Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar në rrjetin social
Ai është përmendur në rastin e votimit të Ramush Haradinajt si kryeministër bashkë me Teuta Rugovën.
Teuta e mohoi menjëherë këtë gjë, duke thënë se ajo votën e jep vetëm nën kontekstin e vendimeve të LDK-së.
Edhe Naser Rugova ka pohuar se LDK-ja është unike dhe nuk voton për Ramushin kryeministër.
“Miq të dashur, Ju përshendes nga Istogu pitoresk. Njëfar portali i pa rëndësishëm më paska përmendur prap ashtu më thanë disa miq, se edhe portali është si pronari, një zero e madhe. LDK dhe grupi parlamentar unik si gjithmonë! Qentë lehin por karvani ecën… Vazhdojmë!”, ka shkruar Rugova në llogarinë e tij në Facebook.
Rugova, i cili u largua nga LDK-ja pas Kuvendit famëkeq të karrigeve, është rikthyer pak para kapitullimit të LDD-së, parti që e kishte formuar bashkë me Nexhat Dacin.
Ai ishte në listën e LDK-së në vendin e 88, por pavarësisht kësaj, ai fitoi votbesimin e popullit për të qenë në Kuvendin e Kosovës dhe është një nga 24 deputetët e LDK-së.
Komentet