Barometri diplomatik
*** Nacionalizmi është edhe parim, edhe doktrinë politike, zanafilla e të cilit daton që nga fillimi i shekullit XIX në Evropë.
Vështruar në retrospektivën historike (1878-2017) nacionalizmi shqiptar ka luftuar për të mbrojtur identitetin kombëtar, territorial dhe shtetëror të SHQIPËRISË ETNIKE, jo për të shfarosur dhe asimiliuar popuj, kultura dhe civilizime të ndryshme, për të pushtuar territore të fqinjve, as për t’ua mohuar lirinë e tyre. Ky është parimi dhe vlera e naconalzimit pozitiv shqiptar, i cili nuk mund të krahasohet dhe të tipologjizohet, duke e futur në të “njëjtin thes” me nacionalzimat rekasionarë fashistë segregues, racistë dhe gjenocidalë siç janë dëshmuar naciomalizmat sllavo-grekë kundrejt shfarosjes së kombit shqiptar në Ballkan dhe të pushtimit të territoreve të SHQIPËRISË ETNIKE (të cilat Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi i mbajnë edhe sot si prona legale” të tyre). Ky është nacionalizmi fashist dhe kolonialist regresiv, i rrezkishëm, i dëmshëm jo vetëm shqiptarët, por për gjithë Ballkanin dhe Evropën demokratike. Ky lloj nacionalizmi negativ sllavo-grek, duhet të gjykohet jo vetëm nga vitktimat e tij, por nga e gjithë bota e civilizuar demokratike dhe liridashëse, sepse nuk ka kurrfarë vlere humane, morale, njerëzore, ligjore dhe demokrartike.
Parimi i nacionalizmit shqiptar: -Ne duam lirinë tonë, por këtë kurrë nuk ua kemi mohuar të tjerëve në Ballkan
Prandaj, populli shqiptar nuk duhet të turpërohet dhe të frikësohet, duke kapitulluar para “drogirashëve” mafio-oligarkë të sotëm korrupcionistë dhe plaçkitës, por duhet t’i çmojë fort dhe t’i mbështetë fuqishëm vlerat nacionaliste kombëtare shqiptare për dekontaminimin përfundimtar të tradhtarëve dhe të shitësve të interesave vitale të kombit dhe të shtetit shqiptar, sepse pa ardhjen e Nacionalistëve demokratë në krye të pushtetit shqiptar, kombi dhe shteti shqiptar-SHQIPËRIA ETNIKE, përherë, do të jenë të rrezikuar, të copëtuar dhe të kolonizuar-plaçkë e sllavëve kolonialistë dhe imperialistë të Ballkanit (1878-2017).
Kur do të vijë në krye të shtetit nacionalizmi pozitiv demokratik shqiptar në Ballkan?
Sepse pa nacionalizëm konstruktiv demokratik nuk mund të ketë kurrfarë politike të qëndrueshme kombëtare dhe shtetërore.
Sepse pa nacionalizëm pozitiv që do lirinë dhe prosperitetin e kombit të vet, pa u mohuar lirinë dhe ekzistencën kombeve të tjera, kombi, shteti, gjuha dhe kultura gjithmonë ndodhen në rrezik nga nacionalizmat negativë etnocentristë dhe shovinistë ekstremë. Shembull tipik i këtij lloji nacionalizmi retrodgrad është nacionalizmi serbo-sllav në Ballkan (1878-2017).
Nacionalizmi pozitiv shqiptar dallohet nga të gjithë nacionalizmat regresivë ballkanikë, që me shekuj e kanë urrejtur dhe e kanë luftuar deri në shfarosje kombin shqiptar dhe ekzistencën e tij (1878-2017), me qëllim të pushtimit dhe të kolonizimit të territoreve të tij autkotone.
Nacionalizmi shqiptar nuk mohon të drejtat dhe liritë e popujve të tjerë qoftë në Ballkan apo qoftë në dimensione ndërkombëtare. Kjo është kuentisenca e parimit politik, demokratik dhe paqësor të nacionalizmit pozitiv kombtar shqiptar.
* * *
-E kam të qartë se, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nacionalzmi shqiptar u shkatërrua në tërësi për dy arsye kryesore, e para, sepse nuk ishte i organizuar në kuptimin formal dhe territorial gjithkombëtar shqiptar brenda të gjitha hapësirave të SHQIPËRISË ETNIKE (ashtu siç ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878) përveç disa grupeve vullnetare (pa kryeqendër organizuese dhe komanduese në shkallë mbarëkombëtare), dhe e dyta, pas përfundimit të LDB, si në Shqipëri, ashtu edhe në Jugosllavi, u asgjësuan në tërësi nga regjimet totalitare dhe komuniste. Si rrjedhim për më se dyzet vjet (1945-1990), si dhe pas shembjes së regjimeve komuniste shqiptaro-jugosllave (1990-2017) forcat nacionaliste patriotike shqiptare u spastruan krejtësisht nga regjimet e vjetra( tititiste dhe staliniste) dhe nga regjimet e reja oligarko-mafioize korrupcioniste, të ashtuquajtura demokratike (berishiste, rugoviste, hashimiste, ramiste, hoxhiste…etj.).
