Voal – Në Zululandin e sotëm ishte i ftuar Nasho Jorgaqi, me të cilin Nano bisedoi lidhur mbi polemikën që ka shkaktuar një letër e Gjergj Fishtës dërguar në vitin 1939 një koloneli të ushtrisë italiane, të cilën ka qenë Jorgaqi që e ka publikuar, dhe e ka komentuar.
Në shkrimin e tij, Jorgaqi thoshte në thelb se kjo letër është në provë tjetër e qëndrimit mirëkuptues me fashizmin që ka pasur Gjergj Fishta. Dhe me këtë rast përmendte edhe faktin që Fishta ka pranuar të bëhet anëtar i Akademisë italiane të kohës së fashizmit. Iu përgjigj në mënyrë polemike Romeo Gurakuqi, pastaj u futën në valle edhe Emil Lafe e Mustafa Nano.
Në bisedën në studio, Jorgaqi iu mbajt të njëjtit qëndrim. Për të, kisha katolike shqiptare është dalluar për bashkëpunimin me fashizmin, dhe një pjesë e anëtarëve të elitës kulturore e politike të kohës kanë bërë akte të mmëdha antikombëtare duke bashkëpunuar me fashizmin.
Ai tha mes të tjerash se e çmonte më shumë Mjedën se sa Fishtën në planin artistik e gjuhësor. Ndërsa Mustafa Krujën e çmonte si intelektual dhe si njeri të kulturës, por e konsideronte toskofob. Ndërsa ishte Romeo Gurakuqi që pak ditë më parë, në shkrimin e tij, e kish quajtur Nasho Jorgaqin gegofob. “Unë jam gegë vetë, jam nga Elbasani, gruan e kam gjithashtu gege, si mund të jejm unë gegofob?”, tha ai mes të tjerash.
Kur Nano i kërkoi të thoshte se cili ishte personaliteti më i madh i kulturës së Shqipërisë, ai u përgjigj: Fan Noli e Faik Konica. “Që të dy toskë”, tha Nano me shaka. “Do të gjejnë shkak për t’ju quajtur gegofob”. “Janë që të dy shqiptarë”, tha Jorgaqi.
Nuke ka nevoje me kritikue Gjerge Fishten kure e dimé mire se Nasho Jorgaqi ka perkrahe enveristet dhe spionin Isuf Mullaj.Ky pseudo shkrimtar ka sherrbue regjimin gjakatar komuniste dhe sot po na shite mende.