Murrizi: “Një rokadë të turpshme të disa rrangalleve që merr një hajdut – Drejtor të Policisë së Korçës e çon në Fier; të Fierit në Vlorë, të Vlorës në Tiranë, të Elbasanit… Janë po të njëjtët emra!”
“Lista e SHISH është ende evidente; ka qenë në zyrën e Ministrit të Brendshëm; ka ardhur në Komision të Sigurisë Kombëtare; ka qenë në zyrën e drejtorëve të Policisë (jo “kampioni” i parë, jo “kampioni” i dytë e nuk e di a e ka apo s’e ka “kampioni” i tretë, Rrumbullaku)… janë po këta!”
“Pra, ato “rrangallet”, kur 241 oficerë ka Policia e Shtetit… nga ish-Sigurimi i Shtetit, mu në kupolën e Policisë!”
Shqipëria në krim, seks dhe korrupsion: kjo ishte tema që hodhi në tryezë për debat, Çim Peka mbrëmjen e së enjtes në SYRI TV duke e nisur me legalizimin e kanabisit “mjekësor”.
Po çfarë mendon për këtë njeri nga katër të ftuarit, ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi?
“Në fakt, kanabisi ka qenë një strategji, – theksoi ai. – Unë nuk besoj se bëhet nga individë të veçantë, qofshin këta dhe drejtues të kupolës së Policisë, pa pasur një përkrahje më të madhe nga qeveria.
Kemi një Ministër të Brendshëm që është dënuar me burg, por është aluduar për lidhje me grupet e kanabisit.
Kemi një listë të Shërbimit Informativ Kombëtar , të këtij Shërbimi që Rama e dekoroi dhe e çoi ambasador në NATO dhe pse s’e donte, me 132 emra të oficerëve madhorë të Policisë, të cilët ishin drejtpërdrejt të trazuar me trafiqe dhe me drogë, që janë sot nëpër këmbët e Policisë!
Kemi një reformë, një “pseudo-reformë”, një rokadë të turpshme të disa rrangalleve që merr një hajdut – Drejtor të Policisë së Korçës e çon në Fier; të Fierit në Vlorë, të Vlorës në Tiranë, të Elbasanit… Janë po të njëjtët emra! Dhe atje nuk ishte kupola, por ishte bash nëndrejtori i Policisë së Shkodrës – Drejtori i Krimit Ekonomik, pra ai që mbulonte Sektorin e Krimeve, i implikuar para pak ditësh që ka dalë në përgjime, me një polic kufitar të drogës!
Pra, kanabisi për mua nuk ka lindur rastësisht. Edhe Lazarati, ishte … “po plas një bombë në një vend, që të mos dëgjohet zhurma në vendin tjetër”! Pasi luftuan Lazaratin, ato pamjet që i mbani mend si policët serbë në kufi atje në Lazarat…po nuk e ruajtën, e bënë për t’i thënë botës që ne po e luftojmë dhe e mbollën edhe në Lushnjë pastaj! E mbollën në Myzeqe! Por, me ligj, kryeplakun këta e kanë kthyer në kryespiun. Ky është denigrim!
Çim Peka: E mbollën edhe në Myzeqe!
Myslym Murrizi: Patjetër. Në Lushnjë, Fier, ku të mundin.
Çim Peka: Tani, kush ka mbjellë një rrënjë kanabisi, kurrë më domate dhe shalqi nuk mbjell.
Myslym Murrizi: Po se ka ndryshuar konjuktura dhe nuk i lënë, se nuk mund të mbillnin nëse s’kishe muhabet me të majtët e politikës dhe të Policisë. Unë i kam thënë Ramës në parlament: “Nëse do të legalizohen apo nëse do të kthehen sytë tek 50 mijë ha që ka Lushnja dhe Divjaka bashkë, drejt kanabisit, harrojeni se do të hani më domate në Tiranë!”
Tani, …kryeplaku me ligj merr 80 mijë lekë, 10% të pagës së Kryetarit të Bashkisë. Ta denigrosh në atë farë feje sa ta detyrosh të jetë një nga bilbilfryrësat (që i ke paguar 10 vjet e s’të kanë dhënë asnjë informacion), pra, spiun me zor, ia ke hequr edhe dinjitetin, edhe emrin kryeplak. Pra, në krye të pleqnisë së fshatit e ke bërë kryetari i spiunëve dhe një njeri që duhet të marrë shkopin në dorë dhe të kontrollojë të gjitha arat e katundit.
Vetëm fshati im që është me 200 shtëpi ka 380 ha tokë. Tani, imagjinojeni kryeplakun e fshatit tim që nuk duhet të ushqejë kalamajtë fare, po duhet të dalë me shkop dhe të ruajë të gjitha tokat e katundit nëse do të mbillej. Edhe konfliktet, për hatër të qenies strukturë e Policisë nga ky lloj inkriminimi që thashë pak më parë.
Dhe, ajo listë e Shërbimit Informativ është ende evidente; ka qenë në zyrën e Ministrit të Brendshëm; ka ardhur në Komision të Sigurisë Kombëtare; ka qenë në zyrën e drejtorëve të Policisë (jo “kampioni” i parë, jo “kampioni” i dytë e nuk e di a e ka apo s’e ka “kampioni” i tretë, Rrumbullaku)… janë po këta!
Këta kanë monopolizuar në një farë mënyre, po të shikosh, gradat, sepse duan të jenë po këta. Dhe nga 12 drejtorë që kemi, 24 nëndrejtorë (se kanë nga dy nëndrejtorë ata), 30% vijnë nga Shkolla e Sigurimit dhe e Policisë e para viteve ’90.
Pra, ato “rrangallet”, kur 241 oficerë ka Policia e Shtetit, nga ish-Sigurimi i Shtetit mu në kupolën e Policisë!
Dhe ata i kanë mendtë tek puna e lehtë që bëhet më e kollajtë dhe ai Vetingu që kërkuan ta bënte (Fatmir) Xhafa, mbasi miratoi Vetingun në drejtësi, nuk funksion! Ke drejtues Policie që s’kanë asnjë biznes legal, që të thyejnë kokën me para, me biznese, me vila e më the e të thashë! Nuk merret njeri me këta!
Dhe e sotshmja, është shumë e rëndë ajo ngjarje: dy vetë, babë e bir për fat te keq, jo me fëmijë të vegjël po që kujtdo që t’i ndodhë – është shumë e rëndë. Kjo tregon që autoriteti i shtetit është me të ndenjura nëpër këmbë.”/ar.sh/SYRI.NET