Kjo është fatkeqësia dhe tragjedia kombëtare dhe shtetërore, pse, edhe sot, edhe Kosovën, edhe Shqipërinë e drejtojnë forcat politike me bagazh të moçëm titist-stalinist të doktrinave, të teorieve dhe të praktikave politike ruso-sllave.
Dikur, në një kohë të largët (1945-1990) Titoja dhe Enveri e paskanë “heshtur” nacionalizmin shqiptar, po sot, qe 27 vjet (1990-2017), kush e eliminoi dhe e margjinalizoi nga skena politike dhe shtetërore nacinalizmin shqiptar, pse, asnjëherë brenda 27 viteve të kaluara nuk erdhën në shprehje forcat nacionaliste patriotike demokratike, që ta drejtojnë shtetin as në Shqipëri e as në Kosovë?
-Çfarë demokracie dhe pluralizmi politik është ky, qe 27 vjet në pushtet vetëm dy parti (hip njëra, zbrit tjetra) në Shqipëri: PD-ja dhe PS-ja në Kosovë: LDK-ja dhe PDK-ja?!
Këto parti nga më të mëdhajat (pavarësisht se si e quajnë veten), asgjë nuk ndryshojnë për nga programi politik, veç akronimeve të ndryshme, sepse asgjë nuk kanë bërë për reformimin rrënjësor të politikës, të shtetit të së drejtës, të ekonomisë, të zhvillimit, të përparimit, të mirëqenies, të zhdukjes së varfërisë dhe të papunësisë mbi 50%, si dhe të zhdukjes së korrupsionit dhe të krimit të organizuar etj.
Kur sot jemi krah për krah me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore, pse mafio-oligrakët plaçkitës dhe korrupsionistë shqiptarë janë bërë barrierë e pakapërcyeshme për vlerat nacionaliste shqiptare, sepse qe 27 vjet kanë “ngrirë” dhe spastruar politikisht nacionalistët shqiptarë nga skena politike dhe nga pushteti?
Edhe sot ( pa Stalinin, pa Titon dhe pa Enverin) po na ndjek tragjedia bolsheviko-komuniste sllave, edhe pse jemi nën mbrojtjen e kapitalizmit demokratik evropiano-perëndimor, sepse po e gënjejmë dhe po e mashtrojmë edhe Evropën, edhe Amerikën sikurse talebanët në Afganistan, të cilët dikur bashkëpunonin dhe kishin mbrojtjen e Amerikës dhe të partnerëve të saj evropiano-perëndimorë për ta shporrur regjimin okupator të Bashkimit Sovjetik (1979- 1989).
Mirëpo, pas tërheqjes përfundimtare të trupave invaduese sovjetike në shkurt të vitit 1989 si rrjedhim i Marrëveshjes së arritur mes Amerikës-Pakistanit, Bashkimit Sovjetik dhe Afaganistanit, talebanët ia kthyen shpinën Amerikës, duke e mbrojtur terrorizmin e Alkaidës. Një gjë e tillë ka filluar të reflektohet edhe në politikën shqiptare në Ballkan, sepse me qindra mercenarë shqiptarë iu kanë bashkëngjitur ISS-it dhe orgnaizatave të tjera terroriste. Mirëpo, lidershipi shqiptar as në Tiranë e as në Prishtinë ende nuk ka dhënë provimin për zhdukjen e këtij fenomeni të kobshëm dhe tragjik për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike ngase për t’u pasuruar vetë, qyetarët i kanë lënë në “mëshirën e kohës’ pa siguri, pa mbrojtje, pa bukë, pa ekzistencë, pa punë dhe pa kurrfarë mjetesh elementare të jetesës.
Për këtë fenomen të shëmtuar përgjegjësinë dhe fajin kryesor e kanë ato institucione dhe organe shtetërore të rendit dhe të drejtësisë, që nuk kanë reaguar me kohë, duke marrë masa preventive ligjore dhe kushtetuese për parandalimin e tij, sepse janë të politizuara dhe të kushtëzuara nga lidershipi politik shtetëror sin ë Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë.
