Gazetarët e dislokuar në zonat e armiqësive mbeten civilë, ndaj ligji ndërkombëtar i njeh sulmet e qëllimshme kundër tyre si krim lufte.
Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve më 2 nëntor nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová. Teksti i plotë i dokumentit është publikuar në faqen e internetit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.
“Në Ditën e 10-të Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, ne përgëzojmë gazetarët sidomos gazetarët e vijës së parë të patrembur që mbulojnë konfliktet, krizat dhe emergjencat. Puna e tyre është thelbësore për të ekspozuar shkeljet e të drejtave të njeriut, abuzimet dhe krimet e luftës që përndryshe do të mbeteshin të fshehura nga opinioni publik”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Viti i kaluar pa një rritje të paprecedentë të vrasjeve të gazetarëve, gjë që është “shkatërruese dhe e papranueshme”, theksojnë zyrtarët.
Kjo ndodhi në Gaza, në Liban, në Mianmar, në Jemen, në Sudan dhe në vende të tjera, ku gazetarët, pavarësisht rreziqeve vdekjeprurëse, kryen me guxim detyrën e tyre, duke dhënë lajme objektive nga toka për komunitetin ndërkombëtar, ekspozuan krimet e luftës dhe dokumentuan mizoritë e luftës.
“Gazetarët ukrainas vazhdojnë të jenë objektiva të dhunës, ngacmimeve dhe ndalimeve arbitrare nga Rusia dhe forcat pro-ruse… BE-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve dhe bën thirrje edhe një herë për veprim urgjent dhe efektiv për të mbrojtur gazetarët dhe punonjësit e medias. Gazetarët dhe punonjësit e medias janë civilë dhe duhet të mbrohen në çdo kohë thanë përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Joseph Borrell dhe Věra Jourová u bënë thirrje të gjitha shteteve që të hetojnë incidente të tilla shpejt, në mënyrë efektive dhe të paanshme. Ata theksuan se dhuna ndaj gazetarëve, kërcënimet dhe ngacmimet nxisin një klimë frike, autocensurimi apo edhe mërgimi. Pa llogaridhënie, cikli i dhunës ndaj gazetarëve do të vazhdojë, duke zvogëluar më tej hapësirën për media të lira dhe të pavarura dhe duke dëmtuar të drejtën e qytetarëve për informim, përfundon deklarata.
Siç u raportua më herët, duke iu referuar Këshillit të Evropës, më shumë se 30 gazetarë ukrainas aktualisht mbahen ilegalisht nga forcat pushtuese ruse me akuza të sajuara.
PD nesër protestë në Shkodër, Salianji rikthen nga burgu denoncimin e bërë më parë: Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton krimin
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një postim në rrjetet sociale, teksa ndodhet në burg, ka rikthyer një denoncim të bërë vite më parë për situatën kriminale në Shkodër.
Salianji bën thirrje që qytetarët të bashkohen me protestën e nesërme në qytetin e Shkodrës, në orën 12:00.
Në videon, e cila është bërë shtatë vite më parë, Salianji përçon mesazhin se situata kriminale në vend është e rëndë dhe se shqiptarët meritojnë një qeveri që e lufton krimin.
“Sidomos në Shkodër në ditët e fundit, krimi sundon bashkë me qeverinë qendrore të Edi Ramës. Këtë e provoi sot një tjetër vrasje e tipit mafioz në qytetin e Shkodrës. Edhe kjo e sotmja ende e pazbuluar. Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve dhe javëve të fundit në zonën e Shkodrës.
Në pak muaj, në zonën e Shkodrës ka pasur 6 viktima, dy të zhdukur dhe tre makina të djegura. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di. Edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn dhe nuk shoqëron askënd. Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar. PD garanton qytetarët se që në ditën e parë të saj në qeveri do të nisë shtypjen e bandave në çdo qytet ku operojnë”, tha Salianji.
PD thirrje qytetarëve shkodranë: Bashkohuni në mosbindjen civile të së shtunës, ora 12:00 para bashkisë
Partia Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shkodranë që të bashkohen në marshimin protestë të ditës së shtunë ora 12:00 para bashkisë së Shkodrës.
