Po vazhdoni me u tall me zotnillekun tone
Verioret kane karakter te forte, jan msu me e fitu buken me kraht e tyne.Prejt kujt do prisnin verioret , prej shtetit ? Cilit shtet ? Shtetit t horave? Tradicionalisht qeveria lokale ne Shkoder ka kene marionete e qeverive qendrore. Kan ba si u ka dash qejfi , per interesat e tyne dhe te grupeve oligarke. Asht e natyrshme qe nji administrate kaq e korruptume qe e hedhte vallen , sa me nji qeveri e sa me tjetren , nuk e ka pase asnji deshire me punu per qytetin e vet e per popullin e vet , sepse nuk ka pase asnji lloj ideali pervec se mirqenjen personale . Nje servilizem i papare politik qe kurre nuk e ka karakterizu popullin fisnik shkodran , ka stabilizu nji elite te shkeputun totalisht nga problemet lokale, nje elite kafesh e kazinosh , elita e Budvas, se edhe lekt e vjedhuna nuk i shpenzojne ne vendin e tyne, qe ka met shum i pazhvillum .Velipoja , plazhi ma i shnetshem n’Shqipni , ne durt e njerezve te vegjel , me interesa te ngushta , dhe krimineleve ordinere , ka ngel si nji nuse e bukur pa nuserim…
Jane, vetem dy kandidate vetem dy, per Shkodren tone .Prap Shkodra fisnike e uli kryt e nuk u perzi ne sherrnajat politike , pa pik interesi, sepse sherri ska zhvillim.
Shkodra ka do kokrra qe merren me punet e shtetit , apo jane marre me punet e shtetit , e i shkojne mrapa , partive politike, sepse jan msu me qylin, sa andej sa ketej , tjeter alternative nuk kane. Sjellja e dy kandidateve ,per kryetare bashkie , duke seleksionu thellesisht , elektoratin , asht pikerisht vazhdim i politikes vjeter anashkaluese per Shkodren e shkodranet . Keto nuk jane zgjedhje politike .Jane administrative .
Bardh Spahia ,ne mbledhjet e tija , nuk ka ndryshu asnji vize me politiken e vjeter, biles jane te njejtat ftyra ,qe sillen si te privilegjuarit e elites ..
Per mos me fol me Benetin qe si shkodran i vertete , ka met ne Malci te madhe ,qe tradicionalisht e ka hedh vallen nga e majta ne te djathte.
Shkodra e izolume ,nga politika , nga vete Shqiperia.Shkon ma shpejt n Podgorice se ne Lezhe.Shkodra qe i jep drita tan Shqipnise , gjithmone nen friken e permytjes. Shkodra e malcoreve , tan jeten te hjekun keq e te mundum , nen friken e vdekjes neper rruge pa rruge.
Shkodra ,e rrethume tana ant me uje ,qe i vjen uji n der te shpis , por ska uj ne cezme,vec truma.Shkodra me ujnat e zeza qe derdhem pa u filtru ne liqen, e ne lumej. Dojne taksa ,po per cka ? Shkodra ku 4 oligarke ,qe ja kan vu kthetrat n fyt ,dhe e majn si kolateral , per mos me ja prek kush sarajet , perndryshe bahet nami ne Shkoder ,se shkodranet s durojne.Oh sa durokan shkodranet !!!!
E keta nxjerrin do projektet te bukra per pencionista ,me stola e kalldrem per me lujt domino..
Por Shkodra e ka seriozisht ,a e kuptojne keto dy qytetaret e nderum ? Shkodra don projekte te verteta, investime , rruge malore, financime te artit aresim e kulture. ..Shkodra don drejtesi dhe vendosjen e nje kulture pune paralele me nevojat e qytetarve , e jo meshire per kerkesat ma minimale sociale.
Shkodra nuk asht fundi i Shqiperise me u ushqy me mbetje , por asht dere shum e afert me oksidentin.
Shkodra don me ec perpara , me ato qe duan shkodranet ,jo me perrallat e Aladinit..Prandaj ,ta dini dicka, ne po ju shohim , po ju vezhgojme, ju shohin edhe ata , qe e kane te vshtire qe tju besojne,prandaj mendohuni mire perpara se te premtoni,se ka shku thika n koc..e shkodranet nuk durojne ma…..