VOAL – Zbulohet një planet i ngjashëm me tokën: “është planeti ‘binjak’ më fqinj i Tokës, një lloj kushëriri më i moshuar, i vëzhguar nga teleskopi Kepler”. Këtë lajm historik e jep John Grunsfeld i NASA-s, në një briefing që po vazhdon me ekspertë të tjerë.
‘Toka e re’ u quajt “Kepler 452B”. “Vitet në Kepler 452B janë të të njëjtës gjatësi si këtu në Tokë – shpjegoi Jon Jenkins, kryeanalist i të dhënave që vijnë nga teleskopi i NASA-s dhe ka përshkuar miliarda vite rrotull jetës së ‘banueshme’ të yllit të tij. Kjo do të thotë se mund të ketë pasur jetë mbi sipërfaqen e saj në periudhë të caktuar dhe mund të ketë edhe tani.”
“Kepler 452B – shpjeguan më tej ekspertët – ka një moshë 6 miliardë vitesh dhe merr 10% më shumë energji nga ylli i saj në krahasim me Tokën.” Dimensioni është kompatibël me atë të Tokës – ose sa një herë e gjysmë globi ynë – e po ashtu me sistemin e tij diellor. ansa
Komentet