Philadelphia është në “rrugë të mirë” për të thyer edhe një rekord tjetër negativ. Në pyetje është fillimi më i keq i sezonit, ndërsa atë rekord e mban New Jersey Nets
WASHINGTON – Klubi i basketbollit Philadelphia 76ers natën mes të mërkurës dhe të enjtes, sipas kohës së Evropës Qendrore ka shënuar humbjen e 16-të radhazi në fillim të sezonit, dhe në këtë mënyrë ka thyer rekordin negativ në NBA, dhe kështu në mënyrë të keqe ka hyrë në histori.
Humbjen e re ia shkaktoi Boston Celtics të cilët festuan me 84:80. Basketbollistët më të shkëlqyer ishin Isaiah Thomas, i cili shënoi 30 pikë dhe Jae Crowder 27 pikë. Formacionin e mposhtur me 19 pikë dhe nëntë kërcime e udhëhoqi Jahil Okafor.
Philadelphia është në “rrugë të mirë” për të thyer edhe një rekord tjetër negativ. Në pyetje është fillimi më i keq i sezonit, ndërsa atë rekord e mban New Jersey Nets të cilët në sezonin 2009/10 kanë arritur të shënojnë 18 humbje rresht. aa
Komentet