Natasha Kandiç, aktiviste e shquar serbe e të drejtave të njeriut dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare reagon sot në X në kujtim të Profesor Fehmi Aganit. Profesor Agani është vrarë nga policia serbe më 6 maj 1999:
Natasa Kandic@natasakandic: Fehmi Ahani ishte një politikan që respektonte diversitetin.
Një njeri të cilin të gjithë ne që e njohëm e donim për ngrohtësinë, sinqeritetin, dijen dhe urtësinë e tij.
Kur Ibrahim Rugova u largua nga Kosova, Prof. Agani e ndoqi në autobus.
Por ai u ndal nga plumbat e policisë. Askush nuk u përgjigj.”