‘Shkodra, Zonja e madhe, tashme është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin’, tha në një deklaratë nga selia e PD-së së Shkodrës, Izmira Ulqinaku.
Deklarata e PD së Shkodrës:
Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës, të gjithë prindërve që kanë vendosur të rrisin dhe edukojnë fëmijët në këtë qytet, të bëhen bashkë në marshimin protestë, ditën e shtunë me datë 2 nëntor, ora 12:00, para Bashkisë Shkodër.
Shkodra qyteti i artit e kulturës, qyteti i këngës e humorit, sot është transformuar në kopjen e shëmtuar te Palermos.
Shkodra, Zonja e madhe, tashme është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin.
Pasiguria ndihet kudo!
Situatën nuk e zgjidh dot Rilindja e as banda e policisë. Ata janë palë në fushata, për të ruajtur njeri tjetrin.
Ky terror që po instalon Edi Rama në Shkodër, do ti kthehet shpejt në boomerang!
Ditën e shtunë, ne do të marshojmë për liri.
Do të marshojmë kundër kthetrave të krimit.
Do të marshojmë për ti kthyer lavdinë Shkodrës; për ti kthyer qetësinë banorëve të saj.
Do të marshojmë për rendin e sigurinë e munguar.
Bashkohuni me ne, të shtunën, në pedonale para bashkisë, ora 12:00, në marshim!
sn
Kaloi pa u vënë re në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë betimi i dy deputetëve Andrea Nesti Mano PD dhe Erjon Shërbet Meka PS gjatë seancës plenare të së Enjtes 31 Tetor, 2024. Lista e lajmeve të ngjeshura dhe ngarkesa e tyre prej Kuvendit ku opozita protestonte ndërsa Ambasadori i BE dorëzoi “Raport Progresin 2024”, ngjarja e rëndë e vrasjes së dy personave dhe një të plagosuri në qytetin e Shkodrës, qëndrimi në Gjirin e Durrësit E ANIJES ende të pa përpunuar me ngarkesën e 2100-ton mbetjesh toksike, bënë që të humbte rasti i parë i njohjes me publikun i dy përfaqësuesve zgjedhor respektivisht të qyteteve të rëndësishme si Korça dhe Durrësi.
Të vërtetat flasin vetë ndërsa propaganda e pushtetit fsheh dhe shtrembëron realitetin duke ndërtuar perceptime edhe më të gabuara për detyrat e përfaqësuesve në Kuvend të zgjedhur nga populli. Në çfarë shkalle duhet të mbërrijë për t’u parë korrupsioni. Këtë e gjen dhe e justifikon me mos përgjegjësinë e vet kryeministri dhe njëherazi kryetari i Rilindjes Socialiste. Ai nuk flet më për mandatin e katërt sepse fuqia e kartonit në një Kuvend pa opozitë po i krijon të gjitha kushtet e mbrojtjes. Progresivizmi në këtë rast jo ai i Raportit Vjetor të BE-së, por i strategjisë për ta mbajtur përjetësisht pushtetin është kthyer në mbivlerësime personale dhe autoritare. Të bërjes politikë e cila shkon deri në auto-vlerësime filozofike ku propaganda çmon, shquan dhe ngre figurën e një lideri që tani shkollon dhe certifikon të rinj dhe të reja në Akademinë e Partisë Socialiste, një përpunim ideologjik progresist që ka në qendër pushtetin dhe sundimin e përjetshëm.
31 Tetor, 2024
Industria bie 8.9%! Mungesa e punonjësve, rënia e euros dhe e kërkesës nga jashtë, ndër faktorët që po thellojnë humbjet
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020, kur u aplikuan kufizimet në lëvizje nga pandemia Covid-19.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, shkak për këtë rënie është bërë kriza në industrinë e përpunimit. Kjo degë e industrisë pësoi rënie vjetore me -7.6% në tre-mujorin e dytë. Rënia vazhdoi për të gjashtin tremujor radhazi, duke e bërë këtë krize më të paprecedenten në të gjithë historinë e tranzicionit.