Në emër të patriotizmit dhe të demokracisë, neosocialistët dhe neokomunistët e sotëm liberalë, spastruan nacionalizmin shqiptar nga skena politike shtetërore
Prandaj, sot është vështirë të ringjallet nacionalizmi shqiptar nga pasojat e komunizmit titist, stalinist dhe enverist (1945-1990), si dhe nga lidershipi devijues i neosocialistëve dhe i neokomunistëve të sotëm të konevrtuar në demokratë liberalë dhe në kozmopolitë të “moderuar”, të cilët qe 27 vjet kanë kompremetuar dhe kanë luftuar për spastrimin radikal të ideve dhe të vlerave të nacionalizmit pozitiv patriotik shqiptar, vetëm për t’u shitur sa më shtrenjtë para të huajve, për të sunduar sa më gjatë në pushtet, për karrierë të sëmurë, për të shfrytëzuar sa më shumë popullin në emër të rremë të patriotizimit dhe të vlerave dhe të standaredeve të demokracive perëndimore (1990-2017).
Për këtë devijim 27-vjeçar (1990-2017) nuk mbajnë përgjejgjësi historike dhe politike as Stalini, as Tito e as Enveri, por korrupcionistët, hajnat dhe kriminelët e ashtuqujatur “demokratë të sëmurë” dhe “patriotë të moderuar”.
Pra, ky është realiteti tragjik i sundimit komunist të dikurshëm mbi forcat progressive dhe patriotike shqiptare, sepse krijoi një perspektivë afatgjatë për lulëzimin e majtizmit në Shqipëri dhe në Jugosllavi (sipas modelit socialist ruso-sovjetik dhe kinez).
Ky lloj “realsocializimi” dhe komunizmi i trashëguar nga politikat e djeshme shqiptare, nuk është gjë tjetër veçse mik dhe aleat besënik i ruso-serbo-grekosllavizmit, cili në strategjinë e vet, me përkrahjen e heshtur të disa eurokratëve të Brukselit, ka si objektiv kryesor shpopullimin e trojeve shqiptare, siç edhe u shpopulluan konkretisht dhe po vazhdojnë të shpopullohen gjatë qeverisjes së Ramës dhe të Thaçit.
Ky fenomen negativ antikombëtar dhe antihuman po dëshmon se politikat e sotme dhe aktorët e tyre më shumë po favorizojnë korrupsionin, mercenarizmin, krimin e organizuar, nepotizmin, burokratizmin dhe drogën sesa ndershmërinë, dinjitetin dhe punën. – Se puna për kultivimin e kulturave bujqësore kërkon mund dhe djersë. Kurse kultivimi i drogës nuk kërkon djersë fare, vetëm sa ta mbjellësh dhe rritet vetë.
Prandaj, nacionalizmi është zhdukur krejt nga trojet shqiptare dhe nuk ka gjasa të ringjallet më ndonjëherë derisa të jenë në pushtet këto të ashtuquajtura parti demokratike, socialiste dhe majtiste, të cilat po e mashtrojnë dhe po e gënjenë Amerikën dhe Evropën Perëndimore, se gjoja “janë partnerë lojalë dhe të denjë të tyre”. Të paktën, kështu thotë politika propagandistike declarative dhe retorike e tyre. Ndërkaq, praktika 27 vjeçare ka treguar të kundërtën-mafio-oligarkët janë pasuruar deri në “zenit”, kurse populli është varfëruar deri buzë greminës.
Mjungesa e një Lëvizjeje të mirëfilltë nacionaliste gjithëshqiptare nuk e qetëson kombin shqiptar, as SHQIPËRINË ETNIKE
Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, nuk u vu re kurrfarë organizimi i fuqishëm nacionalist, sepse lëvizje nacionaliste e organizuar nuk ka pasë ekzistuar kurrë as në Shqipëri e as në Kosovë. Nacionalistë të shquar, por të veçantë, kanë pasë ekzistuar, si Gjergj Fishta, Mustafa Kruja, Kolë Bib Mirakaj, Xhevat Korça. Mirash Ivanaj, Prenk Cali, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Xhafer Deva etj., por organizim të mirëfilltë nacionalist nuk ka pasur kurrë. Mehdi Frashëri, të cilin e mbajnë si kreun e Ballit Kombëtar, duhej të organizonte forcat e armatosura pas pushtimit fashist. Ai s’e bëri një gjë të tillë se ishte pacifist si Rugova. Prandaj, Balli Kombëtar nuk u ngrit kurrë në nivelin e një formacioni të orgnizuar politiko-ushtarak autoritar dhe, për pasojë, e mbylli me turp historinë e vet gjatë luftës, duke u lënë terren të lirë tradhtarëve komunistë të organizonin formacione ushtarake, deri në rang brigadash, divizionesh dhe korparmatash.
