MUSHMOLLA E DIMRIT
MUSHMOLLA ( Messipilus germanica L )
SINONIME BOTANIKE: Mespilus vulgaris Rchb.
Famiglia: Rosaceae
Volgare: Nespolo
Siciliano: Nèspulu cciappùni, Nèspulu d’invèrnu
Italiano: Nespolo d’inverno
Francese: Néflier, Mêlier
Tedesco: Mispel, Nispel
Inglese: Medlar
Spagnolo: Nispero
EMERTIMI NËGJUHEN POPULLORE shqiptare: Mushmollë (Elbasan,Tiranë, nespul Vlorë
Mollëmucë, Shqiperia e jugut, Mushmolle në veri
Familja: Trendafilore (Rosaceae), mushmolla.
Perhapja gjeografike: Eshte nje dru qe rritet 4-6 metra, gjendet si ne Shqiperine e Jugut dhe te Veriut. Ne Tropoje takohet pothuajse ne te gjitha zonat gjeografike , me shume ne Nikaj-Mertur, Geghysen, Markaj,
Velisht, Kerrnaje, Kasaj etj. Fruti ka ngjyre te gjelber ne te verdhe ose portokalli te çelur.
Droga: Fruti i saj i pjekur.
Permbajtja ne substanca aktive: Permban ne stinen e saj nje sasi te madhe vitaninash, acid malik, citrik e tartarik formik, sheqerna, pektina dhe vitamina si B1(Tiamina) B2(Riboflavina) B3(Niacina) Vit C Vit A (retinol).
MINERALI: Soda , potasi , hekuri, fosfati magnezi,
Veprimi dhe perdorimi: Eshte nje frut, qe ka mjaft rezultate te mira ne mjekimin dhe qetesimim e shume çrregullimeve te organizmit. Pa krijuar konstipacion, rregullon funksionet intestinale ne dizanterite,
duke vepruar direkt ne mukozen, si astrigjent dhe mbi presionin osmotik ne gjak, per shkak te permbajtjes me sasi te larte te kriperave te acideve organike. Gjithashtu, permban tanine dhe ka veti rrudhese dhe nga
acidet organike vepron ne mukozen intestine, duke rritur prodhimin e lengut gastrik. Te gjitha keto ndikojne edhe ne funksionimin e melçise, ne shqetesime te ndryshme.Si diuretik , astrigjente perdoret edhe ne inflamacionet e gojes dhe te fytit të gegivave si dekokt i gjetheve të fresketa .perdoret si dietike dhe ne pregatitjen e shum recetave ushqimore me vlere dietike mirate.
Fitokompleksi i perfituar nga shtydhja e frutit te mushmolles.
Lengu, pra, mund te perdoret ne forma dhe metoda te ndryshme per mjekim, ne disa semundje. Por e rendesishme eshte se perdorimi i saj per nje periudhe te gjate, ne mbipeshat (obezet), ndihmon ne zhdukjen,
pra depurimin, e ngarkesave proteinike, qe jane te lidhura me mbetje metabolike. Ato hiqen me veshtiresi, duke krijuar ne kete menyre nje lidhje dyshe proteinike dhe duke veshtiresuar nxjerrjen nga organizmi.
Keshtu formohen trupa te rinje, qe mbijetojne ne organizem, ne forme jo fiziologjike. Ne kete menyre krijohet nje gjendje patologjike per funksionet normale metabolike. Ne keto kushte, fitokomplesi i lengut te mushmolles
e frenon kete gjendje te krijuar, duke dhene mundesine e depuracionit (pastrimin e jashteqitjes) te produktevet te tilla metabolike.
Per kete efekt, do te ndiejme nje ndikim indirekt edhe ne mjekimin e permiresimin e presionit te gjakut te te semuret kronike, ne permiresimin e funksionimit me te mire te diabetikeve. Po keshtu, mushmolla perdoret
si diuretik dhe ne personat, qe kane probleme me rruget urinare, sidomos tek ata qe formojne shpesh gure dhe jane kronike ne kete patologji shqetesuese.
Gjithashtu, fitokompleksi perdoret edhe si nje digesti shume i mire, ne ata persona, qe kane probleme te tretjes ose ne mungesen e oreksit etj.
Menyrat e perdorimit jane te ndryshme, por me e efktshme eshte fitokompleksi i nxjerre nga fruti. Duke e perdorur ate per nje kohe te gjate, te persona, qe kane kaluar semundje infektive, si hepatite A, B, C dhe pothuajse te gjitha ato virale, eshte verejtur rritja e imunodifeses se vete organizmit. Per kete, fruti duhet te perdoret rreth nje vit. Ne stinen e frutit, perdoret fitokompleksi i fresket dhe per periudhen tjeter fruti i thare ne hije dhe pastaj perdoret ekstrakti me uje.
Sasia e perdorimit, per gjitha periudhat, mund te jete normale, deri ne tri gota ne dite, dy ore mbas ushqimit. Brenda ketij intervali nuk duhet te kesh ngrene asgje tjeter.
Komentet