Siç tregojnë të dhënat e grafikut të mëposhtëm sektori i industrisë përpunuese që dominohet kryesisht nga fabrikat e tekstilit dhe këpucëve vitin që shkoi pësoi rënie me – 6.1% dy herë më shumë se vitin e krizës pandemike 2020. Teksa këtë vit rënia pritet të jetë edhe më e thellë. Në 6 –mujorin e parë rënia vjetore është rreth-8,3 për qind, teksa fabrikat duket se nuk janë optimiste për ndryshim të situatës.
Mungesa e punonjësve, rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit, por mbi të gjitha rënia e kërkesës nga jashtë, po thellojnë humbjet nga muaji në muaj. Vitin e kaluar, eksportet e tekstilit në vlerë shënuan 126 miliardë lekë, me rënie rreth 6.5%, ndërsa në 9-mujorin e 2023, rënia u thellua me rreth 12%.
Skënder Pashaj, i cili drejton kompaninë “Fital”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të këpucës, pohon se përpos situatës së vështirë nuk ka shpresa për rikuperim. Rritja e kostove të jetesës pas luftës në Ukrainë, në shumë vende të Europës me të cilat vendi ynë eksporton, e ka ulur kërkesën për veshje dhe këpucë. Gjiganti global i veshjeve sportive “Nike” njoftoi se më 2024, shitjet me pakicë në rang global do të pësojnë rënie me 10%, kundrejt pritshmërive të tyre për rritje. Teksa tregu i këpucëve është në krizë prej dy vitesh, në të njëjtën situatë dhe për të njëjtat arsye po vuajnë edhe fabrikat shqiptare vitin e fundit.
Panairet e modës së pranverës u përballën me rënie të madhe të porosive, teksa shpresat për rikuperim janë bërë të vështira. Të dhënat nga bilancet e kompanive të mëdha tregojnë se numri i punonjësve, në shumicën e tyre, është shkurtuar me mbi 35% më 2023. Nëse situata e tregut ndryshon, fabrikat e kanë shumë të vështirë të rikthejnë punonjësit, pasi ata janë integruar në sektorë të tjerë. Kriza e fabrikave duket se është bërë e qëndrueshme për shumë arsye, një pjesë e të cilëve buruan nga tregu i brendshëm.
Rënia e Euros në mënyrë sistematike vitet e fundit uli fitimet e fabrikave dhe nga ana tjetër, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në prill 2022 në 40 mijë lekë në fund të 2023 ushtroi presion te kostot, duke bërë që shumë klientë të ikin nga Shqipëria drejt çmimeve më të lira në vende të Azisë dhe Afrikës./Monitor
E dyta flet më qartë, ndërsa për pozitën ndëshkimi “shpërdorim detyre”. Mbi 11 vite shpërdorim detyre në çdo pushtet të kapur, por edhe mbi 11 vite “reforma të mirëqeverisjes” për të mbajtur një elitë të Rilindjes Socialiste në pushtet.
A do ta topisë ky vaksinim opozitën për të qenë e përçarë karshi realitetit që korrupsioni ka krijuar dhe ku misioni i saj është sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?
Në të dy rastet si nga ambasadori i BE-së Gonzato dhe kryeministri Rama këshilla për mos ngutje për konkluzione pa e lexuar raportin lë për të dëshiruar për shkak të dy faktorëve.
31 Tetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.
Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.
Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës. sn
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, ka njoftuar protestën e radhës përpara bashkisë kundër korrupsionit në institucionet vendore.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson Bashkinë e Tiranës si “selinë e biznesit” të një sistemi të korruptuar, që sipas tij po abuzon me taksat e qytetarëve.
Ai kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të përballet me drejtësinë për vjedhje dhe krime zgjedhore.
POSTIMI I PLOTË:
Miqtë e mi, nesër e enjte, datë 31 tetor, ora 11:00, takohemi sërish në protestë.
Duzina e drejtorëve hajdutë të shkarkuar javën e shkuar nga kreu i 5D, është tregues i qartë se tashmë institucioni më i korruptuar në Europë po shpërbëhet!
Godina e Bashkisë Tiranë, sot është kthyer në selinë e biznesit të pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë, i cili vijon të vjedhë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit çdo ditë që qëndron në zyrë.
Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë me çdo kusht! Vjedhja e taksave të qytetarëve dhe krimi elektoral duhen ndëshkuar në mënyrë shëmbullore.
