Voal – Shoqata Kulturore, Bekim Berisha “Abeja ” organizon të shtunën më 29 tetor në Moosburg afër Munihut një debat të hapur me veprimtaren e shquar zonjën Donika Gërvalla.
Ndërsa më 30 tetor kjo shoqatë organizon për herë të dytë në Gjermani, kremtimin e Darkës të Lamës
Mysafirët mund sjellin specialitete Tradicionale nga Trevat Shqiptare !
Evenimenti Darka e Lamës mbahet me datën 30 Tetor 2016 me fillim nga ora 12 h, deri në ora 22.00 h.
Në Darkën e Lamës do të jetë e pranishme edhe zonja Donika Gërvalla.
Mysafirët , kanë rastin të sodisin përgatitjen e specialiteteve nga Kuzhina e pasur shqiptare !
Në evenimentin Sofra Dardane, ju argëtojnë Grupi i artistik i Shoqatës Abeja, me solistët; Ibrahim Hajzeri , Fjolla Berisha, Ladi-lavdim Bilalli, Sokol Bisaku etj., dhe do të ketë edhe shumë befasi të tjera !
Nikoqiri preferon që mysafirët që posedojnë veshje kombëtare ti marrin me vete për të madhështuar ambientin e sallës.
Evenimenti Darka e Lamës është festë e lashtë iliro-shqiptare, e falënderimit të Zotit për frytet e punës dhe të korrat e vitit, e cila me nismën e presidentit Rugova, është bërë Tradicionale në Kosovë !
Darka e Lamës, mbahet me datën 30 Tetor 2016, me fillim nga ora 12 h, deri në ora 22.00 h në këte adresë: Thalbacherstr. 7 D-85368 Moosburg ( pranë Munihut )

Ne foto unë Anëtar nderi I Shoqates Bekim Berisha ABEJA dhe Kryetari I Shoqates Xhemajl Hoxha.
Komentet