I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Myslim Murrizi është shprehur se ish sigurim-sat e shtetit kanë poste drejtuese në polici dhe SHIK.
Murrizi ndër të tjera në cilësinë e një personi që ka aksesuar dosjet e sigurimit është shprehur se janë 13 gazetarë të mirënjohur që kanë dosje dhe janë ish spiunë.
“Meqë bëhet fjalë për një ish agjent i sigurimit të shtetit si Agron Neza, vartësi i Irakli Kocollari në Vlorë i cili është i gjithë strumbullari i kësaj situate, unë në parlament kam propozuar një ligj i cili Rama dhe Nikolla nuk e miratuan dot dhe heshtën.
Shqipëria ka pasur 158 mijë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit që nga 1948-1990, unë jam verifikuar më shumë se tre herë nga komisioni Bezhani, i cili ky i fundit ishte një ish spiun me pseudonimin “Boshti”, pra me hipokrizinë e Alibeajt i cili miratoi një ligj që në fakt i ka mbyllur dosjet dhe nuk i ka hapur.
Ligji që unë kam propozuar që KQZ për të gjithë të zgjedhur duhet të kishte një filtër kontrolli. Tani 248 oficerë policie rezultojnë me dosje të sigurimit të shtetit dhe oficere sigurimi, 73 oficerë të SHIK ku 21 janë drejtues rezultojnë me dosje dhe janë ish sigurimsa. Se çfarë mund të sjelli të re një ish oficer i sigurimit që përgjonte pas dere dhe të akuzonte për nenin 55 “Agjitacione dhe Propagandë” nuk e di.
Janë 13 emra nga studiot prestigjioze që drejtojnë emisione dhe vënë gjoba ku përfitohen miliona euro nga taksat e qytetarët. Ka studio që mua nuk më thërrasin në emisione sepse unë i di pseudonimet dhe do të mërzitet e do të na i thotë gjërat”.