Kolegët e Erionit në SPAK ta harrojnë se mund të vazhdojnë të jenë mburojë e një hajduti banal!
O sot, o kurrë
sn
Luan Baçi publikon listën: Policia e Fierit ka filluar shoqërimet dhe presionet. Protesta ishte e ligjshme, mos luani me zjarrin!
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka publikuar një listë me emra, anëtarë dhe drejtues të strukturave të PD, të cilën thotë se e la bërë policia e Fierit duke e akuzuar pë presione dhe shoqërime.
Baçi i bën thirrje policisë dhe ministrit Hoxha, të mos luajnë me zjarrin dhe të mos i provokojnë, pasi protesta në Levan ishte e ligjshme.
POSTIMI I PLOTË
Drejtoria e policise Fier, ka “publikuar” (ne fakt e siguruam konfidencjalisht) listen e anetareve dhe drejtues te strukturave te partise demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kane filluar shoqerimet dhe presionet ndaj tyre!
Gentian Koçi!
Robert Marku!
Sali Isufaj!
Artur Alibeaj!
Mikel Hoxhaj!
Emiljano Paja!
Arben Driza!
Eduart Spaho!
Mikel Berisha!
Pandi Tole!
Durim Refiti!
Kastriot Plaka!
Alush Pasha!
Hebet Selimi!
Dritan Dogani!
Enver Plaka!
Ylli Plaka!
Luan Baçi!
I bej thirrje policise se pushtetit te Rames, drejtuesit vendor te policise ne Fier, drejtorit te pergjithshem te policise dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta ne Levan ishte e lugjshme dhe nuk ka ndodhur asnje incident, shume qytetare qe qarkullonin ne rruge u bashkuan me protesten dhe shperndarja u be qetesisht!
Ne qofte se ndaloni demokratet dhe beni presion mbi ta atehere protesta do te zhvendoset te drejtoria e policise, ose ne, ose ju!bw
29 Tetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
VOA: Qeveri teknike për zgjedhje të lira… Protesta e opozitës bllokon akset kryesore rrugore për 3 orë
Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë, qarkullimin e mjeteve. Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale.
Rugët e hyrjes në kryeqytet, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtuesë të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithshka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.
Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.
Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithshka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”.
LIVE – MINUTË PAS MINUTE/ Opozita prej 2 orësh në mosbindje civile, qarkullimi i paralizuar në 6 kryqëzime nga veriu në jug. Policia kërkon lirimin e rrugëve (VIDEO+FOTO)
Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit në Tiranë. Këtë herë, opozita po proteston duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit do të jetë nga ora 17:00-20:00. Opozita proteston kundër arrestimit të liderëve të saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe kërkon nga mazhoranca të pranojë kërkesën e saj për qeveri teknike.
Zhvillimet minutë pas minute nga mosbindja civile e opozitës
Ora 19.20 Hapet për qarkullimin e automjeteve rrethrrotullimi i Bradasheshit
Opozita ka mbyllur protestën te rrethrrotullimi i Bradasheshit. Në këto momente ka rinisur qarkullimi i automjeteve i ndërprerë prej orës 17.00.
Ora 19.15 Përplasje mes protestuesve dhe policisë. Efektivët fitojnë terren te ish-sheshi “Shqiponja”
Ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë te Sheshi Shqiponja në Tiranë. Gazetari Osman Stafa raportoi për News 24 se ka pasur përplasje dhe shtyrje mes të dyja palëve. Policia është vënë përballë protestuesve, që të pengojnë marshimin e tyre. Në protestë është Flamur Noka, Albana Vokshi, Tedi Blushi etj. Duke qenë se policia ka fituar terren ndaj protestuesve, këta të fundit kanë shtyrë efektivët. Raportohet se përplasje ka edhe në Brandashesh.
Ora 19.04 Asllan Dogjani-policëve: Në orën 20.00 do largohemi vetë, mos ndërhyni me forcë
Deputeti i PD, Asllan Dogjani ka kërkuar nga forcat e rendit të mos ndërhyjnë për të liruar rrugën me forcë. Duke iu drejtuar policëve, Dogjani tha se protestuesit e opozitës do të largohen në orën 20.00 siç edhe kanë njoftuar.
