Një kujtim i vockël për një njeri të madh
Gjergin, Jusufin e Ahmetin
Janari
Një rrëfim ndryshe për burra të krahinave të ndryshme, ide të përbashkëta, punë të mira e vepra të pavdekshme.
Muaji më i gjatë, më i ftohtë, më i dhimshëm e më i gëzueshëm, është Janari.
Po nuk shkojnë bashkë fjalët ”i gëzueshëm”, ”i dhimshëm”.
-Jo po sepse dikush ka lindur në muajin Janar e dikush ka vdekur e vrarë për mos me vdekur e mos me u harrua kurrë.
Në Janar lindi Kolonel Ahmet Krasniqi, ushtarak i papërsëritshëm e në janar u vra intelektuali e atdhetari, deri më tash e i pa kontestueshëm te shqiptarët e Kosovës por edhe te ”liderët” partiakë.
Edhe diçka për ”politikanët” që po i prijnë vendit. Ata sa herë që ka data të vdekjes, i kujtojnë me mall e dashuri atdhetarët e me maje te gjuhës (menxi) iu përmendin emrin.
Kolonel Ahmet Krasniqi e Jusuf Gërvalla, intelektualë, ishin
miq të mirë e shokë të idealit për çlirimin e bashkim kombëtar. Kështu më thoshte Koloneli për Jusufin e Sabri Novosellën (tash biznismen)
Ata kishin një dëshirë e një qëllim, vetëm çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kështu i kishin mësuar baballarët e gjyshërit e tyre në Dukagjin e në Artakol. Kështu do ti mësonte, udhëzonte e përkrahte më i madhi i më të mëdhenjëve, METUSH KRASNIQI i Dajkovcit të Kameniscës, njeri që lind njëherë në një MILENIUM.
Si i njoha Kolonel A. Krasniqin e intelektualin Jusuf Gërvalla.
Jusufin e njoha në UP-në (Univerzitetin e Prishtinës), në ish Fakultetin Filozofi, në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe që ishte në katin e dytë, ish Albanalogjia e Ahmetin te vjehrri im, në Zhilivodë (kam një fejton në disa vazhdime: Si e njoha kolon. Ahmet Krasniqin).
Po!
Jusufi ndiqte studimet pos diplomike, siq i quanim aso kohe, studimet në shkallën e tretë të Letërsisë e unë ende nuk e kisha përfundua fakultetin, katër vjet, isha në vitet e fundit.
Kishim të njëjtit profesor që na ligjëronin, Hasan Mekulin, një arushan të Nokshiqit, vuthjan, vëlla i Esad Mekulit e i afërm i Imer Maliqit, një ndër burrat më të fortë të asaj krahine, tash në Mal te Zi.
Rastiste që shpesh ishim bashkë në ligjërata që kishim nevojë e interesim sidomos kur vinin profesorët nga UT (Univerziteti i Tiranës) që për neve studentëve të fakultetit, nuk ishin të domosdoshme por, po për ata (Jusufin) që ishin në shkallën e tretë. E me ta ishte edhe Jusufi, Mehmet Kraja, tash kryeakademik, Januz Fetahi, Shqyri Galica, Azem Zogaj, vendas i imi (turjakas), Faik Beqa, i ndjer, Eqrem Kryeziu nga Pagarusha, ish kryetar i kom. Së Prizrenit e ndonjë tjetër që tash nuk më kujtohen emrat.
Shpesh ndodhte që neve studentëve, nuk na lejonin të hynim me arsyetim se nuk ka vend e ligjeratat janë vetëm për profesor univerziteti studjues të tjerë.
Nga të të gjithë këta burra, me Jusufin, Azemin dhe Eqremin mund të flisje më së lehti.
Jusufi i donte njerëzit, i donte shqiptarët, e donte LIRINË.
Ai ishte i dashur por shumë i rrept e këmbëngulës. Këte¨”ves” të Jusufit e dinin edhe kolegët e Rilindjes dhe studentët prandaj ishin të kujdeshëm me Jusufin.
Më kujtohet njëherë kur erdhi një grup profesorësh nga UT (Univerziteti i Tiranës), Shaban Demiraj, Mahir Domi, Vehbi Balaj etj.
Unë u ula afër Jusufit pa e ditur sa duhet kush është Jusufi në të vërtetë. Unë kisha qenë në ”Rilindje”, te Skënder Zogaj, aty ku punonte Jusufi, Ymer Shkreli e Ali Sutaj,(vendas i Jusufit, nga Lluka), kryeredaktor dhe shef i faqes së kulturës në Rilindje. Kisha lexua artikuj që i skruante Jusufi, për Shoqëritë Kulturo Artistike që vinin nga Shqipëria që ve vetëm Jusifi dinte e guxonte.
