, Agim Likmeta, Alfred Filjari dhe ne sulm Agim Bulku dhe Fatmir Hima. E vaçanta e Naim Dollakut ka qene suksesi ne pritjen e penalltive.
Nga 25 te tilla, Dollaku yne ka pritur 19. Naim Dollaku mbetet nga figurat me popullore ne futbollin durrsak, pasi ka qene shume masovik dhe gojeembel.
Komentet