Ora 19.00 Opozita dy orë mosbindje civile dhe bllokime rrugësh nga veriu në jug
Prej dy orësh vijojnë të jenë të bllokuara akset kryesore rrugore në vend. Opozita po zhvillon mosbindjen civile të paralajmëruar disa ditë më parë nga ora 17.00 deri në 20.00. Policia po kërkon në këto momente të lirohen rrugët në 6 kryeqëzimet ku po zhvillohet mosbindja civile.
Ora 18.51 Flamur Noka: Policia të mos ndërhyjë, ndryshe destinacioni ynë do të jetë Surreli
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ka kërkuar policisë të ish-sheshi Shqiponja që të mos ndërhyjë për të liruar rrugën. Opozita vijon prej 2 orësh mosbindjen civile duke bllokuar 6 akse kryesore rrugore nga veriu në jug. Noka tha se në rast ndërhyrje nga Policia, protestuesit do të shkojnë drejt Surrelit, fshati ku banon kryeministri Edi Rama.
Ora 18.40 Lisandër Hoxha nga ish-Sheshi Shqiponja: Siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër…
I deleguari i PD në Degën 4 në Tiranë, Lisandër Hoxha nga Sheshi Shqiponja në mosbindjen civile tha se siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër, nëse nuk ka qeveri teknike. Hoxha kishte edhe një thirrje për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke thënë se ai nuk duhet të sillet si ministri i fundit i diktaturës. “Siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër nëse nuk plotësohet kërkesa për qeveri teknike. Kam një thirrje për ministrin e Brendshëm. Mos të sillet si ministri i fundit i diktaturës. Nuk kemi dalë të bllokojmë qytetarët, por të bllokojmë qeverinë”, tha Lisandër Hoxha.
Ora 18.30 Policia nis të lëvizë te Mbikalimi i Kamzës, kërkohet lirimi i autostradës Tiranë-Durrës
Gazetari Osman Stafa raporton se FNSH është vënë në lëvizje pranë Mbikalimit të Kamzës. Mësohet se uniformat blu kërkojnë lirimin autostradës Tiranë-Durrës e cila vijon të jetë e paralizuar prej orës 17.00.
Ora 18.20 Policia kërkon lirimin e rrugës te rrethrrotullimi i Bradasheshit
Rrethrrotullimi i Shkozetit është bllokuar nga protestuesit e opozitës prej orës 17.00. Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga bllokimi i rrugës, policia ka kërkuar nga organizatorët e protestës të lirojnë rrugën. Protesutesit kanë refuzuar thirrjet e policisë dhe vijojë të mbajnë të bllokuar autostradën në drejtim të Tiranës por edhe Durrësit, Kavajës e Rrogozhinës.
Ora 18.10 Policia në Shkozet thirrje protestuesve: Lironi rrugën
Policia e Durrësit ka bërë thirrje për lirimin e autostradës në drejtim të Tiranës. Protestuesit kanë injoruar thirrjet e uniformave blu.
Ora 18.03 Ivi Kaso: Edhe Rama bllokon rrugët për çdo aheng të tij
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Korçës në zgjedhjet e ardhshme, Ivi Kaso, në mosbindjen civile të Partisë Demokratike, iu përgjigj gazetarëve në lidhje me faktin që bllokimi i rrugëve është vepër penale. Kaso tha se policia duhet t’i kujtojë këtë gjë kryeministrit, që bllokon rrugët për çdo lloj ahengu që zhvillohet në vend.
Ora 18.00 Spaho nga Rrethrrotullimi i Bradasheshit: Zgjedhjet s’mund të jenë farsë elektorale, ja pse kërkojmë qeveri teknike
Deputeti i PD Edmond Spaho nga Rrethrrotullimi i Bradasheshit tha se demokracia në Shqipëri po eliminohet. Ai tha se zgjedhjet nuk mund të jenë farsë elektorale. Sipas tij, kjo është arsyeja se përse PD kërkon qeveri teknike.