Jusufin e kisha takua gjithashtu te Veli Gërvalla, piktor, që gjithashtu punonte në Rilindje. Jusufin e njihja edhe nga baca Zeqë, Zeqir Gërvalla, atdhetar dhe ish i burgosur politik me Adem Demaçi por që mbeti veç ushtar ”i thjeshtë”. Tash jeton i paralizuar në SHBA dhe institucionet e Kosovës, nuk interesohen për te e ndoshta as nuk e din kush është e kush ishte Zeqa.
Po pse ia ”ngjeha” gjithë keto fjalë Jusufit?
Sepse kudo që prekte e ishte Jusufi kishte burra e burra të fortë, familje e farefis.
Dhe filluam të flasim me Jusufin. Dhe harruam që profesori Vehbi Bala, nëse nuk kam harrua ishte profesor Vehbiu, njohës se jo mahi, mbante një ligjëratë. Edhe pse flisnim ngadalë me Jusufin, Jusufi nuk ndalej së foluri për Shqipërinë e për çdo gjë shqiptare. Thjesht kishim harrua ku jemi.
Pas meje që ishin të ulur Azem Zogaj e Faik Beqaj. Ata më preknin që të të ndalem, ani pse unë nuk isha ”fajtor”. ”Faji i vetëm i imi ishte që e kisha pyet Jusufin, një pyetje të vockël.
Ishte Qershori i vitit 1978, 100 vjetori i LSHP (lidhjes Shqiptare të Prizrenit). Dhe për çudi, me Jusufin u takuam përsëri në Maj apo Qershor të vitit 1979 për mos me u takua më kurrë me Jusufin. Unë aso kohe isha në vitin e katërt dhe të fundit, mbarova studimet në Letërsi e Jusufi nuk arriti ti vazhdoj studimet. Më nuk e pash Jusufin.
Unë shkova po at vit (10 qershor 1979 në shqipëri, si mysafir i UT, në një ekskurzion mësimor shkencor e Jusufi nuk ishte kurrë, sepse Shqipëria nuk ia jepte vizën). Jusufi shkoi me zhig që s`e pa Shqipërinë.
Jusufin e thirri atdheu e Ai, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe shkoi jashtë atdheut për të punua për atdheun.
Dhe, në Janar të vitit 1982, kur unë isha i izoluar në Sarajevë, Doboj e Tuzëll, një mëngjes të pjesës së dytë muajit Janar, dy kapitenët e Sigurimit Ushatarak, Efendiq e Drliq, ma pruan një gazetë me fotografi të JUsufit e Bardhoshit dhe Kadriut për vrasjen e Jusufit.
Jusufi e deshi Shqiperinë po udheqja shqiptare a e deshi Jusufin?
Nuk e di
Jusufi ishte atdhetar, ndërsa kolonel A. Krasniqi ishte ushtarak. Të dytë, Ahmeti e Jusufi, kishin diçka të përbashkët me Gjergj Kastriotin.
Edhe Gjergji, Skënderbeu i mëvonshëm kishte mbarua akademinë ushtarake.
Duke i kujtua Gjergj Kastriotin, Jusuf Gërvallën dhe Kolonel Ahmet Krasniqin, mu kujtua një shprehje që e dëgjova nga një tirans njëherë e një kohë, për poltikajt e tyre: Na qelbën këta politi-k(u)aj.
Dhe dje pash disa edhe nga politik(u)ajt tanë se si përuleshin para obeliskut, bustit, fotove të Jusufit. Madje edhe flisnin sikur ata kishin qenë mësues të Jusufit.
A do të përuleshin politik(u)ajt para Jusufit sikur Ai të ishte gjallë?
-Nuk e besoj.
Këtë nuk po e bëjnë së pakut për bacën Zeqë (Zeqir Gërvallën që edhe ish presidenti amerikan, Bill Klinton u përull para veprës së bacës Zeqë. Ai i shkruajti dhe e falenderoj bacën Zeqë dhe i premtoj se do ta dihmoj Kosovën.
Po e përfundoj me pakë fjalë, shkrim të vogël këtë kujtim të paharrueshëm për këta njerëz të mëdhenj.
Ata bënë shumë e ne çka po bëjmë për ta?
P. S.
Një kërkim falje lexuesve. Shkrimet e mia nuk i korigjoj sepse po fillova ti lexoj për së dyti, nuk mund ta përfundoj më, prandaj edhe më përvidhen ndonjë gabim ose harroj ndonjë fjalë.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 18 janar 2020
Komentet