Por çuditërisht askush nuk u kujtua për Naim Frashërin, megjithse u këndua e u shkrua për të nga qindar autorë gjer tek elegjia- britmë e Andon Zako $ajupit “Vdiq Naimi, po kush mbeti, O moj Shqipëri e mjerë!..”
Por mos u habisni, mos u habisni nga ky fakt i turpshëm!
Mbas luftës së dytë Botërore, u ngrit shtatorja e partizanit të panjohur, natyrisht duhej të ngrihej emblema e fitimtarëve në qëndër të Tiranës.
Ju mëshua vargjeve të Naim Frashërit, u bën për të studime, u vendos në të tëra programet shkollore, u vunë emra rrugësh, lagjesh, u ngritën mijëra buste por asnjë shtatore.
Por mos u habisni, mos u habisni nga ky fakt i turpshëm!
U pru nga Rusia shtatorja e Stalinit dhe u vendos atje ku është sot Skënderbeu, u vendos dhe shtatorja e Stalinit dhe e Leninit të realizuara nga Kristina Koljak ( ecila u gjend çastet e fundit e mbështetur në nja kazan plehërash): Lenini duke folur tërë ekspresivitet e Stalini me tërë potencën që të duhej ti impnonte çdo kalimtari diktatin e urdhravë të gjeneralit suprem. Stalini u vendos në disa vende të Shqipërsë me dorën lart si shpata e Demokleut mbi kokat e atyre që donin një botë ndryshe…
Dakord ish zbatimi i një propagande e agjitacioni të përmasave të jashtzakonta, por Naim Frashëri si u harrua pa ju bërë shtatorja?!
Këto vite Behxhet Pacolli ka vendosur shtatoret e tërë mbretërve të Shqipërisë në Pallatin e tij duke pasur emrin Pallat i Mbretërve… (Mandej mbretërit e tij në 100 vjetorin e pavarësisë u morën hua nga MUZEU KOMBËTAR dhe qëndruan aty për një muaj pa u kërkuar qiraja, por shtatorja e Naim Frashërit u harrua çuditërisht!).
U ngrit shtatorja e Avni Rustemit, kompleksi i Pavarësisë në Vlorë, shtatorja e Skënderbeut në qëndër të Tiranës duke na i zbythur pak Stalinin më tutje, shtatorja e Skënderbeut në Krujë. (Aktualisht Lenini e Stalini janë qafëpërqafë në Galerinë e Arteve, ndërsa piedestali është endje në ringritje të Stalinit në Kombinat!…)
U ngrit shtatorja e Enver Hoxhës në Tiranë e Gjirokastër, Korçë, me tërë investimet maksimale të mundëshme dhe me tërë pasionin e potencialin artistik, por për Naim Frashërin su kujtua askush!…
Në Shkodër u lidhën dorëpërdorë në shpinë Heronjtë e Vigut, në mëshim të luftës së dytë botërore, (megjihse u vranë shqiptarë me shqiptarë) por Naimi u harrua!
Vazhduan këngët, sudimet, filadelfia për Naimin, por për shtatoren su kujtua askush! Harresë e qëllimtë apo një shkallim i kujtesës nga politikanët dhe krijuesit tanë gjenialë?!
Por mos u habisni, mos u habisni nga ky fakt…!
Mbas viteve 90-të, u ngritën në Tiranë dhe rrethe jo pak shtatore Ali Pasha e Sali Nivica në Tepelenë, Gjergj Fishta në Lezhë, Baba Reshat Bardhi në kryegjyshatë, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli ne Pogradec, Violeta Manushi në Korçë, Fan Noli para Akademisë etj.
Mandej u ngrit shtatorja e Nënë Terëzës që e vendosën në një rrëzë të universitetit për disa vjet duke të ngjarë më shumë më një lypse sesa me gruan më të famshme të rruzullit…Nejse një odise e tërë me Nënë Terezën duke e shpurë sa në një vend në tjetrin, herë më shumë me mesazhin e besimtares se sa me mesazhin e misionit të paqes e mirëkuptimit njerëzor universal…
Askujt si shkoi në mend se Naim Frashëri nuk kish asnjë shtatore në Shqipëri!
Por mos u habisni, mos u habisni, ju paça me jetë!…
Mbas viteve 2000 u ngritën me aksion me goditje të përqëndruar një sërë shtatoresh në Tiranë: Uillsonin sa më shpejt ti bënin qejfin Amerikës (megjithse vendosën në një rrëzë), Azem Hajdarin ( mbasi i bën nja 35 pyetje kur ish gjallë) e që u duhej të bindnin rruzullin se historia niste në vitin 1990, Adem Jasharin, De Gjon Lulin, Hasan Prishtinën, të kishim bindjen se po bënin gjithçka për kosovarët dhe se ishin aksidente arresitimet e tyre si “agjente” gjatë gjysëm shekulli, Ahmet Zogun që ta mbanin mirë me mbretëritë evropiane e të të tjera e të tjera!…Natyrisht su bë gabim.
Mandej s’besoj se e teproj se në qytetet e të vdekurve ka dhjetra Shtatore të Heronjëve të rënë këtë çerek shekulli…Parallinjtë nuk nguruan t’ju grinin shtatore dhe mirë bënë, por si nuk pati një nga parallinjtë të kujtohej për shtatoren e Naim Frashërit?!
Dhe këto kohë po këmbngulet t’i ngrihet Enver Hoxhës një shtatore në Kosovë dhe Ismail Kadaresë një shtatore në Gjirokastër e Dritëro Agollit shtatore në Devoll…
Por si është e mundur që s’kujtohet askush se Naim Frashëri ska shtatore askund?
Nuk di se kush mund ti jap përgjigje kësaj pyetjeje , as unë nuk mund ti jap një përgjigje të saktë.
Nuk ka vend në botë pa shtatoren e Poetit Kombëtar, vetëm poeti Kombëtar i Shqipërisë është pa shtatore…Ministrave të Kulturës, nuk di nëse u ka shkuar ndonjëherë në mëndje ky fakt tronditës që e mbulon me turp kokë e këmbë Shqipërinë?!
Tirane maj 2016
Komentet