Ora 17.55 Digjen gomat edhe në Milot
Ora 17.50 Luçiano Boçi: Në vijim do ndërmerren akte që do të zgjasin me ditë…
Protesta e sotme do të zgjasë 3 orë, por nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot, një nga pikat ku po protestohet, tha se do të ketë akte të tjera në ditët në vijim, që mund të zgjasin edhe me ditë të tëra. “Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të ketë akte të tjera në vazhdimësi, që mund të jenë më të gjata se 3 orë, mund të jenë me ditë të tëra, për ti dhënë këtij vendi, shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Policia të zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin. Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila në anën tjetër duhet të respektojë ligjin”, tha Boçi.
Ora 17.43 Banderola për Salianjin: Denoncuesi në burg, mafia në pushtet
Ora 17.43 Deputetja e PD Hoti nga rruga e Milotit: Kryeministri diskriminon veriun, maxhoranca e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale për…
Deputetja e PD-së Elda Hoti, nga autostrada e Milotit, ku po mbahet mosbindja civile e Partisë Demokratike, tha se kryeministri Edi Rama diskriminon veriun e Shqipërisë. Hoti theksoi se maxhoranca e ka kthyer parlamentin në zyrë noteriale për aferat e saj korruptive. Sipas Hotit, kjo qeveri ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.
Ora 17.40 Mosbindja civile, Paloka: Bllokimi i rrugëve, ky ishte qëllimi sot…
Deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili ndodhet në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, tha për News24 se protesta do të vijojë ashtu sikundër është njoftuar. Ai tha se qëllimi i protestës së sotme është bllokimi i akseve rrugore dhe nuk do të ketë veprime të tjera.
Ora 17.35 Pamjet në këto momente te Mbikalimi i Kamzës dhe ish-Sheshi Shqiponja
Ora 17.34 Sula nga Rrethrrotullimi i Rrogozhinës: Qeveria ka lënë në mjerim qytetarët, çmimet në nivele alarmante
Deputeti i PD, Dashnor Sula, që ndodhet në Rrethrrotullimin e Rrogozhinës, tha se kjo qeveri ka lënë qytetarët e pensionistët në mjerim. Sula tha se gjithashtu edhe vota e lirë është e domosdoshme për një demokraci funksionale.
Ora 17.30 Paralizohet qarkullimi te rrethrrotullimi i Levanit
Mosbindja civile e opozitës në Levan vijon pa incidente, prej orës 17.00 kur u bllokua qarkullimi i automjeteve. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për News24 se rruga që të çon në drejtim të Fierit dhe Tepelenës, Beratit e Gjirokastrës është e bllokuar. Aksi është bllokuar në të dyja anët.
Ora 17.29 Mosbindja civile, i moshuari me karrocë invalidi i bashkohet protestës
Ora 17.29 Rrethrrotullimi i Shkozetit, protestuesit i vënë flakën gomave
Në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, mbështetës të opozitës, i kanë vënë zjarrin disa gomave. Gazetarja e News24, Klodjana Haxhiaj raportoi se një grup protestuesish kanë vendosur gomat në asfalt dhe për pasojë u kanë vënë flakën.
Ora 19.25 Hipur mbi kalë, mbështetësi i opozitës në mosbindje civile
Mbështetës të opozitës kanë bllokuar akset rrugore në 6 pika nevralgjike nga Miloti në Levan. Protesta ka nisur rreth orës 17:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00, sipas njoftimeve zyrtare. Ndërkohë që deri më tani nuk janë shënuar incidente apo përplasje, një qytetar në Milot ka zgjedhur të protestojë hipur një kalë. Video e mëposhtme e siguruar nga gazetari i News24 Renaldo Salianji tregon momentet kur ky qytetar, i veshur me kostum popullor dhe hipur mbi kalë i është bashkuar protestës në Milot.
Ora 17.20 Noka nga Sheshi Shqiponja: Jemi në mosbindje civile, vijojmë me akte të tjera
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur nga ish-sheshi Shqiponja për mosbindjen civile që po zhvillon opozita. Noka tha se Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën e saj. Sipas Nokës, PD është në mosbindje civile, duke shtuar se do të vazhdohet me akte të tjera.
Ora 17.18 Bllokohet lëvizja e automjeteve te rrethrrotullimi i Rrogozhinës
Në këtë aks rrugor bëhet lëvizja e automjeteve në drejtim të jugut, Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit. Prej orës 17.00 protestuesit e opozitës kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin. Gazetari Igli Çelmeta tha se deri në këto momente nuk janë shënuar incidente.
