Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare autorja best-seller, Jackie Collins. Ajo vdiq nga kanceri i gjirit. Këtë lajm e ka bërë me dije publicistja e saj, Moldy Korenbrot, për CNN të shtunën në mbrëmje.
Historitë me jetët joshëse e seksi të Hollywood-it e bënë Collins një nga romancieret më të shitura në botë. Me tituj si “Hollywood Wives”, “Rock Star”, “The Stud” ajo shiti më shumë se 500 milion kopje në më shumë se 40 vende.
Revista PEOPLE raportoi se Collins u diagnostikua me kancer gjiri të fazës së 4-ërt, 6 vjet më parë dhe vendosi ta mbante sëmundjen sekret.
Revista tregon se këtë ajo ia kishte rrëfyer vetëm tre vajzave të saj, Tracy, Tiffany, Rory.
Motra e saj e madhe Joan Collins, 82 vjeçe, e famshmja Alexis tek soapfilmi Dinasty, tha për revistën people, se ajo kishte mësuar për sëmundjesn e së motrës vetëm dy javë më parë dhe ishte tmerruar. “Ajo ishte mikja ime më e mirë, e citon revista people të ketë thënë. “Unë e admiroj mënyrën se si ajo e përballoi sëmundjen e saj. Ishte e mrekullushme, trime dhe e bukur dhe unë e desha fort”.
Familja Collins bëri një deklaratë në Facebook:
“Është një trishtim i madh të njoftojmë për vdekjen e nënës sonë dinamike e të bukur, Jackie Collins. Ajo vdiq sot nga kanceri i gjirit.
Komentet