VOAL- Nata e Halloween kaloi e qetë në qytetet zvicerane. Kështu rezulton nga një hetim i agjencisë Keystone-ATS të forcave kryesore të policisë.
Hetimet e agjencisë zbulojnë se policia kantonale e Zyrihut nuk ka regjistruar më shumë ndërhyrje se zakonisht. Në qytetet e Bazelit, Bernës, Lozanës dhe Gjenevës nata kaloi në qetësi totale dhe as në këtë rast policia nuk u ndesh me ngjarje të ndryshme nga zakonisht.
Vetëm në kantonin Aargau u raportuan disa akte vandalizmi. Shtabi i policisë kantonale ka regjistruar rreth 50 raportime për dëme materiale dhe për prishje të qetësisë. Sipas raporteve të policisë, rreth 100 të rinj u mblodhën në rajonin Spreitenbach, të cilët përdorën mbrëmjen e Halloween si pretekst për të hedhur, përveç vezëve, disa gurë dhe bateri në disa makina dhe ndërtesa. Pas mesnate, qetësia u kthye. rsi-eb
Komentet