Oklahoma City Thunder arrin të ngre rezultatin në 3-1 në finalen e Konferencës Perëndimore ndaj Golden State Warriors
Oklahoma City Thunder solli rezultatin në 3-1 në serinë e finales së Konferencës Perëndimore, duke e mposhtur kampionin aktual të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA) me rezultatin 118-94.
Në ndeshjen e katërt të serisë së finales në Konferencën Perëndimore, Thunder e priti ekipin e Golden State Warriors në Chesapeake Energy Arena, duke e mposhtur atë me diferencë prej 24 pikësh. Në qoftë se Oklahoma City Thunder del fitues në ndeshjen e pestë që do të luhet në fushën e Warriors-it, atëherë do ta shkruajnë emrin e tyre për në finalen e madhe të NBA-së.
Vendimtar në fitoren e Thunder-it ishte Russell Westbrook duke arritur “triple double” me 36 pikë, 11 asistime dhe 11 rebound. Ndërkaq, “double double” për ekipin nikoqir arritën të shënojnë Kevin Durant me 26 pikë dhe 11 ribaunt dhe Andre Roberson me 17 pikë dhe 12 rebound.
Nga ana tjetër, te Warriors i cili këtë vit për herë të parë humbi në dy ndeshje radhazi, Klay Thompson shënoi 26 pikë, Stephen Curry 19 dhe Harrison Barnes 11.
Play-off do të vazhdojë me ndeshjen e pestë në serinë e finales në Konferencën Lindore mes Cleveland Caveliers dhe Toronto Raptors, rezultati aktual në mes të cilëve është 2-2. aa
Komentet