Ora 17.16 Flamur Noka “parkon” automjetin në mes të rrugës
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mbërriti te ish-sheshi Shqiponja, aty ku protestuesit e opozitës bllokuan rrugën. Noka fiku automjetin e tij në mes të rrugës duke iu bashkuar mosbindjes civile.
Ora 17.15 Paralizohet qarkullimi te rrethrrotullimi i Bradasheshit
Rrethrrotullimi i Bradasheshit është bllokuar nga protestuesit e opozitës. Në këtë momente, raporton gazetari i News24, Fatmir Popja nuk lejohet qarkullimi i asnjë automjeti në drejtim Tiranës apo dhe Elbasanit. Sikurse nuk ka lëvizje as në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës apo Belshit.
Ora 17.12 Protestuesit ulen këmbëkryq në rrugë, bllokohet aksi Thumanë-Milot
Është bllokuar edhe rrethrrotullimi i Milotit në të dy korsitë e rrugës. Disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin. Gazetari Renaldo Salianji raportoi se në këtë rrethrrotullim janë caktuar deputetët; Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.
Ora 17.10 Protestuesit i hapin rrugën 2 autoambulancave te Mbikalimi i Kamzës
Edhe pse rruga ishte bllokuar, protestuesit e opozitës kanë lejuar qarkullimin e dy autoambulancave te Mbikalimi i Kamzës.
Ora 17.05 Policia devijon trafikun te Mbikalimi i Kamzës
Pas bllokimit të aksit kryesor Tiranë-Durrës nga protestuesit e opozitës, policia ka devijuar qarkullimin e makinave. Gazetari Osman Stafa raportoi se drejtuesve të automjeteve iu është kërkuar nga policia të ndjekin itinerarin Tiranë-Kashar nga rruga e vjetër, paralelisht me autostradën Tiranë-Durrës, për të shmangur protestuesit dhe bllokimin aty për tre orë me radhë.
Ora 17.00 Nis mosbindja civile, rrugët që u bllokuan
Mbikalimi i Kamzës
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Rrethrrotullimi Milot
Ora 16.40 Ndarja e deputetëve te rrugët që do bllokohen
Te Sheshi Shqiponja, do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.
Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.
Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.
Deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te ish-sheshi “Shqiponja” në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Lajmi në përditësim…
(BalkanWeb)
Lajmet me interesante
-
Trafikantët e përlyerjes- Esé nga FATBARDH AMURSI
October 27, 2024
-
Më 31 tetor 2023 u nda nga jeta Bedri Alimehmeti, Mjeshtër i Madh
October 31, 2024
-
Letër për Mërgimtarët Shqiptarë në Amerikë- Nga AGUSTIN MIRAKAJ
October 27, 2024
-
KUR E BUKURA DHE TRADICIONALJA KTHEHET NË ANTIVLERË DHE DEGJENERIM- Nga ARIF EJUPI
November 1, 2024
-
“Ka qenë gjatë viteve të para të luftës, më i njohur se Enveri dhe ndoshta një nga arsyet e mllefit…”- Shkrimi i panjohur i shkrimtarit të famshëm për ushtarakun e burgosur
October 27, 2024
-
Nismëtar i alfabetit shqip, veprimtaria gjuhësore e arbëreshit Dhimitër Kamarda
October 26, 2024
Lajmet e fundit
-
SHTJEFEN MARK PALUSHI TEFA- Nga Fritz RADOVANI
By voal.ch | November 2, 2024
-
ALI PASHË TEPELENA NE KOMITET- Tregim humoristik nga Shkëlqim HAJNO
By voal.ch |
-
Pier Paolo Pasolinit Poezi nga Elida Buçpapaj
By voal.ch |
-
Notari zviceran Noè Ponti përmirëson përsëri rekordin e tij botëror
By voal.ch |
-
Komisioni Evropian: Shënjestrimi i gazetarëve në konflikt ‘krim lufte’
By voal.ch |
-
“Nuk negociojmë me Iranin. Është koka e gjarprit në rajonin tonë”, intervista e plotë në Log e ambasadores izraelite Peleg
By voal.ch |
Komentet