VOAL – Attilio Maseri, kardiolog i njohur ndërkombëtar, ligjërues në Universitetin San Raffaele në Milano, president i fondacionit bamirës “Per il tuo cuore” dhe filantrop, vdiq në Pavia di Udine në moshën 85 -vjeçare. Ai ishte kardiologu personal i Mbretëreshës Elizabeth II dhe i Papës Gjon Pali II.
Pas diplomimit nga Universiteti i Padovës, Maseri u specializua në Kardiologji dhe mjekësi bërthamore në Pisa, para se të transferohej në Universitetin Columbia në Nju Jork. Në 1979 ai u thirr në Universitetin e Londrës si profesor i rregullt në shkollën mjekësore Mbretërore dhe në ’91 ai u kthye në Romë si profesor i plotë i kardiologjisë dhe drejtor i Institutit të Kardiologjisë të Poliklinikës Gemelli, spitali ku trajtohej, në departamenti i tij, Papa Gjon Pali II pas atentatit.
Autor i më shumë se 750 artikujve dhe teksteve mjekësore në revista të specializuara dhe ndërkombëtare, Attilio Maseri kishte marrë çmime dhe nderime të shumta. rsi-eb
Komentet