Gjithashtu, nëse kthehemi në retrospektivën historike të gjenezës së formimit shtetit shqiptar në vitin 1912, vërejmë se të gjithë ata përfaqësues që u mblodhën në Vlorë më 28 nëntor, u mjaftuan vetëm me hedhjen e firmave për shpalljen e pavarësisë dhe krisën e ikën secili në punë të vetë. Ndërsa akti i parë që duhej të ndërmerrnin, duhej të ishte vendimi i menjëhershëm për krijimin e forcave të armatosura. Kurse pas vendimeve kriminale të Konferencës së Londrës, duhej shpallur kushtrimi për ngritjen e popullit në këmbë rreth forcave të armatosura, që nga Arta e Preveza, Uqin, Tivar, Plavë, Guci, Hot e Grudë e Malci deri në Nish. Mirëpo, fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse edhe Ismail Qemali as që do të kishte pasur ndërmend ta shpallte pavarësinë sikur të mos kishte ngrënë atë dackën e famshme në parlamentin turk, si dhe të mos e shtynte interesi i politikës dhe i diplomacisë austro-hungareze, që në shkurt të vitit 1912 (kur mori ultimatumin për formimin e shtetit shqiptar), që në të vërtetë Austro-Hungaria ishte faktori kryesor vendimtar për krjimin e shtetit shqiptar, ashtu siç qe Amerika dhe aleatët e saj evropiano-perëndimor në çlirimin dhe formimin e shtetit të pavarur të Kosovës, më 8 shkurt 2008.
Përfundimisht duhet pranuar, se nacionalizmi për kombin shqiptar është si puna e muzikës për gomarin apo si puna e tagjisë për kopenë e dhive. Nacionalizmi gjen shtrat në një vend të caktuar vetëm atëherë kur në krye të tij ka një klasë politike me bindje të fuqishme nacionaliste patriotike progresive dhe demokratike mbarëshqiptare (jo grupore, mahallore dhe krahinariste e partiake).
Ndërkaq, historia, gjatë kësaj periudhe më shumë se njëshekullore, ka vërtetuar në praktikë se klasa politike shqiptare, me përjashtim të ca individëve të veçantë, ka qenë tërësisht mercenare, tradhtare e interesave kombëtare, në mbarë trojet tona etnike. Pra, kuptohet vetëvetiu se shqiptari, para se të ulet në kolltukun e politikanit a të shtetarit ka marrë paraprakisht dozën e mercenarit dhe të tradhtarit (të trashëguar nga sundimtarët e ndryshëm shekullorë) për t’u shërbyer interesave të ndryshme të armiqve të ndryshëm, jo INTERESIT TË PËRGJITHSHËM TË KOMBIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.
Pra, për pasojë, një klasë politike mercenare dhe tradhtare e interesave kombëtare, mercenarizmin dhe tradhtinë, do t’ia kultivojë edhe popullit që ka nën sundim. Kjo është edhe arsyeja që nga radhët e popullit dalin gjithmonë politikanë me bindje mercenariste, në shërbim të të huajve, të gatshëm për kryerjen e akteve të tradhtisë kombëtare. Ndodh kështu, sepse në kushtetut e tyre “tradhtia” dhe “mercenarizmi” nuk sanksionohen si krim dhe si vepër penale. Prandaj, jemi të rrezikuar drejtpërdrejt dhe vazhdimisht nga këto dukuri të shemtuara për njerëzimin e qytetëruar, edhe në shekullin XXI (dekada e dytë, 2017).
Pra, pavarësisht se kush humbi e kush fitoi në zgjedhjet parlametare në Kosovë (më 11 qershor 2017 dhe në ato në Shqipëri (më 25 qershor 2017), pavarësisht nga emërtimet e partive politike qoftë demokratike, qoftë socialiste një qëndrim negativ të përbashkët e kanë ndaj Çështjes Koloniale Shqiptare – Ribashkimit të Trojeve Autoktone dhe të Kombit Shqiptar nën çatinë e SHQIPËRISË ETNIKE.
Ndaj, as PD-ja e Lulzim Bashë Dështakut e as PS-ja triumfuese e Edi Ramë “tarakut” absolutisht nuk kanë asnjë dallim ideologjik, sepse që të dyja këto formacione politike janë pjellë imituese e Partisë së dikurshme të Punës (dhunës).
Duke qenë se nacionalizmi në Shqipëri është njollë e bardhë, është jashtë imagjinatës të hamendësohet se në parlamentin shqiptar mund të kishte një krah nacionalist, si në çdo parlament të botës. Në parlamentin shqiptar as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë kurrë krah nacionalist, sepse nuk lejojnë larvat e boleshvizmit ruso-sovjetik-jugosllav-kinez-vietnamez dhe very-korean.
Komentet