Marrëdhëniet transatlantike po vihen intensivisht në provë nga pandemia. Në mes të kaosit dhe pasigurisë të parashikosh prishjen e marrëveshjeve ndërkombëtare ekzistuese mund të duket e arsyeshme. Por pikërisht si mjegulla e luftës, edhe turbullimi i pandemisë mund të jetë mashtrues.
Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk arritën të koordinojnë përgjigjet e tyre ndaj emergjencës; Uashingtoni nuk ka ushtruar udhërrëfimin e fuqishëm që të dy anët e Atlantikut janë mësuar të presin në kohë krize, dhe vetë Europa është e ndarë. Disa pyetje do të ngrihen teksa shtetet perëndimore dalin nga (gjendja e) emergjencës: a do të fitojë nacionalizmi apo multi-nacionalizmi; cilat prej iniciativave transatlantike do të ndiqen; a do të dobësohet apo forcohet NATO-ja; dhe a do të jetë Atlantizmi në një pozitë më të mirë apo më të keqe për t’u përballur me dy rivalët kryesorë gjeopolitikë të Perëndimit, Rusinë dhe Kinën?
Disa vëzhgues janë të bindur se nacionalizmi dhe radikalizmi do të triumfojnë në Europë dhe se institucionet shumëkombëshe do të ndikohen seriozisht. E majta ekstreme do të pretendojë se elitat liberale kanë dështuar, se dallimet klasore dhe pasurore e përkeqësuan krizën dhe se globalizimi neoliberal përforcon atë. Ne mund të dëshmojmë rigjallërimin e një të majte më të sfiduese dhe më popullore, sidomos në disa shtete të Europës jugore që do të mundohen për nacionalizim të gjerë dhe kontroll shtetëror.
E djathta ekstreme do të theksojë se BE ka dështuar, se kufijtë janë kërcënues dhe se imigracioni është i rrezikshëm. Narrativat e majta dhe të djathta do të depërtojnë në partitë e qendrës, nëse kriza zgjatet e pandemia përsëritet, ekonomitë përkeqësohen dhe konfliktet sociale përshkallëzohen. Në disa raste, partitë në pushtet do të kërkojnë të intensifikojnë kontrollin e tyre mbi institucionet shtetërore. Kjo “kapje e shtetit” politikisht do të portretizohet si thelbësore për sigurinë kombëtare dhe reagimin ndaj gjendjes së emergjëncës.
Një reagim alternativ ndërkombëtar do të varet nga performanca e institucioneve europiane. Në javët e para të pandemisë përgatitja ka qenë minimale e koordinimi ndërshtetëror i paktë, por që atëherë janë ndërmarrë iniciativa të reja dhe ndihma të rëndësishme materiale dhe financiare do të caktohen për të ndihmuar shtetet të ringrihen. BE duhet të punojë mbi këtë lëvizje për të koordinuar politikat e kujdesit shëndetësor mes vendeve anëtare dhe të hartojë një strategji përgjigjeje për emergjencat shëndetësore pan-europiane. Vetë SHBA-së i duhet BE-ja si një partner i bashkuar dhe i besueshëm dhe bashkëpunimi NATO-BE do të jetë jetik për t’iu përgjigjur emergjencave të ardhshme.
Pandemia ka nënvizuar ndërlidhshmërinë mes tyre, në të dy brigjet e Atlantikut. Asnjë shtet nuk mund të jetë i mbyllur krejtësisht ndaj pandemive, sulmeve hibernetike, terrorizmit, krizave financiare apo nga dezinformimi përçarës. E vetmja përgjigje efektive është të punohet sëbashku për parandalimin e hershëm dhe zgjidhjet e përbashkëta. Megjithatë, do të ketë një proces të zgjatur të riorientimit ekonomik në rang kombëtar dhe rregullimeve tregtare për të minimizuar varësinë për nevojat thelbësore nga fuqitë e huaja të paparashikueshme, siç është Republika Popullore e Kinës.
Tundimi do të jetë t’i jepet përparësi shpenzimeve për rikuperimin ekonomik kombëtar ndaj buxhetit ushtarake. Këtij (tundimi) i duhet rezizstuar. Edhe pasi pandemia të ketë kaluar, kërcënimet konvencionale e të tjera do të vazhdojnë, çfarë do të duhet të ndalohen nga një NATO e fortë. Aleanca mund ta ndihmojë kauzën e vet duke luajtur një rol më të fuqishëm në monitorimin e sëmundjeve infektive, lehtësimin e fatkeqësive dhe operacionet humanitare. Në gjendjet e mëparshme të emergjencës, siç ka qenë Uragani Katrina në 2017, Qendra Koordinuese Euro-Atlantike për Kundërpërgjigje ndaj Fatkeqësive (EADRCC) e NATO-s siguroi furnizime mjekësore, logjistike dhe ushqimore.
