Mynyverja gruaja e Hilmi Hysit kujton:
Hilmi Hysi, njeriu që nuk e kuptoi kurrë se kujt ia pati borxh jetën e tij të re dhe të pafajshme
Në Gjyq Hilmiu pasi hodhi poshtë akuzat, duke mos pranuar asnjë prej tyre. Tortura çnjerëzore provoi Hilmiu. Futur në fuçi mbushur plotë me uji, në birucë fare të vogël, pa dritare në burgun e Gjirokastrës, ku sot dhoma e torturave të tij është kthyer në muze. Më të tmerrshme ishin torturat në burgun e Tiranës.
Mynyverja gruaja e Hilmiut kujton: “Në rrobat që merrnim gjenim vazhdimisht njolla gjaku. Në çorape gjenim thonjtë e shkulur e në shaminë e duarve deri dhëmbët e shkulur të tij. Njëherë poshtë enës së ushqimeve kishte ngjitur një copë letër ku shkruante: “Jam i pafajshëm. Binduni”!… Aq tortura i kishin bërë saqë ishte detyruar të priste damarët e duarve: ”I preva duart për të shpëtuar shokët të mos pësonin fatin tim” – tha kur e pyetën në Klinikën e Dr. Zymës ndërsa e mjekonin”. Letër me litar në grykë, bijës sime 6-vjeçare Lilit!
Letrën ja jep mikut të tij, Dr. Zymës, mjekut me të cilin kishte miqësi të hershme. Letra, ku nuk është e vështirë të kuptosh talentin dhe pasionin e tij letrar, është titulluar,
“Letër me litar në grykë, bijës sime 6-vjeçare Lilit!
Ja ç’shkruan ai në të:
E dashura bija ime!
Je ti vajza më e madhe, je ti që do të takojë të kesh barrën më të rëndë e kujtimet më të shumta, dhe unë te ty lë shpresën dhe amanetin e fundit.
Janë ditët e fundit këto, tani që të shkruaj. Janë mendimet e fundit, që më shtyjnë të shkruaj. E mendoj dhe ky mendim është tortura ime e vetme, që ju do vuani, që ju do mundoheni për kafshatën e bukës së thatë, që ju do zvarriteni rrugë më rrugë, që ju nuk do njihni ç’është lumturia, se do u mungojnë të gjitha. Po, vajza ime e vogël, mos u dëshpëroni për këto, mos t’ju vijë keq dhe të vuani. Jam i bindur, se një ditë do të shpëtoni nga të gjitha të këqijat, nga të gjitha vuajtjet.
Dije, Lidia ime e vogël, se ti je shpresa, dhe nga sjellja jote do varet lumturia e nënës dhe motrës tënde. Kam bindjen dhe sigurinë, se sjellja jote ka për të bërë atë që unë dëshiroj për ju dhe lus të ruhet emri im, dhe juaji. Kjo është lutja që babai me litar në grykë kërkon nga Lidia e tij e vogël. Mos ja moho këtë të drejtë!
Dhe tani që të shkruaj të shoh sikur të kam përpara. Shoh lotët e tua, Lili! Derdhi lotët! Qaje lumturin e humbur, qaji përkëdheljet e fëmijërisë, por mos u humb në lot. Harroji këto dhe fillo detyrën tënde, Lili! Fillo shkollën dhe vazhdoje, mos e lër më veten të shohësh në hidhërim. Në rastet më vështira mendo se dhe yt atë ka vuajtur shumë dhe mos u dëshpëro. Kujdes Lili! Kujdes në çdo hapë të jetës tënde.
Këto ishin porositë e mia të fundit.
Me mall të puth. Yt atë. Hilmi. (Tiranë ditët e para të janarit 1948)
Vendoseni emrin tim te shkrimi