
VOAL – Ato janë top modelet më të kërkuara të momentit. Janë fringo të reja. Behati Prinsloo, Anja Rubik e Kendall Jenner. Duken perfekte, të bukura, të lëmuara, elegante, të përkryera, duken bukuria vetë ndërsa janë duke parakaluar mbi qilimin e kuq të Fragrance Foundation Awards, duke tërhequr vështrimet e të gjithëve, sy ziliqarë e sy admirues.
Ato duken pa asnjë të metë deri kur shfaqen Naomi Campbell e Linda Evangelista. Njëra 45 e tjetra 50, super top modelet e viteve ’80. Dhe gjithçka ndryshon sa hap e mbyll sytë. Bukuria e top-modeleve të reja ngjan si kështjella rëre, që i marrin menjëherë valët e detit dhe vetë deti shtanget përpara dy bukurive të tilla, të pjekura, të paperëndushme kurrë që kësaj here i bëjnë të dridhen top-modelet e reja, paçka se Behati Prinsloo, Anja Rubik e Kendall Jenner janë dy herë më të reja se Venera e Zezë dhe Kamaleoni, që nga ana e tyre vetëm me një parakalim i kanë lënë ato nën hije… Nën hije dhe gjithë dyshim për bukuritë e tyre nëse janë të vërteta apo s’janë –
A do të shkaktojnë të njëjtin tërmet Behati Prinsloo, Anja Rubik e Kendall Jenner pas njëzetë vitesh ? Le të presim e të shohim! /EB
Taylor Hill

Komentet