Ylli i basketbollit ka firmosur kontratë katërvjeçare me Lakers për 154 milionë dollarë
Ylli i basketbollit në ligën amerikane NBA, LeBron James, është transferuar në radhët e Los Angeles Lakers.
33 vjeçari James i cili u largua nga Cleveland Cavaliers, ka firmosur kontratë katërvjeçare me Lakers për 154 milionë dollarë.
James nisi karrierën e tij në vitin 2003 në Cavaliers, ku u kthye pasi periudhën mes viteve 2010-2014 e kaloi në Miami Heat. Ai ka fituar çmimin e lojtarit më të vlefshëm (MVP) katër herë dhe është zgjedhur 14 herë në ekipin all-star, ndërsa ka fituar tre herë kampionatin e NBA-së, edhe atë dy herë në Miami Heat dhe një herë në Cleveland Cavaliers. aa
Komentet