Si Moska ashtu edhe Pekini e shohin çdo krizë në Perëndim si një mundësi për të vënë në jetë axhendat e tyre ekspansioniste. Ata mund të bëhen edhe më të guximshme që të heqin vëmendjen nga dështimet e tyre të brendshme. Disa qeveri të BE-së dhe administrata Trump mund të favorizojnë një afrim me Rusinë mbi presupozimin se kjo do të mundësojë një qasje të përbashkët ndaj kërcënimeve të përbashkëta. Vlen të kujtohet se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Kremlini shfrytëzoi kërcënimin xhihadist për të thelluar mosmarrëveshjet e brendshme dhe për të zgjeruar ofensivat e tij të jashtme, pa ofruar ndonjë mbështetje domethënëse për Perëndimin. Tani ai do të manipulojë pandeminë për të gërryer mbështetjen për sanksionet ndërkombëtare të vendosura për shkeljet e tij në të kaluarën.
Ulja e presionit ndaj Rusisë do t’i ekspozojë fqinjët e saj ndaj sulmeve të përtërira. Mirëpritja e verbër për asistencën e Kinës ndaj pandemisë dhe investimet financiare vijnë me një çmim politik. Në vend të kësaj, SHBA dhe BE mund të zhvillojnë një qasje më koherente ndaj kërcënimeve që rrjedhin nga regjimet në Moskë dhe Pekin, qoftë në sferat dixhitale, ekonomike apo informative. Emergjenca e pandemisë duhet të shërbejë si një mësim se bashkëpunimi transatlantik mund të ofrojë mbrojtje dhe siguri të gjithë qytetarëve. Distancimi i përkohshëm social nuk duhet të kthehet në distancim kombëtar midis aleatëve të ngushtë

Dita 65, Albania
NATO TESTED BY PANDEMIC
Janusz Bugajski, 17 April 2020
Trans-Atlantic relations are being intensely tested by the pandemic. Amid havoc and uncertainty it may seem rational to predict the collapse of existing international arrangements. But just like the fog of war, the mists of pandemics may prove deceptive.
The United States and the EU failed to coordinate their response to the emergency, Washington has not exerted the vigorous leadership both sides of the Atlantic have come to expect in times of crisis, and Europe itself has been divided. Several questions will stand out as Western states extract themselves from the emergency: will nationalism or multi-nationalism prevail, which transatlantic initiatives will be pursued, will NATO be weakened or strengthened, and will Atlanticism be in a better or worse position to confront the West’s two main geopolitical rivals — Russia and China?
Some observers are convinced that nationalism and radicalism will triumph in Europe and that multinational institutions will be seriously undermined. The ultra-left will assert that liberal elites have failed, that class and wealth differences exacerbated the crisis, and that neoliberal globalization compounds it. We may witness the revival of a more assertive and popular left especially in some southern European states that will push for extensive nationalization and state control.
The ultra-right will stress that the EU has failed, that borders are critical, and that immigration is dangerous. Leftist and rightist narratives will seep into the mainstream parties if the crisis is prolonged and the pandemic recurs, economies deteriorate, and social conflicts escalate. In some cases, ruling parties will seek to intensify their control over state institutions. This political “state capture” will be portrayed as essential for national security and emergency responsiveness.
An alternative internationalist reaction will depend on the performance of European institutions. In the early weeks of the pandemic there was minimal preparation and little inter-state coordination, but new initiatives have since been launched and significant material and financial assistance will be earmarked to help countries recover. The EU has to build on this momentum to coordinate healthcare policies among member states and develop a pan-European response strategy for health emergencies. The U.S. itself needs the EU as a united and dependable partner and NATO-EU cooperation will be vital in responding to future emergencies.
For both sides of the Atlantic, the pandemic has underscored their interconnectivity. No country can seal itself off from pandemics, cyber-attacks, terrorism, financial crises, or from disruptive disinformation. The only effective response is to work together on early prevention and common solutions. Nonetheless, there will be a prolonged process of national economic reorientation and trade adjustments to minimize dependence for essential items on unpredictable foreign powers such as the People’s Republic of China.
The temptation will be to prioritize spending on national economic recovery over military budgets. That must be resisted. Conventional and other threats will remain, even after the pandemic subsides, that will need to be deterred by a strong NATO. The Alliance can help its cause by playing a more robust role in the monitoring of infectious diseases, disaster relief, and humanitarian operations. In previous emergencies, such as Hurricane Katrina in 2017, NATO’s Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Center (EADRCC) provided medical, logistical, and food supplies.
Both Moscow and Beijing view any crisis in the West as an opportunity to pursue their expansionist agendas. They may become bolder to deflect attention from their own internal failings. Some EU governments and the Trump administration may favor a rapprochement with Russia on the assumption that this will enable a joint approach to shared threats. It is worth remembering that after the terrorist attacks on 9/11 the Kremlin exploited the jihadist menace to crack down on internal dissent and expand its external offensives without providing any meaningful support to the West. It will now manipulate the pandemic to erode support for international sanctions imposed for its past transgressions.
Reducing pressure on Russia will expose its neighbors to renewed attacks. Blindly welcoming China’s pandemic assistance and financial investments comes at a political price. Instead, the U.S. and EU can develop a more coherent approach to the threats emanating from the regimes in Moscow and Beijing, whether in the digital, economic, or informational spheres. The pandemic emergency should serve as a lesson that transatlantic collaboration can better ensure the safety and security of all citizens. Temporary social distancing should not result in national distancing among close allies.
Komentet